Shehtanski kundër Shehtanskit: Mandatet kanë skaduar, por të verifikohet nga gjykata Kushtetuese

 

Shefi i Inspektoriatit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, Vanço Shehtanski, në bisedë për TV Nova sqaron se përse ka marr vendimin e pushimit të qindra vendimeve të këshillave komunal, gjatë të cilës mbajti qëndrime të cilat i konsiderojmë kontradiktore, gjegjësisht jokonsekuente:

 

Deklarata: Për çdo rast ne do të kërkojmë mendim nga Kuvendit për vendimin tonë, ndërsa vendimi për të nxjerrje nga fuqia e vendimeve të 24 marsit, është marr me qëllim që Gjykata Kushtetuese të dal me qëndrim kur (të ju skadojë mandati i këshilltarëve). Në nenin 35 (nga Ligji për vetëqeverisje lokale)thuhet që mandati zgjat 4 vjet. Prej kur i nis mandati (këshilltarit)? Prej ditës së zgjedhjeve të 24 marsit të vitit 2013, nga dita e njohjes nga KSHZ ose nga verifikimi? Do të thotë se, se sipas ligjit duhet që të veprojmë kur ka lëshime. Lëshime ka në çdo rast kur mandati ka kaluar…Vendimi janë shfuqizuar, ndërsa do të mund që të hynë në fuqi nëse ndërrohen ligjet dhe për këtë duhet që të shprehet Gjykata Kushtetuese…

 

ARSYETIM:

Vanço Shehtanski si drejtor i Inspektoriatit Shtetëror për vetëqeverisje lokale ka marr vendim se organi i saj dhe ai personalisht duhet që të shfuqizoj të gjithë vendimet e këshillave të komunave në Republikën e Maqedonisë.

Ky vendim, i cili sipas Shehtanskit është veprim ligjor i Inspektoratit, sepse ai organ është dashur që veproj edhe kur ka lëshime (ligjore në ligje)?!

Duhej që të reagojmë në pajtim me detyrat ligjore” – thotë Shehtanski…”Për çdo rast për shkak të ligijeve tona ne e tangojmë (afatin) nga momenti i zgjedhjes”, shton drejtori. “Ingerencat tona janë vetëm mbi këshillat e njësive të vetëqeverisjes lokale…konstatimi është i joni, se këshillat janë me mandat të skaduar”…do të përsëris se, vendimi për shfuqizim të vendimeve të 24 marsit është marr, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të deklarohet prej (ju fillon mandati) sepse nuk është e shkruar…”

Këto fjali janë në vete kontradiktore. Ata, ai, mendon se me 24 ju ka skaduar afati, por le të thotë edhe Gjykata Kushtetuese. Asnjë institucion ose trup ose organ shtetëror nuk mund të veprojë sipas ligjit, nëse ligji ka “lëshime”, gjegjësisht gjëra të cilat nuk janë të specifikuara siç është rasti  i rrjedhjes së mandatit të këshilltarëve në qeverisjen lokale.

Në këtë rast, disa trupa mbikëqyrëse ose institucione shtetërore tashmë kanë marr një mendim të tillë ligjor. Sepse nuk ka mundur që ta bëj Komisioni ligjor-legjislativ në Kuvend, sepse nuk është e konstituar, ka qenë i kërkuar interpretimi nga Ministria e Drejtësisë, e cila tashmë ka marr vendim se deri në mes të majit, këshillat dhe kryetarët e komunave mund që ligjërisht të kryejnë veprimin e tyre.

Rreth kësaj pyetje kishte shume debate, përfshirë këtu edhe atë se kush është përgjegjës që të bëj interpretimin e ligjit. Sido që të jetë, u morr një mendim i till, por, Shehtanski kishte mendimin dhe interpretimin e tij. Edhe ai si i pari i Inspektoariatit për vetëqeverisje lokale vlerëson se duhet që të veprojë “kur ka lëshime” dhe të anulojë, gjegjësisht që të shfuqizoj vendimet e këshillit të vetëqeverisjes lokale pas 24 marsit. Ku 600 vendime janë shfuqizuar, thotë Shehtanski. Sepse ai personalisht shprehet se 24 marsi është data-mesatarja për mandatin e këshilltarëve, njëjti sikur që të ketë interpretimin e tij se mandati i kryetarit të komunës duhet që të vlej deri në fund të vitit kalendarik 2017, dhe njëjtë siç ka interpretime, se ata, kryetarët e komunave, sipas Ligjit për paga duhet që të sigurohen dhe të nënshkruhen paga për të punësuarit në komunë.

Por mirë, në fund thotë se nëse bëhen ndryshimet ligjore me interpretime retroaktive për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve deri në zgjedhjet e reja lokale dhe konstituimi i organeve të reja, atëherë vendim e tyre shfuqizohen, atëherë do t’i kthejnë vendimet e këshillit me forcë, por nëse del së pari nga ligjet e Gjykatës Kushtetuese…?! Në kumtesë për mediume, siç mund që të shihet, vlerëson se asnjë vendim në Kuvend nuk mund që të ketë veprim më retroaktiv.

Interpretimet e këtilla të Shehtanskit, i cili ka udhëhequr me organet në suaza të Ministrisë për vetëqeverisje lokale,  e cila, tashmë ka shprehur papajtueshmëri me procedurat e saja, në radhë të parë janë kontradiktore dhe për këtë vlerësohen si jokonsekuente.

 

BURIME

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *