Secili aktivizëm shoqëror është edhe angazhim politik

Nikolla Popovski: Kush mund të merret me politik? Foto: Friends of Europe/flickr

 

Ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e RM-së Nikolla Popovski, i pyetur për shtypjet të cilat, siç thotë ai, bëhen nga ana e Xhorxh Soros në Maqedoni në sferën e politikës së brendshme, për median e shkruar italiane dha deklaratën në vazhdim:

Problem nuk përbën vetëm shuma e madhe, duke parë kriteret në Shkup, por edhe koncentrimi jonormal. Në të vërtetë 90% e mjeteve financiare, të cilat i marrin organizatat joqeveritare, vinë nga një burim i vetëm. Nëse kësaj i shtohet fakti se një pjesë është e angazhuar në politik (këtë do të duhej ta bënë partitë politike), nën ombrellën e organizatave humanitare, dhe juve mund  të ju bëhet e qartë se gjithë kjo nuk mund të pranohet nga një shteti sovran. 

 

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO DPMNE-së, Data: 16.01.2017]

 

ARSYETIM:

Ministri Popovski në intervistën për gazetën italiane “La Verita”, në stilin e kampanjës së VMRO DPMNE-së për “desorosozim”,  filloi me Thirrjen e VMRO DPMNE-së së lexuar para KSHZ-së në fund të vitit të kaluar, duke shtuar numra dhe tenton që të krahasojë ndarjet e mjeteve të Fondacionin e Shoqërisë së Hapur në Maqedoni, me ndarjet mjeteve nga Buxheti i RM-së, kur bëhet fjalë për organizata joqeveritare ose qytetare.

Këto numra , edhe pse të pakrahasueshëm për shkak të jotransparencës së shpenzimeve buxhetore për këtë qëllim (është marr shembull Buxheti i RM-së për vitin 2016 – pika 463), si dhe jotransparenca e shpenzimeve për këtë qëllim në nivel lokale ose nga ndërmarrjet publike, për shembull (faqe 4).

Këtë pjesë e vlerësojmë si të pavërtetë për sa i përket kualifikimit se “pjesa më e madhe e shfrytëzuesve janë të angazhuar në politik (dhe këtë do të duhej t’a bënin partitë politike).”

ueb faqen e Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni përmes dokumentacioneve të cilat për atë se kush merr financa nga ky fondacion dhe përse harxhohen paratë, mund që të shikoni deklaratën e Popovskit. Në Raportin për vitin 2015, si pjesë e zbatimit të Strategjisë së FSHHM-së nga viti 2014-2017, mund të shihet se shfrytëzues janë organizatat ose edhe një në kategoritë në vazhdim:

  • Liria e të shprehurit
  • Promovimi i të drejtave të njeriut në shëndetësi
  • Angazhimi rinor në problemet sociale 
  • Lufta kundër korrupsionit
  • Monitorimi dhe dokumentimi i të drejtave të njeriut
  • Transparenca buxhetore

Më pas shtohet edhe konceptet të cilat janë përpunuar në kët fushë, me të cilëve, për shembull, edhe koncepti i “Ndihmë humanitare dhe ligjore për emigrantët”. 

Duke mos pasur parasysh se sa organizata ose mediume financohet me këto pra (dhe ata janë vetë, katër organizata të cilat lëshojnë faqe mediatike), deklarata është e pavërtetë pikërisht për shkak se akuzat janë të pabaza që një pjesë e madhe e shfrytëzuesve të këtyre mjeteve merren me politikë.

Nëse shohim më thellë, secili aktivitet i secilës organizatë qytetare në thelb është aktivitet politik.  A nuk është liria e të shprehurit dhe liria e mediave një pjesë e aktivitetit politik? A nuk është aktivitet politik, mes tjerash monitorimi dhe dokumentimi i të drejtave të njeriut ose, përsëri, lufta kundër korrupsionit?

Të gjithë aktivitete e këtyre organizatave, kuptohet, se janë politike dhe nuk kanë të bëjnë me partitë politike. Më saktë, bëhet fjalë për angazhimin në politika të caktuara të qeverisë ose të vetëqeverisjeve lokale të cilat nën vëzhgimin e organizatave qytetare, të cilat ndërmarrin aktivitete të llojeve të ndryshme për kritika dhe në lobim për ndryshim të atyre politikave nëse vërtetohen dobësi në ato ose nëse qytetarët i ndjejnë si të gabuara. Dhe prej kur kjo është e paligjshme, ose, e rezervuar vetëm për partitë politike?

Prej këtu, deklaratën e Popovskit, edhe pse shikuar formalisht, pjesërisht është e vërtetë, si tërësi është e pavërtetë. Secili tubim qytetarë në shenjë mbështetjeje, për shembull, në luftën kundër kufizimit të lirisë së të shprehurit ose kundër kufizimit të të drejtës së abortit ose emancipimit të grave Rome, de jure është aktivitet qytetarë, de fakto është aktivitet politik qytetarë, por kjo nuk do të thotë se “shfrytëzuesit aktivisht janë të angazhuar në politik” dhe se “këtë do të duhet t’a bëjnë vetëm partitë politike”

Ka edhe një të pavërtetë në deklaratën e Popovskit, dhe ajo është se 90 përqind të mjeteve për organizata joqeveritare vinë nga i njëjti burim, gjegjësisht prej FSHHM-së, gjë që po ashtu është e pavërtetë.

Vetëm nëse bëhet krahasimi i raporteve financiare në FSHHM dhe raporteve të Buxhetit, do të shihet se edhe qeveria dhe FSHHM kanë harxhuar gati se mjete identike (edhe pse te qeveria kjo është jotransparente), dhe përveç kësaj, një pjesë edhe madhe, për të mos thënë një pjesë mjaftë e madhe e parave për organizatat qytetare, vinë prej UNDP-së, USAID-it, para së gjithash BE (për çka dëshmon edhe vetë tabela më poshtë), si dhe një numër i madh i donacioneve bilaterale vinë prej miqve të ndryshëm të Maqedonisë.

1520649_10206184553367141_6973793340556775501_n
Tabela e financimeve të EU në Maqedoni ku mund të vëreheni investimet e mëdha ne sektorin civil. Burim: Unioni Evropian

Por, në deklaratën e Popovskit, përveç të pavërtetës ka edhe jokonsekuencë. Më saktë, një pjesë e madhe e para të FSHHM, në 25 vitet e kaluara kanë shkuar drejtpërdrejtë në mbështetjen e projekteve qeveritare ose në shëndetësi ose në arsimim ose në qeverisjen e të drejtës ose në siguri, për të cilën flasin edhe faktet të cilat dalin nga intervista për TV NOVA, me të parën e FSHHM, Fani Karanfillovska Panovska.

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.