SHILEGOV: Do të zgjidhim problemin me ajrin dhe do të ndërtojmë tunelet nën Kala!

Petre Shillegov, kryetari i Komunës së Shkupit prej nëntorit të vitit 2017, është optimist se të gjithë projektet kapitale të cilët i lajmëroi para fushatës zgjedhor do t’i realizoj dhe do të arrij që ti zgjidh problemet më të mëdha të qytetit, ose një pjesë të madhe të tyre. Bëhet fjalë për investime prej më së paku 300-350 milion euro deri te të cilat mund të arrihet përmes pikave në intervistën e bërë në kuadër të projektit “Deri te komunat llogaridhënëse përmes qytetarëve aktiv”, të realizuar prej Fondacionit “Metamorfosis”, dhe i mbështetur prej fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy)

Intervistën e realizoi Teofil Bllazhevski

Gjatë kohës së fushatës dhe në programin tuaj parazgjedhor lajmëruat shumë projekte kapitale dhe të mëdha për Shkupin. Na intereson nëse optimizmi është akoma i njëjtë, edhe pasi që e patë gjendjen dhe paratë reale në cilat mund të mbështetet Qyteti i Shkupit në vitet e ardhshme? 

Optimizmi nuk është pakësuar, gjendjen e keqe financiare të cilën e gjeta, gjendjet në qytet në përgjithësi, borxhet e trashëguara… të gjithë këto nëse doni të gjeni justifikim mund t’i keni justifikim, por për mua janë një sfidë më shumë. Nuk kam qëllim të sprapsem prej asaj që kam thënë para qytetarëve në fushatën parazgjedhore dhe tashmë shihni se për disa gjëra për të cilat folën, hyjnë në procesin e realizimit. Ka mundur të ndodhte edhe më shpejtë, por për fat të keq gjendja në qytet, në kuadët të përpunimit të dokumenteve cilësore të cilat mund të jenë bazë e mirë që të fillojë procesi i prokurimit ose realizimit të tyre është i atillë, nuk ka asgjë të gatshme.

Me siguri nëse ndiqni prokurimet publike, vërehet se për një pjesë më të madhe qyteti ka publikuar prokurime publike të cilat kanë të bëjnë me projektimin e infrastrukturës serioze për të cilën kam folur në fushatë. Ashtu edhe siç rriten punët, ashtu edhe i lajmërojmë projektet. Tashmë ju kemi njoftuat se në shtator do të fillojë përpunimi i urës përmes Vardarit me të cilin do të lidhin komunat Aerodrom dhe Gazi Babë, që është edhe ura e parë pas 15 ose 16 viteve me një rëndësi të këtillë. Ajo do të jetë në zonën e Kermadnici dhe do të del te Saemi i Shkupit.

Ju pyeta në aspektin e parave. Çdo herë janë planifikuar mbi 120 milion euro, ndërsa realisht mblidhen dhe shpenzohen nga 80 në kasën e qytetit? 

Gjithçka varet se çfarë marrëdhënies keni me paratë. Ne kemi sukses, duke pasur parasysh se trashëguam qytetet me 2 miliard e 850 milion denarë detyrime (mbi 46,3 milion euro ) – marrëveshja të arritura të cilave nuk mundet të ju iket ose të zvogëlohen – arritëm të zvogëlojmë buxhetin rreth 10 përqind. Qëllimi ynë filan është që Shkupi te ketë një lloj planifikimi real i parave, buxhet real.

Pres që me ribalancimin i cili do të bëhet në qershor të bëjmë një kornizë reale normale, sepse i kemi parametrat hyrës dhe dalës, megjithatë, presim edhe rritje të mundshme të të hyrave, sepse në atë mënyrë siç e trajtojë infrastrukturën në Shkup, do të krijohet potencial me të cilin do të arrihet deri te hyrja më e madhe e mjeteve. Ja shembull – pjesa e substandardizuar në Keramidnica, kur aty të rregullojmë bulevardin dhe tunelin dhe kur do ta lidhim me Komunën Aerodrom, do të shndërrohet në vend atraktiv dhe për ndërtim dhe për jetesë. Ndërtimi do të sjell një “hinkë” në kuptim të taksës komunale për rregullimin e tokës, megjithatë objektet e ndërtuara më pas bëhen burim permanent i mjeteve, sepse çdo pronë më pas tatohet. Ashtu që, nëse mund që përmes këtij shembulli të mund të kuptohet, kjo është filozofia të cilën e kemi.

Ura e dytë në Vardar për të cilën presim që projektimi të fillojë në maj, ura në Karposh 3 dhe Karposh 4, te City Mall dhe me këtë do të kemi ura mbi Vardar deri në drejtim të Zllokuqanit dhe Vollkovës. Me këtë urë në të ardhmen në atë hapësirë di të krijohet një vend vend i cili do të jetë më atraktiv dhe me potencial për zhvillim në qytet. Që të dy investimet janë në qytetin e Shkupit.

 

SHKUPI KA PAGUAR PËR INFRASTRUKTURË TEPËR SHTRENJTË 

Sa janë projektimet e investimeve për këto dy projekte? 

Është shumë gjë e keqe që të thuhen projektet për atë sepse gjatë tenderimit do të mund edhe ofertat të lëvizin. Sidoqoftë, ne duhet të publikojmë mjetet në pajtim me ligjin për prokurim publik…E dini ku dhemb? I shohë çmimet të cilat i paguan qyteti në vitet e kaluara. Nga ana tjetër shoh pikërisht urën e fundit që është ndërtuar, me rrugë të kyçura ka kushtuar rreth 200 milion denarë ose 3,5 milion euro.

Ndërtimi i urave mbi Vardar në Shkup duke pasur parasysh edhe rregullimin e shtratit është punë e definuar. Unë pres që një urë me katër linja trafiku, dy shtigje për biçikleta dhe dy shtigje për këmbësor, nuk do të duhet të kalojë çmimin prej 3-4 milion euro. Do të thotë bëjmë dhe krijojmë atmosferë që të kthejmë çmimet, për atë se qyteti deri më tani ka paguar për infrastrukturë që për mua është e pakuptueshme dhe e shtrenjtë. Për atë se ka disa faktorë, një nga një, së bashku me njerëzit rreth meje mundohemi që t’i tejkalojmë, me qëllim që Qyteti të mund të ketë çmime më reale, dhe nga ana tjetër të mund që realisht të hyjmë në implementimin e asaj për të cilën kemi folur për projekte kapitale të menduara

A ndihmoi përforcimi i administratës gjatë mbledhjes së tatimit për pronën? 

Deri tani, për katër muaj, arritëm të mbledhim 18 përqindëshin prej asaj që planifikuar për të gjithë vitin, që do të thotë se nuk mund të shpresojmë se pjesën e të hyrave të mund ta kompletojmë, nëse nuk ka të hyra serioze prej ndonjë ane tjetër. Që do të thotë, se buxheti edhe për këtë vit do të vij deri te aj realizimi standard 70-80 milion euro të cilin e përmendëm. Megjithatë mendojë se do të arrijmë, duke krijuar pronë të re, të përmirësojmë anën e të hyrave në buxhetin e Qytetit të Shkupit.

Projekti te Qeramidnica…, ai projekt është prej urës “Bliznaci” në lagjen Aerodrom, si zgjidhje, bulevardi ASNOM, përmes Lumit Vardar si dhe bulevardi nëpër Kermadinca të lidhet te udhëkryqi te Saemi i Shkupit – do të thotë bulevard i ri në Shkup me gjatësi rreth 2,5 kilometra – me vlerë prej 16 milion euro. Përgjatë saja, 8 prej 16 janë për aktivitete ndërtuese, shpresojë që këtu të ulim çmimin. 8  Milionët e tjerë janë projektuar për shpronësim të njerëzve, prona e të cilëve kalon nëpër tras. Kishte mundësi që ky projekt të ishte edhe më i lirë, për atë se ekzistonte edhe opsioni të cilin qyteti i Shkupit dhe Këshilli e miratoi, dhe ky është marrja e rrugës 518 në Komunën e Gazi Babës dhe do të ndërtonim një komunikacion edhe më kualitativ. Megjithatë, shumica e VMRO-DPMNE-së në Komunën Gazi Babë refuzoi që të pranojë këtë marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunal dhe të në atë trasë të kemi për shpronësim 30 shtëpi, ndërsa tani do të duhet të shkojmë me shpronësim të 120 shtëpive. Ky ka qenë një vendim politik që të pengohet kryetari i Qytetit të Shkupit dhe të pamundësohet realizmi i një projekti të rëndësishëm, pas gjithçkaje që bënë, në të vërtetë kanë futur në borxh panevojë qytetarët e Shkupit për 8 milion euro më shumë. Dhe këtë e kam dhënë kur tash vonë kishin seancë të Këshillit  e pikën pyetje të këshilltarëve. Më pyetën përse nuk ka park lojërash? Ju përgjigja, për atë se VMRO-DPMNE i morri qytetit 8 milion euro. Ndoshta me ato para do të realizonim parkun e lojërave ose ato 8 milion euro do t’i përdorin për diçka tjetër.

Sa borxhe kanë mbetur prej projektit Shkupi 2014?

Qyteti i Shkupit shumë pak është paraqitur si investues i drejtpërdrejtë. Objektet në përgjithësi janë financuar përmes Ministrisë së Kulturës dhe Komunës Qendër. Atë të cilën ne e mbërritëm dhe që është bërë përmes Qytetit të Shkupit, janë fasadat e realizuar në zonën qendrore të qytetit. Janë dhënë shumë enorme të parave, tejet të mëdha. Për shembull fasada e shtëpisë së vjetër të mallrave, sot City Gallery në shesh ka kushtuar 130 milion denarë, mbi 2 milion euro. Kur flas për këtë të kemi parasysh se kjo shumë është e barabartë me dy të tretat e urës përmes Vardarit!

Mjetet të cilat i hasa unë në xhiro llogari të qytetit për këtë qëllim ishin rreth 355 milion denarë. Llogari e qëllimshme, ato mjete ishin prej qeverisë qendrore. Pjesa më e madhe e atyre parave qëndrojnë në llogarinë e njëjtë, por ne atë projekt e kemi ndaluar. I përfunduam të gjithë detyrimet të cilat i kemi pasur ndaj realizuesve të këtyre projekteve. Ka mbetur një vlerë e pastër prej 310 milion denarë. Me kërkesën time mu miratua prej Ministrisë së Financave që të mbaj këto mjete, por tani janë të caktuara dhe qytetit do të mund t’i shfrytëzojë për fasada, por jo në atë mënyrë. Një pjesë të mjeteve do të shfrytëzojmë për renovimin e shkollave të mesme në Shkup, tashmë janë publikuar procedurat, ndërsa një pjesë të mjeteve do t’i shfrytëzojmë për urën e dytë në Karposh për të cilën fola.

 

NUK DO TË FINANCOJË KOMPLEKSET E FËMIJËRISË SË ASKUJT!

Çka po bëhet me objektet ku ka filluar fasadimi “barkok”, dhe nuk ka përfunduar?

Është ndaluar dhe është konservuar, duke mos dëmtuar pjesën e brendshme, ose vet objektet. Një gjendje të atillë e kemi me objektin te Inteks, ku realizimi është diku 30-40 përqind. Është stopuar, janë konservuar punët ndërtimore, janë hequr skelet dhe njëherë për njëherë kështu do të duket. Një prej fasadave që nuk ka përfunduar, ka qenë ndërtesa e vjetër e drejtorisë së kompanisë “Pellagonija”. Aty është ndaluar procedura, dhe është duke u realizuar një tender për pamje të re dhe realizim të fasadës e cila na kujton në atë se si dukej më parë objekti. Atyre që nuk mundë të ju ikim, ishin dy fasada në rrugën “Maqedonia, ato ishin të kryera dhe pagesa ishte realizuar.Ku është logjika e tenderit të ri për “Pellagoninë”? A nuk di të thotë kjo shpenzim i dyfishtë i parave?

Jo. Nëse do të vazhdoja projektin qyteti do të duhej të paguaj 83 milion denarë. Projekti i ri, si do që të jetë, do të ketë kosto më të ulët. Prej këtu vlerësoj se nuk është në rregull që këtë të paguaj qyteti. Për mua 83 milion denarë për fasadë është diçka e papranueshme, shumë e paqartë, duke pasur parasysh se më pak do t[ na kushtonin fasadat e 11 shkollave në qytetin e Shkupit. Kjo është logjika. Caktojmë prioritete në shpenzime për atë se mendoj se më e nevojshme është që të rinovohen shkollat se sa të kënaqësh…(pauzë prej dy deri në tre sekonda) komplekset e fëmijërisë së dikujt, me realizimin e Projektit Shkupi 2014.

 

TUBAT PËR UJË NUK JANË NDËRRUAR SEPSE KREDITIMI ËSHTË HARXHUAR PËR DIÇKA TJETËR

Tre çështje kyçe – ujë, ajër dhe komunikacioni, kanë qenë kryesore në fushatën parazgjedhore për Shkupin për mbeturinat pak më vonë. Të fillojmë me ujin. A do të kenë shkupjanët ujë më cilësore për pije, në çfarë gjendje është infrastruktura – sa përqind e tubave janë prej azbesti, sa prej metali dhe sa pvc…dhe a parashihen këtu investime kapitale prej qytetit, shtetit ose prej burimeve të tjera të financimit? 

Shtrenjtimi i fundit i ujit në Qytetin e Shkupit ka të bëj me atë se ndërmarrja publike ka marr kredi për ndërrim të tubave prej azbesti me ato që janë më të shëndetshme për të gjithë territorin e qytetit. Për fat të keq, vetëm një pjesë e atyre mjeteve është shfrytëzuar për ndërrim. Akoma po përpunohet vlerësimi në NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi dhe nuk mund të jua jap numrat e saktë se sa kanë mbetur tuba prej azbesti pa ndërruar. Shkupjanët edhe shfrytëzojnë ujë të lirë, ky çmim ka të bëj me atë që të mund ai kredit të shpaguhet, edhe pse nuk është shfrytëzuar për këtë qëllim.

Në llogari të kësaj kemi 7-8 milion euro ndërtesë në Kala ku është vendosur administrata e NP Ujësjellësi. Po, është e vërtetë se jam pro kushteve të mira dhe normale për punë për të punësuarit në ndërmarrje publike, me çka edhe do të ndërtojmë objektin, por jo me çmimin me të cilin është paguar deri tani.

Që t’i ndihmojmë ndërmarrjes publike, unë në Këshill propozova dhe u miratuar, rritja e çmimit të ujit për “Zhelezarën”, gjegjësisht subjektet të cilët banojnë në atë kompleks, sepse është e tmerrshme që të jeni të vetëdijshëm se 27 përqind e ujit të pijshëm që është në Shkup shfrytëzohet si industrial, për ftohje të furrave. Pres, sepse jemi në bisedime dhe negociata që ato subjekte të cilët më parë nuk kanë paguar asgjë dhe më pas paguajnë 3,2 denarë me tvsh për metër kub, që të gjejmë zgjidhje me të cilën në njërën anë do të kënaqim nevojat e kapaciteteve industriale, dhe nga ana tjetër do të mbrojmë ujin e pijshëm që të arrij deri te qytetarët. Bëhet fjalë për ujë të pijshëm të shëndetshëm dhe cilësor i cili përdoret në rajon, që shkupjanët në 20 vitet e ardhshme të mos shqetësohen për kapacitetin për ujin e pijshëm të shëndetshëm.

Për sa i përket infrastrukturës, NP punon në ndërrimin e tubave të vjetër aty ku ka nevojë të patjetërsueshme dhe për shkak të humbjeve teknike. Ai proces kërkon kohë dhe tani për tani arritëm të mbajmë duke mos pasur impliakcione financiare të Buxhetit të Qytetit. Për sa i përket çmimit – qytetarët e Shkupit në këtë moment paguajnë çmimin më të ulët për ujin në Maqedoni…

Dhe është më e lira në rajon…

Ashtu është. Unë do të mundohet që të mbetet ashtu për sa kohë kjo është e mundur, gjegjësisht që të mos vijë deri te rritja e çmimit të ujit nëse për të nuk ka nevojë reale. Në pajtim me rregullativën i ligjore, Komisioni rregullues bëri ndarje të ujit, gjegjësisht gjatë caktimit të çmimit ka tre impute, një është furnizimi, tjetri është dalja dhe i treti është që të bëhen rezerva për ujërat e zeza, gjegjësisht stacion pastrimi. Llogaritë tona tregojnë se kjo rritje e çmimit të ujit të cilin e shfrytëzojnë kapacitetet industriale, qytetarët nuk kanë nevojë që të paguajnë çmime të larta edhe pse atëherë rritjen e çmimit të cilin e propozoji REK ishe minimal, megjithatë ne e vlerësuam dhe nuk ka nevojë. Pres prej një politike të këtillë do të kemi sukses ta mbajmë në afat të mesëm.

 

ÇMIMI I UJIT DO TË MBETET I NJËJTË PËR NJË PERIUDHË AFATMESME

Mirë, një vendim i tillë i juaji a nuk është që refuzoni llogaritë e REK dhe është pak populist? Së pari ju, më pas edhe kryetarët e tjerë të komunave nga radhët e LSDM-së filluan të kthejnë llogaritjet dhe të refuzojnë rritjen e ujti, me arsyetimin se REK nuk ka qenë organ i pavarur, por nën ndikim partiak të opozitës, gjegjësisht qeverisë së mëparshme. A është kjo sjellje e papërgjegjshme, duke pasur parasysh se uji është resurs i shtrenjtë? 

Të ashtuquajturit trupa rregullues të pavarur në periudhën e kaluar kanë qenë të kompromentuar në kuptim politik. Prej nesh kjo u kuptuar si një “mirëseardhje” prej VMRO-DPMNE-së, e cila atje akoma mbante kontrollin dominant. E dini se kryetari i REK është theksuar se është aktivist komunal i VMRO-DPMNE-së dhe për këtë edhe unë e kualifikova atë vendim si politik ose të politizuar. Realiteti tregoi se kanë kaluar disa muaj, nuk ka implikacione financiare në punën e ndërmarrjes publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi, përkundrazi. NP në ndërkohë filloi që të paguajë kreditin e marr për ndërtesën, dhe askush nuk e ka kthyer dhe akoma është financiarisht e qëndrueshme. I racionalizojmë shpenzimet dhe i optimizojmë të hyrat ashtu që tani për tani mund të qëndrojë financiarisht, duke mos rritur çmimin e ujit. Se a do të mbahet ajo politikë për një afat të gjatë nuk është e mundur që të parashihet veçanërisht nëse kemi parasysh edhe stacionin pastrues në Shkup, ku tashmë kemi ndërmarr aktivitete – ka filluar që të ndërtohet sistemi kolektor në Vardar, ndërsa për shumë vite nuk e ka bërë askush, nga pesë kilometra njëra në dhe pesë ana tjetër e lumit…

Pres që për stacionin e pastrimit në Trubarevo të hapet tenderi duku në vitin 2020 dhe të ndërtohet për tre vite, do të thotë 2023 që lëshohet në përdorim. Pasi që të vendoset në lëvizje do të kalkulojmë shpenzimet dhe atëherë do të shihet nëse ajo do të nxis nevojë për rritjen e çmimit të ujit.

Prej cilave para do të ndërtohet stacioni i pastrimit duke pasur parasysh se bëhet fjalë për investimin prej 130 milion euro?

Rreth 120 milion. Ekziston marrëveshje tripalëshe në mes Qeverisë së RM-së, Qytetit të Shkupit dhe Komisionit Evropian. Këtë të diel para një marrëveshje koordinative me Ministrin e mjedisit jetësorë, me Ujësjellësin, me EEJIS-in i cili paraqitet si mbikëqyrës së sistemit kolektor. Ambasada Franceze si financues për studimin e fizibilitetin për stacionin pastrues, përfaqësues të Bankës Evropiane për mbështetje dhe zhvillim, përfaqësues të Bankës Investuese Evropiane dhe përfaqësues të Ministrisë për Financa. Kjo do të thotë se procesi i rrumbullakimit të financave të projektit tashmë ka filluar dhe unë pres suksesshëm dhe në kohë ta përfundojmë atë.

DO TË ZGJIDH ÇËSHTJEN E AJRIT, SADO QË TË KUSHTOJË

Nëse të gjithë studimet e deritanishme serioze (janë së bashku me atë të BEG), tregojnë se ngrohja, gjegjësisht përdorimi i karburantit të ngurtë – drunj, është bazë dhe arsyeja më e madhe për ndotjen e ajrit në Shkup, nëse marrje e shërbimit të shpërndarjes së energjisë për ngrohje nga ana e qytetit të Shkupit është në drejtim të zgjidhjes së problemit? Sipas atij studimi të BEG, qyteti duhet të shpenzojë 240 – 280 milion euro për mbulim të plotë të rrjetit të ngrohjes. Sipas studimit të UNDP-së, çmimi është po ashtu mbi 200 milion, me çka janë përmendur rreth 50 kushte për rritjen e efikasitetit energjetik të objektit. Bëhet fjalë për para serioze. Si mendoni i siguroni, dhe veçanërisht në këtë kontekst përse njoftuat se do t’i ndërmerrni shërbimet për shpërndarjen e energjisë të cilat i bën BEG tani?

– Ndonjëherë kam ndjesinë se ndaj Shkupit të gjithë janë sjellë sikur një fëmijë i padashur. Flas për periudhë tridhjetëvjeçare. Këtë e flas sepse është bërë deformimi i tërësishëm i kapaciteteve që i ka qyteti. Këtu përfshijë edhe rrjetin e ngrohjes. Unë do të kërkojë atë që me ligj i takon qytetit të Shkupit – rrjetin e ngrohjes. Në këtë moment kur qyteti do të bëhet pronar i rrjetit të ngrohjes, do të duhet të themelohet ndërmarrja e vet për të menaxhuar me të njëjtën, të kërkojë licencë prej REK, kështu qyteti bëhet faktor në strategjinë e ngrohjes së shtëpive. Shkupi deri më tani ka qenë mbikëqyrës pasiv. Rreth nesh ndodhin gjëra, por ne as si qytet nuk kemi ndikuar, as nuk kemi parë ndonjë dëshirë të veçantë që dikush të ndryshojë diçka, gjegjësisht të krijojë politikë energjetik. Thelbi i marrjes është pikërisht ai – qyteti të paraqitet si faktor aktiv në politikën energjetik në Shkup. Nuk ka asgjë më tepër logjike se kaq.

Nga ana tjetër, ka një projekt serioz për gazifikimin e qytetit me të cilin do të fillojmë në vjeshtë të këtij viti. Ai është projekti të cilin e kam premtuar në fushatë dhe jua kam thënë shkupjanëve. Kjo do të thotë se e njëjta kompani e cila do të merr edhe një pjesë të të punësuarve në BEG – janë njerëz me përvojë të cilët e njohin rrjetit dhe mund të ju përgjigjen rreziqeve në zhvillimin e saj – do të thotë se ajo kompani e re do të jetë bartë si gazifikimit në qytet. Në këtë mënyrë do të bëhemi faktor aktiv. Do të mund të zhvillojmë rrjetin, do të mund të zgjedhin se cilët pjesë të qytetit do të drejtohen kah rrjeti i ngrohjes, dhe cilët pjesë do të mbulohen me procesin e gazifikimi.

Vet gazifikimi më pas do të mund  të ofrojë mundësi, kushtimisht thënë koncesione për lagje, koncesione për menaxhimin me shërbimet në nivel të fushave të qytetit. Kjo do të thotë që të jep nën koncesion fushë prej 10 mijë shtëpish, aty diku të mund të bëj një rrejt të vogël për ngrohje, dhe të kyçen qytetarët në rrjetin e gazit. Dhe kjo do të ishte një mënyrë e lirë për qytetarët, sepse do të kursehen prej mjeteve për investim personal të aparateve të cilët punojnë me gas…

E kam fjalën se në këtë mënyrë bëhen faktor dhe fillojnë zgjidhjen e problemit të cilin me vite dikush e ka lënë pas dore dhe prej këtu problemi është bërë edhe më i madh.

Kjo ndoshta është kështu sepse është bërë fjalë për investime shumë të mëdha…?

Kjo është shumë relative. Investimi prej 700 milion eurosh i është harxhuar për një hapësië prej një kilometër katror (Shkup 2014) a nuk është një investim i madh?

Nëse i gjithë investimi për zgjedhjen e problemi me ndotjen në Shkup dhe politika për efikasitet energjetik mund të arrij 250 milion euro, dhe këtë e thonë edhe studimet, nuk është investim i shtrenjtë, veçanërisht nëse keni parasysh se investoni në diçka që ka logjikë ekonomike sipas analizës së shpenzimeve-përfitimeve. Do të thotë mjetet në këtë mënyrë ose në atë mënyrë në fund duhet të kthehen. Krejt në fund, le të jetë huazim prej 100 milion eurosh. Në ndërkohë kemi zgjedhur një problem të rëndësishëm…

Do të thotë se qyteti është i gatshëm të hyjë…

Absolutisht! Absolutisht! Shkupi nuk ka një alternativë tjetër. Varianti B, do të ishte pyetja rreth asaj sa kushton një jetë njeriu të cilën e humbin si pasojë e ndotjes?

 TUNELIN NËN KALA DO TA PËRFUNDOJË DERI NË FUND TË MANDATIT

 Prej premtimeve kryesore kapitale në komunikacion tashmë flisni për ura. Por ju njoftuat edhe dy – tunele në Kala dhe lidhjen me veri-jug prej lidhjes së bulevardit “Ilinden” dhe “Nikolla Karev” dhe adaptimin e hekurudhës në pjesën veriore në Shkup me qëllim të lidhjes së anës lindore me atë perëndimore të qytetit me transport efikas hekurudhor i cili do të shërbente edhe arritje më të shpejtë deri në qendër. Edhe këto projekte janë të shtrenjta, supozojë me nga dhjetë milion euro në projekt. Ku do t’i gjeni paratë?

Përsëri përgjigjen e njëjtë. Çka është e shtrenjtë? Kjo është një kategori relative. Hajde të shohim si është Shkupi. Qyteti i dy kundërshtimeve. Disa e quajnë ana e majtë dhe ana e djathtë e Vardarit, dhe unë një ndarje të këtillë nuk e pranojë, sepse aludon në gjëra të tjera. Unë e quajë pjesa jugore dhe veriore e Shkupit. Pjesa jugore është e urbanizuar dhe për këtë ka vazhdimisht ndërtime, me ç’rast keni “lagje të bllokuara” në të cilat nuk ka kushte cilësore për jetesë, sepse nuk ekziston hapësirë për jetesë për qytetarët. Kjo është më e shprehur në Qendër, por edhe në Karposh, Aerodrom gjithmonë e më tepër, Kisella Voda…Ana tjetër mund të thuhet se është shumë më pak e zhvilluar. Çka del në prej këtu? Në fund keni dy anë të qytetit të pazhvilluara ose hapësira pa kushte cilësore për jetesë. Të përsëris edhe këtu – Shkupi nuk ka zgjidhje tjetër.

Unë kështu e kuptoj punën time se jam i obliguar që të bëj për Shkupin për 20 ose 30 vite të ardhshme dhe duhet të bëj gjithçka që të hap atë hapësirë për zhvillimin e qytetit. Çka nëse tani Shkupi qyteti i 600 mijë banorëve, në shtimin natyror të vendbanimit për 20-30 vitet e ardhshme bëhet qytet i 800 mijë banorëve!? Kjo duhet të kihet parasysh kur menaxhohet qytetit, veçanërisht gjatë rregullimit të infrastrukturës. Për këtë duhet t’i realizoj këtë projekte.

Tashmë në maj hapet tenderi për tunelet nën Kala. Do të kushtojnë, le të kushtojnë! Por e di se do të sjellin zhvillim për këtë pjesë të qytetit. Unë nuk zbulojë ujin e ngrohtë. Këto projekte janë pjesë të planit të përgjithshëm urbanistik të Shkupit prej vitit 1965. Askush deri më tani nuk i ka realizuar. Përse, nuk e di. Përkrah kësaj, vazhdon ndërtimi i bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” dhe do të jetë i pari i cili do të kyçet me qarkoren, sepse ashtu siç është tani, nuk përfundon askund – përfundon në fushë. Do të fillojë të ndërtohet dhe bulevardi “Bosnja dhe Hercegovina” dhe të lidhet me bulevardin “Sllovenia”, dhe pres që në vitin 2019 do të fillojmë të ndërtojmë vazhdimin e bulevardit “Sllovenia” deri në Vollkovë.

Por në buxhet keni paraparë rreth 20 milion euro për ndërtimin e rrugëve dhe bulevardeve të mëdha?

Përsëri them, kjo është sipas projektimeve tona të tanishme. Por kur do të ndërtojmë një bulevard, ana e të hyrave do të jetë më e madhe për shkak edhe të burimeve të tjera të mjeteve. Të përsëris, nuk ka alternativë tjetër. Çka tjetër të bëjmë? Të ndërtojmë mbi ndërtesa? Duhet të hapim hapësira të reja për jetesë më cilësore. Shkupjanët vlerësoj se vonë do të shohin të gjithë vizionin, dhe më pas më të lehtë do ta kemi të kuptohemi…

Thatë se në maj do të hapet tenderi për tunelet nën Kala. Kjo është një fazë fillestare e një projekti të ardhshëm…Sa prisni që të kushtojë ky projekt?

Ekziston tani më një zgjidhje e përgatitur që mund të shfrytëzohet i një projekt i ardhshëm. Unë prej pjesëmarrësve në procedurë do të kërkoj që të më përgatisin edhe një projekt përfundimtar me çmimet, që të mund që prej qytetit të kalkulojnë se me çfarë shpenzime do të duhet të përballen që të mund më pas të hyjmë në mbyllen e konstruksionin financiar për realizimin e tuneleve dhe mendoj se deri në fund të mandatit do të arrijmë që t’i përfundojmë. I gjithë projekti do të duhet të zhvillohet në dy faza. Faza e parë është prej Cigllanës deri te bulevardi “Nikolla Karev”  – “Rruga e plastikave” dhe së dyti, tunelet. Që të dy fazat nuk pres që të jenë më të shtrenjta se 40 milion euro.

 

GJYKATA DUHET TË MERRE VENDIM TË SHPEJTË PËR “DRISLA”

Фото: Град Скопје
Foto:  Qyteti i Shkupit

Çfarë planesh keni rreth menaxhimit me mbeturinat, para së gjithash mendoj për deponinë “Drislla”?

Sot ishim në “Drislla” ku për shkak të kësaj në fillim të mandatit me shumë guxim hapa këtë çështje, diçka që nuk është në fushëveprimin tim, vlerësojë se një pjesë për shkak të një dalje timen, provokova që të vendoset një filter për ujin për punën e organizatorit për djegien e mbeturinave mjekësore, për herë të parë prej ku është në përdorim, ashtu që në atë pjesë të qytetit problemi me grimcat helmuese PM prej “Drisllës” është zgjidhur, por edhe me okside të azotit dhe sulfurit. Unë nuk tentojë të ndërmarr punë të të cilat nuk janë nën kompetencat e mija të plota dhe për këtë të durojë sulme, por ajo është në afërsi të Shkupit dhe shkupjanët e perceptojnë si një arsye të ndotjes. Për këtë kam reaguar dhe tani më problemi është zgjidhur, ndërsa në procedurë është edhe prokurimi i një djegësi të ri i cili do të duhet të jetë i prokuruar deri në qershor…

A kanë dëshmuar diçka revizorët ose gjetjet prej inspektimeve për marrëveshjen e koncesionit për Drisllën?

Procedura është në gjyq. Në Gjykatën e Lartë Administrative. Unë nuk ka çfarë të them, përveç se të kërkojë që gjykata sa më shpejtë të zgjidh këtë lëndë, që ta dijë edhe unë edhe Qyteti i Shkupit se me kë kam të bëj në të ardhmen si koncesioner. Do të thotë se nuk përfshihem në atë se se si do të jetë vendimi. Kur unë erdha si kryetar komune, mua tashmë më priste gjykimi. Reagimi i duhur ishte që të nisim një procedurës ankimore, por edhe pa të tillë do të kishte, sepse një të atillë ngritën edhe Italianët të cilat tani menaxhojnë me “Drisllën”. Le të sjellë gjykata një vendim sa më shpejtë, që të dijë qyteti se çfarë vendimi është. Atëherë do të mund të nisni marrëveshje me partnerin e ri për krijimin e politikës për menaxhim me mbetjet komunale, gjegjësisht se vendimi ka ndryshuar apo ka mbetur i njëjtë, nëse i tillë është vendimi i gjykatës. E gjithë kjo tani nuk është e mundur, sepse kapaciteti kryesor ku përfundon ajo mbetje është në gjendje të pacaktuar…

Unë nisa një procedurë ankues, gjegjësisht shërbimet e qytetit duke u nisur prej faktit se teknika dhe teknologjia e cila ka qenë para shtatë teti viteve nuk është e njëjtë siç është në ajo në botën ekzistuese dhe se koncesioneri nuk ka investuar asnjë denarë. Ideja ka qenë që Qyteti mbi baza të greenfield të zgjedh një partner të ri për këtë punë, megjithatë, përderisa, nëse kompania gjermane bëhet partner, sipas vendimit të fundit të gjykatës, do të kërkoj ndryshime të marrëveshjes së koncesionit. Kërkoj së pari të kompensohet koha e humbur prej shtatë, tetë vitesh sa më shpejtë të jetë e mundur dhe do të kërkojë që gjatë ndërtimit të impiantit për prodhim të gazit të përdoret teknologjia më e re e cila ekziston në botë në këtë moment…

A KA LOGJIK EKONOMIKE PËR AUTOBUSË TË RINJ 

Një prej mundësive për ajër më të pastër në Shkup është edhe mënyra e re e transportit publik të NPK përmes autobusëve elektrike ose me gaz natyror. Ju sollët dy automjet të këtillë për provë – një prej kompanisë bullgaro-izraelite, marka tjerët është Mercedes, e marr prej kompanisë maqedonase. Si i zgjodhët këto kompani për testim dhe a nuk do të thotë kjo heqje të mundësisë së kompanive të tjera të kenë një periudhë testi për prodhuesit e vet? 

Nuk do të lejojë që qyteti të blejë infrastrukturë derisa te cila shumë vështirë mund të gjendet – për atë se edhe autobusët janë infrastrukturë e qytetit – në mënyrë të paverifikuar. Unë them zakonisht këtë, nuk do t`i blejmë në principin “Mile mu kujtua”…Do të thotë se për ne është e rëndësishme të kemi parametra hyrës-dalës të atij tipit të autobusit. Bëhet fjalë për SNG autobusë. As nuk do të thotë se kemi blerë, as se kemi favorizuar, por duhet të dimë se çka na pret nëse qyteti vendos të kryejë blerje të autobusëve me gaz ose me rrymë. Në këtë moment kemi dy me gaz, kemi kërkuar një me rrymë, që është shumë i mirë prej IVECI dhe prej dy kompanive, një prej Turqisë dhe një prej Polonisë. Turqia dëshiron të jep autobus me gaz, ndërsa Polonia autobus elektrik. Që do të thotë se të gjithë këto kompani ofruan…

Ju i kërkuat këto kompani? Pyetja, por edhe kritika e opozitës, ishte mënyra se si ju vendosët të provoni autobusë një prej kompanisë maqedonase dhe një prej kompanisë bulgaro-izraelite?

Jo, përfaqësuesit e atyre kompanive vet erdhën deri këtu dhe shfaqën interes që të dhurojë autobusë për shfrytëzim nëpër qytet. Për ne kjo është e mire për atë se planifikojmë të bëjmë ndryshime të një pjese të automjeteve të NPK, gjë që është në suaza të gjendjes së rregullt. Por, në këtë mënyrë ne tani më kemi njohuri solid,e dhe ato do të jenë edhe më komplete pas një kohe të caktuar – çfarë na pret dhe çfarë duhet të ndërmarrim…

Sa janë çmimet mesatare të shitjes së këtyre dy autobusëve të cilët janë te ju në provë?

Ato elektrik lëvizin rreth 420 deri në 500 mijë euro, ndërsa këto me gaz prej 200-250 mijë euro, në varësit të pajisjeve të cilat dëshironi ti keni.

A ka kuptim ekonomik që me këto çmime të bëhet ndërrimi i një pjese të automjeteve të NPK-së?

Ka. Llogaritë tona flasin se 30 vetëm në raport me lëndën djegëse do të kursenin 144 mijë euro në muaj. Nëse merret parasysh edhe ndotja, kuptohet se ka arsyetim që të investohet në këtë lloj autobusësh, sepse ato me gaz për shembull do të kursenin vetëm 100 përqind të sasisë së ndotjes të cilën e bëjnë autobusët që janë në përdorim.

TEST PYETJET PËR LLOGARIDHËNIE MORËN PO-në SI PËRGJIGJE

thumbnail

Pyetjeve tona të zakonshme me të cilat verifikojmë llogaridhënien e Qytetit të Shkupit përgjigja oshe PO dhe me shpjegim të shkurta, përveç me listën e dokumenteve të cilët paraqesin informacione dhe modele për parashtrimin e kërkesave për marrjen e informacionit me karakter publik të cilat i posedon komuna. Prej këtu mund të arrihet në përfundim se Qyteti i Shkupit i cili nuk ka probleme të veçanta pas pyetjeve të llogaridhënies:

  1. Po, Qyteti i Shkupit ka zëdhënës,, si dhe një departament të tërë për marrëdhënie me publikun dhe mediumet. Kontaktet tona janë të publikuara në portalin e Qytetit të Shkupit, në pjesën KONTAKT
  1.  Po, çdo herë lajmërohem kur na kërkojnë mediumet, dhe me to komunikojmë edhe përmes postës elektronike në adresën medium@skopje.gov.mk
  1. Po, të gjithë vendimet e marra në Këshillin e Qytetit të Shkupit publikohen në gazetën zyrtare të Qytetit të Shkupit i cili është publikuar në faqen e internetit të portalit tonë, ku për opinionin të gjithë janë të qasshme në këtë lodhje të internetit.
  1. Po, në faqen e internetit të portalit (menyja Administrata) në Qytetin e Shkupit është publikuar e gjithë struktura dhe ndarja e Qytetit të Shkupit, me të gjithë sektorët, udhëheqësit e tyre, kontaktet e tyre dhe kompetencat. Shtesë, në pjesën “Publikime, konkurse, ngjarje”, në pjesën “Rregulla” janë të qasshme më shumë dokumente, mes të cilëve Rregullorja për sistematizim, Marrëveshja kolektive dhe Kodeksi për sjelljen e të punësuarve.
  1. Po, Buxheti i Qytetit të Shkupit është publikuar në faqen e internetit të portalit të Qytetit të Shkupit (dega Buxheti)
  1. Po, të gjithë projektet janë paraparë në pajtim me Buxhetin e Qytetit të Shkupit, ndërsa vlera e përgjithshme për çdo buxhet mund të shihet në raportet për caktimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit, të cilët i merr Këshilli i Qytetit të Shkupit ( në çdo tre muaj). Qyteti i Shkupit publikon edhe “Si harxhohen parat e juaja” e cila publikohet prej vitit 2009, ku jepen të dhëna financiare dhe me fakte për shpenzimet në fusha të ndryshme në Qytetin e Shkupit.
  1. Të gjithë prokurimet e këtij lloji, ushqim dhe pije, janë kryer përmes procedurave publike dhe prokurimeve publike, por të njëjta nuk publikohen ne portalin e Qytetit të Shkupit.
  1. Procesverbalet e prej seancave të Këshillit të Qytetit të Shkupit janë pjesë e materialeve të seancave të rregullta dhe të njëjtat dërgohen përmes postës elektronike deri te ti gjithë mediumet kombëtare dhe lokale dhe gazetarëve (në pajtim të listës të cilën e kemi, ku numërohen 200 adresa). Të njëjtat nuk publikohen në portalin e Qytetit të Shkupit.

9.Qyteti i Shkupit ka person të caktuar (Mira Bllazhevska) për parashtrimin e kërkesave për qasje të lirë deri te informacionet. Informacionet e saja për kontakt janë publikuar në faqen e internetit të Qytetit të Shkupit, në pjesën KONTAKT. Qyteti i Shkupit nuk ka publikuar listë të dokumenteve për të cilat duhet të dorëzohet kërkesë për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik.

  1. Po, të njëjtat, programet vjetore, miratohen nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe si të tilla për opinioni janë të qasshme në linkun në vazhdim. Këtë edhe përkrah programeve vjetore për punë dhe raporte, miratohen edhe raporte dhe programe për punë në ndërmarrjet publike dhe të shtëpive publike të kulturës të cilat janë në kompetencat të Qytetit të Shkupit.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *