Shkolla në Kapishtec është duke u ndërtuar

Qëllimi jonë është që Komuna Qendër të jetë komuna me shkollat më të mira, edhe në aspektin e hapësirave edhe për nga kushtet e punës edhe në aspektin e kualitetit edukativo-arsimor. Për atë qëllim, në periudhën katër vjeçare ekzistuese do të kemi bëjmë ndërtimin e shkollës fillore në Kapishtec

 

ARSYETIM

“Ndërtimi i shkollës së re fillore në Kapishtec”, premtoi kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, në programin e tij zgjedhor, me të cilin hyri në zgjedhjet lokale në vitin 2013 (faqe 12). Shkolla filloi që të ndërtohet para tre muajve (tetor 2016) dhe ky premtim është duke u realizuar.

Me 03.12.2015 Zhernovski lajmëroi projektin për ndërtim të shkollës fillore në lagjen Kapishtec. Atëherë u deklarua se në “seancën e fundit të Këshillit të Komunës Qendër, të gjithë këshilltarët votuan për ndërtim të shkollës së re për fëmijët nga gjashtë vjeç deri në pesëmbëdhjetë, me kapacitet prej 500 nxënësve”. Shkolla do të ndërtohet në lokacionin në të cilin gjendet “Vasil Gjorgov” dhe “Adam Mickijeviq” dhe do të të vendoset në hapësirë prej 10.600 m2, me hapësirën e planifikuar për ndërtim të objektit prej 3141 metra katrorë. 

Kemi nderin që të lajmërojmë fillimin e një projekti mjaftë të rëndësishëm, për ne si komunë, por para së gjithash për qytetarët e Kapishtecit. Ky është një segment mjaftë i rëndësishëm nga pozita jonë që si koalicion të mbajmë llogari për më të vegjlit e komunës. Duhet të them se ndërtimi i këtij objekti u mbështet prej të gjithë këshilltarëve në komunën Qendër, gjë që më gëzon veçanërisht – (Zhernovski)

Ndërtimi i shkollës filloi me 06.10.2016, në vendosjen e gurthemelit Zhernovski deklaroi:

Sot fillojmë ndërtimin e shkollës së re fillore “Kapishtec”. Shkolla e fundit është ndërtuar në vitit 1969, “Johan Hajnrih Pestalloci” në Qendër, ndërsa kopshti i fundit para 41 viteve. 

Në këtë shkollë secili nxënës do të ketë minimum 5 metër katror hapësirë, ndërsa secila paralele do të ketë 25-28 nxënës. Shkolla e re, bashkëkohore “Kapishtanec” do të jetë njëra prej më të bukurave në Ballkan, me kapacitet për 500 nxënës (Zhernovski)

Me 18 janar të vitit 2017 Jordan Risteski, këshilltar i Komunës Qendër nga radhët e VMRO DPMNE-së, në konferencë për shtyp akuzoi se kryetari i komunës, Zhernovski “ende nuk ka realizuar premtimin e dhënë para qytetarëve për ndërtim të shkollës në Kapishtanec”.

Sot gjendemi përsëri para projektit “Shkolla në Kapishtanec” të Andrej Zhernovskit. A shihni diku shkollën? Jo, normalisht që nuk e shihni. Nuk e shihni shkollën të cilën duhej ta bëj dembeli Andrej Zhernovski sepse nuk e ka ndërtuar tashmë për 4 vite.

Ai premtoi se do të bëj shkollën që në vitin e parë të mandatit të tij, ndërsa sot pas tre viteve e gjysmë ja çfarë ka nga shkolla. Vetëm një gurthemel, fotografi nga dembeli Zhernovski me lopata dhe propagandë të zhveshur. 

Të rikujtojmë se i gjithë dokumentacioni i buxhetit dhe PDU ishin të përgatitur nga kryetari i mëparshëm i komunës nga radhët e VMRO DPMNE-së. Por, nuk ende nuk ka shkollë. 

Për Andrej Zhernovskin më të rëndësishme janë rrugët bohem prej 1,2 milion euro, kitaristët dhe DJ si Stiv Aoki që paguhen me mijëra eurove. 

Andrej Zhernovski është shembull i “drurit” si kryetar komune. (Risteski)

Akuzave të tilla të këshilltari i VMRO DPMNE-së, Risteski, në njëjtën ditë (18.01.2017) iu përgjigj Komuna Qendër. Në reagim vlerësohet se konferenca për shtyp e VMRO DPMNE-së mbahet që personalisht të ofendohet kryetari Andrej Zhernovski.

Është e panevojshme që të ju përgjigjet gënjeshtrave dhe ofendimeve që vinë nga këshilltarët e VMRO DPMNE-së. Risteskit do t’i bëjmë vetëm një pyetje: Nëse ka qenë gjithçka e gatshme për shkollën dhe kopshtin e ri nga ana e VMRO DPMNE-së, përse ata për 13 vite nuk i ndërtuan? (Kumtim nga Komuna Qendër)

Me 23 janar në emisionin “Vçerashni novosti” në televizionin Tellma, Zhernovski mes tjerash, tha se shkolla është duke u ndërtuar dhe tani do të ngiten shtyllat. I pyetur: “Përse nuk ka lajme për shkollën në Kapishtec”, ai u përgjigj:

Për tokën  ku duhet të fillojmë ndërtimin duhej vite që të lusnim qeverinë, dhe në fund na e dhanë. Gjithçka ka përfunduar për sa i përket themelit, i ngremë shtyllat, ashtu që shumë shpjet do të shohim shkollën të ngrihet mbi tokë dhe të përfunduar. Ndoshta nuk është modeste, por ajo shkollë do të jetë më e bukura në këtë pjesë të Ballkanit, 47 vite presim ndërtimin e shkollës fillore në Qendër (prej minutës 14.54 deri në minutën 15.20 të videos)

 

BURIME

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *