Shkolla fillore në fsh.Çerkez, vazhdon të mbetet pa sallë të sportit

ARSYETIM: Projekti për ndërtimin e sallës në këtë shkollë, ishte premtuar disa vite me radhë, por asnjëherë nuk arriti të përfundohej në krahasim me nevojën e shkollës. Për herë të fundit ky projekt është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 dhe si afat për përfundimin e punimeve ndërtimore është dhënë viti 2018. Deri më tani (13.12.2016), ky projekt është i parealizuar. 

Pavarësisht premtimeve ndër vite, Sh.F “Jeronim De Rada”, në Çerkez të Kumanovës vazhdon të mbetet e harruar nga autoritet qeverisëse. Drejtori i shkollës, Haki Jahiu kishte thënë se salla e sportit është premtuar që nga viti 2007 si dhe kishte theksuar nevojën e shkollës për ndërtimin e sallës sportive.

“Sa i përket shkollës sonë, është e futur në programin e MASH-it, për ndërtimin e sallës sportive, në projektin e Qeverisë për ndërtimin 145 sallave, nga viti 2007, mirëpo deri më sot asgjë nuk është ndërmarrë. Nevoja për një sallë është e madhe, duke se marrim pjesë në gara të ndryshme, komunale, zonale, ndër zonale dhe republikane. Kur është koha e keqe ka aktivitete kur orën e zhvillojnë në klasë, por kjo nuk është efektive që ora mësimore e edukatës fizike të mbahet në klasë”. (burimi: TV Shenja, 18.11.2015)

Vërtetmatësi ishte në vizitë për të vëzhguar nga afër gjendjen e kësaj shkolle. Rreth 600 nxënësit e kësaj shkolle, orën e edukatës fizike vazhdojnë ta ndjekin në një sallë sporti në gjendje jo të përshtatshme. Edhe ato pak investime që ishin bërë, ishin realizuar nga ana e donatorëve dhe prindërve të nxënësve.  (burimi: Vërtetmatësi, 13.12.2016)

                fusha-e-futbollit-cerkez          fusha-e-basketbollit-cerkez

                          Foto 1,2 Fusha e futbollit dhe basketbollit në Sh.F “Jeronim De Rada”, fshati Çerkez

Projekti për ndërtimin e sallës për sport në Sh.F “Jeronim De Rada”, Çerkez u premtua që nga viti 2017, por deri më sot (13.12.2016) ky projekt asnjëherë nuk filloi të realizohet. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mund të vlerësojmë që ky premtim është i parealizuar.

BURIME: 

  • Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014;
  • |18.11.2015| Kumanova pa salla te sportit (TV Shenja, shikuar më 13.12.2016)

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *