Shilegov me të vërtetë ka premtuar projektin “Parko dhe vozitë”

Parko dhe vozit, e premtuar, por si mundësi. Foto: META/Wikipedia

Qyteti i Skupit i udhëhequr prej Petre Shillegovit doli mbrëmë me deklaratë, në të cilën, mes tjerash, është edhe pretendimi në vazhdim të cilin e vlerësojmë si të vërtetë:

…Qyteti nuk planifikon ndalim për hyrje në Shkup me automjete, siç transmetuan një pjesë e mediumeve. 

Më saktë, Qyteti i Shkupit në drejtim të zvogëlimit të hyrjes së automjeteve në Shkup mendon për implementimin e sistemit të transportit të kombinuar, ku qytetarëve prej ky qytetarëve në brendi do të ju sigurojë parking në hyrje të Shkupit, ndërsa deri te destinacioni i tyre do të arrijnë duke shfrytëzuar transportin publik (hekurudhën, autobusët ose biçikletat)

Ky sistem i “Parko dhe vozit” (park&ride) është i implementuar në metropolet e mëdha dhe bëhet fjalë për një model të suksesshëm i cili jep rezultate të shkëlqyera, ndërsa zbatimi i këtij sistemi është edhe pjesë e programit zgjedhor të kryetarit Shillegov në zgjedhjet e vitit 2017…

[Burimi: Qyteti i Shkupit – Ueb portali i Qytetit të Shkupit, Komunikatë, data: 11.01.2018]

ARSYETIM:

Kumtesa/deklarata për Qytetin e Shkupit është e vërtetë, veçanërisht në pjesë e cila është cituar më lart. Një kumtesë e tillë erdhi pas shkrimit të një pjese të medieve të cilat në internet publikuan informacion se do të ndalohet hyrja e në zonën qendrore e veturave nga brendësia e Maqedonisë.

Së pari edhe logjika e shëndosh thotë se kjo është jokushteteuese, jo e ligjshme dhe masë diskriminuese dhe është pak e çuditshme që dikush të mendoj një zgjedhje të tillë të keqe. Se bëhet fjalë për teza të shtrembëruara, me një fjalor të tillë e sqaroi edhe zëvendësministri për Mbrojtje të Mjedisit Jetësorë Jani Makraduli në profilin e  tij të facebook-ut, rrjeti social i cili kur bëhet fjalë për persona publik dhe funksionarë të emëruar mund që të vlerësohet si një burim informacioni.

Makraduli është i informuar më së miri, për atë se është i involvuar drejtpërdrejti në koordinimin e trupave shtetërorë dhe institucione të cilët i përgatitin këto masa, ligje dhe vendime në drejtim të zvogëlimit të ndotjes.

Dhe krejt në fund, pas verifikimit të programit zgjedhor dhe premtimeve të Petre Shillegov, dhënë para zgjedhjeve lokale në vitin 2017, në të cilat ai edhe e mori mandatin për kryetar komune në Shkup, mund të vërtetohet se është e vërtetë se është dhënë një premtim i tillë.

Në faqen 18 të programit të Shillegov gjendet projekti konkret: “Parko dhe vozit; Transport i kombinuar për trafik më pak të dendur”. Në të është njoftuar MUNDËSIA në vazhdim:

…Realizimi i projektit përfshinë edhe ndërtimin e më së paku dy pikave të transportit “Parko dhe vozit”, në hyrjen lindore dhe në atë perëndimore në Shkup. Pronarët e veturave do të mund pa pagesë të parkohen në vendparkim të siguruar, ndërsa deri te destinacioni i tyre në zonën qendrore, të shfrytëzojnë transportin publik. Komunikacioni në qytet do të lehtësohet, ndërsa ajri do të pastrohet. 

Në tekstin e premtimit ky propozim është njoftuar si mundësi (“Pronarët e automjeteve do të mund…”) dhe jo si zgjidhje e obliguar. Kështu është në të gjithë qytete ku një masë e tillë është ndërmarr. Ideja është që të ofrohet parkim me kosto të ulët të automjeteve në lagjet në periferi të qytetit, veçanërisht aty ku kalojnë ose janë afër rrugëve ndërkombëtare ose magjistrale. Sipas rregullit, një parkim i tillë më i lirë në krahasim me ato në zonat qendrore, ose që të mund të hyhet në zonën qendrore me automobil duhet të paguhet taks më e madhe kundër ndotjes së ajrit prej automjeteve (Londër). Nëse gjeografikisht është e lejueshme, përkatësisht zona qendrore në të cilën ka më shumë automjete ka ishull (Menhetan, Nju Jork), atëherë taksa ekologjike paguhet përmes urës, përkatësisht përmes pagesë gjatë kalimit nëpër urë e cila lidh Menhatan-in me  bregun dhe me pjesën e mbetur të qytetit. Nëse pagesa e parkimit të automobilave të të punësuarve historikisht i ka rënë punëdhënësit, atëherë, që të inkurajohet përdorimi i masës “park&ride”, do të përfshihet një tatim shtesë të cilin sot e paguajnë të gjithë të punësuarit, siç është rasti me Suedin. Por, në disa qytete as kjo nuk është e mjaftueshme, sepse për një tatim të tillë, për shkak të ngatërresave në komunikacion, të cila krijohen si pasojë e numrit të madh të veturave private, përfshihen edhe tatime shtesë, si në rastin me Stokholmin, gjë e cila edhe më tepër e inkurajon masën park&ride. Që ajo të jetë me të vërtetë e suksesshme, është e nevojshme që në afërsi të vendparkimeve të këtilla të jetë edhe transporti publik i qasshëm, i cili do të siguronte arritje më të shpejtë dhe më të lirë që të arrihet deri në zonën qendrore. Në Pragë, për shembull, në afërsi të 17 vendparkimeve të mëdha të vendosura në periferi ka 12 stacione të metrosë së qytetit dhe 3 hekurudha ekzistuese, sipas të dhënave të vitit 2011. Këto vendparkime ofrojnë çmime të ulëta për parkim tërë ditën, i cili është edhe më lirë nëse kihen parasysh se së bashku me tiketën për parkim fitohet edhe biletë për shfrytëzim të transportit publik. Në disa qytete kjo masë kombinohet së bashku me shfrytëzimin e biçikletave me çmim të leverdishëm ose pa pagesë, që pasi të del prej transportit publik në pjesën e fundit të udhëtimit të arrij më shpejtë dhe të mos mund të shkojë në këmbë (Majami Florida). Dhe diku një skemë e tillë e transportit nuk duhet fare të përfshihet në transportin publik, por mund të nënkuptohet transport i më shumë personave në një automjet privat, më së shpeshti në drejtim të zonave qendrore në mëngjes dhe me drejtim të kundërt pasdite (car pooling, car sharing), me çka udhëtarët të cilët shfrytëzojnë një skemë të tillë transporti kanë ndalesa të veçanta, ndonjëherë së bashku edhe me tualete. Në vende të tjera ose në qytete të tjera si Los AnxhelosKaliforni, në qytete si Varshava, Krakov dhe Torun  Poloni, në Tajvan dhe stacionin hekurudhor të qytetit në Bolonjë, në përdorim është edhe i ashtuquajturi sistemi kiss&ride, ku një prej bashkëudhëtarëve e dërgon tjetrin deri te stacioni hekurudhor, ai i autobusëve, metro ose, deri në aeroport, dhe pas ndarjes së tyre (me puthje – prej ku edhe e merr emrin) automobili mund të shfrytëzohet për nevoja të tjera. Për dalje ose hyrje prej dhe deri te automjeti në vendet ku praktikohet një skemë e tillë e transportit ka edhe lokacione të posaçme për parkim të shkurtër, dhe ndalesa me qëllim që të inkurajohet një sistem i tillë dhe të praktikohet rregullisht. Për çdo rast, ideja për një mas të këtillë assesi nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së veturave private nëpër zonën qendrore, por vetëm shtrenjtim në përdorimin e tyre në këto zona nga njëra anë, si dhe krijimi i kushteve për përdorimin e transportit publik nga ana tjetër, me qëllim që të inkurajohet përdorimi i tij.

Për shkak të argumenteve të përmendura më lartë, mund që vlerësohet se komunikata-deklarata nga  qyteti i Shkupit, i udhëhequr prej kryetarit Petre Shillegov, është pretendim i vërtetë, gjegjësisht e vërtetë.

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.