Salla “Partizan” ne Negotinë mbeti e shkatërruar

Projekt: Konvertimi i sallës “Partizan” në qendër për biznes dhe banim

Komuna e Negotinës do të mbështes investitorin privat, i cili do të ndërtojë objekt biznesi dhe banimi në qendrën e Negotinës, në vendin e sallës së vjetër sportive “Partizan”. Me këtë projekt do të mundësohet hapja e më shumë objekteve tregtare dhe shërbyese, që do të thotë hapje të vendeve të reja të punës, përmirësim i shërbimit të qytetarit dhe zbukurim të qendrës së Negotinës. (Afati i realizimit: vitet 2013-2014)

 

ARSYETIM:

Premtimi për konvertimit të sallës “Partizan” në qendër biznesi dhe banimi është premtim i parealizuar i kryetarit të Negotinës, Vanço Apostollov. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Negotinë më të mirë!” (faqe 16).

Projektin për shndërrimin e sallës sportive “Partizan” dhe ndërtimi i hapësirës biznesore dhe banimi, kryetari Apostollov e lajmëroi përsëri pothuajse dy vite pasi mori funksionin, me 06.11.2015.

Këto ditë festojmë, ndërsa menjëherë pas lajmëroj fillimin e ekspansionit ndërtues në Komunë e Negotinës me realizimin e projekteve të shumta në numër si në qytet, ashtu edhe ne vendbanimet përreth, shtoi Apostollov duke theksuar më shumë projekte të cilat do t’i zbatojmë, mes të cilëve fillimin e rikonstruktimit të hapësirës së biznesit dhe banimit, tregun e ri të qytetit dhe hapësirën për parkim në vend të sallës së shkatërruar Partizan…, publikoi Negotinoinfo. 

Me 07.07.2016, Apoastollov përsëri lajmëroi projektin, duke theksuar se tashmë ka filluar procedura e tenderit.

Në vendin e sallës sportive “Partizan” në Negotinë do të nis objekti i ri dhe tashmë ka filluar procedura e tenderit, informoi sot kryetari i Komunës së Negotinës Vanço Apostollov. 

Me 28.10.2016, portali Tikveshija Info,duke rikujtuar projektet e premtuara të Apostollovit, shkruan se “ende salla e sportit Partizan më mes të Negotinës qëndron si shtëpi e filmave horror, mbushur me mbeturina”. 

Bëhet fjalë për objekt jostabil prej ku bien materialet ndërtimore dhe është vërtet rrezik për kalimtarët. Edhe paraardhësi i Apostollovit, Pane Trajkov në vitin 2009 premtoi rivitalizim të “Partizanit”, ndërsa premtimin e njëjtë banorët e Negotinës ia propozuan edhe Apostollovit në vitin 2013. 

llogaridhënien e Apostollovit për atë që është punuar në vitin 2016, të publikuar në faqen zyrtare në komunës, është shtuar vetëm se “është kryer shtije e hapësirës në të cilën është lokalizuar salla e rrënuar e DTB Partizan dhe në vend të saj në vendim më atraktiv të qendrës së Negotinës do të ndërtohet qendra për biznes dhe banim P+4.”

Duke pasur parasysh gjithë këtë, edhe faktin se mandati i kryetarit Apostollov skadon këtë muaj (maj 2017), mund që të përfundohet se premtimi i dhënë për sallën sportive Partizan në Negotinë është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *