Rruga “Shkupi” është zgjeruar, për unazën duhet të pritet

Zgjerimi i rrugës "Shkupi" Foto: Ueb-faqja e Qytetit të Shkupit.

 

Projekt: Zgjerimi i rrg. “Shkupi” deri te bul. “8 Shtatori” 

Përshkrimi i projektit: Me këtë zgjerim të rr. “Shkupi” deri te bul. “8 Shtatori” do të rregullohet trafiku i ngushtë në këto rrugë. Nëse ekziston mundësia, së bashku me zgjerimin do të ndërtohet edhe unaza. (Afati: 2014-2017)

ARSYETIMI:

Projekti për zgjerim të rr. “Shkupi” deri të bul. “8 Shtatori” më ndërtimin e unazës, premtimi i kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski është realizuar pjesërisht. ky projekt është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017. të titulluar si : “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë!” (faqe 57). 

Gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, kryetari Trajanovski, në konferencë për shtyp, të mbajtur me 16.03.2013, e ka promovuar projektin për zgjerim të rrugës “Shkupi” deri te bul. “8 Shtatori”.

 Ky është një udhëkryq i rëndësishëm sepse këtu kalojnë një pjesë e madhe e veturave nga Çairi, Buteli, dhe Gazi Baba të cilat dëshirojnë që të vijnë drejtpërdrejtë deri në Komunën Karposh ose të vazhdojnë kah Gjorçe Petrov. Në periudhën e ardhshme do të përpunojmë projektin për zgjerimin e saj, ndërsa nëse kushtet dhe marrëdhëniet ligjore-pronore e lejojnë, do të rregullohet edhe me unazë. nëse nuk ekzistojnë mundësit për ndërtimin gjatë zgjerimit në trafiku do të  shtohet edhe një korsi shtesë edhe në rrugën “8 Shtatori” edhe në rrugën “Shkupi” edhe te pjesa e cila vjen prej Momin Petok, informon Veçer

Me 08.12.2013, mediumet informuan se është zgjeruar udhëkryqi të Momin Petok, gjegjësisht është lëshuar koria e tretë e rrugës “Shkupi”.

Ekipet e Qytetit të Shkupit këto ditë ndërtuan korsinë e tretë në rrugën “Shkupi”, para kryqëzimit me bulevardin “8 Shtatori”, me çka ky kryqëzim u zgjerua për 200 metra. Zgjerimi është realizuar në sipërfaqe prej 920 metra katror. Në terren u gropua toka, u vendos shtresa prej rërë, dhe më pas sipërfaqja u asfaltua me 395 ton asfalt, informoi A1on

Këtë informacion na e vërtetuan edhe nga Qyteti i Shkupit.

Ekipet e Qytetit të Shkupit në vitin 2013 ndërtuan korsinë e trët në rrugën Shkupi, para kryqëzimit me bulevardin 8 Shtatori, me çka ky kryqëzim i rëndësishëm u zgjerua për 200 metra. Përgjatë kësaj korsie u ndërtua edhe trotuari me sipërfaqe prej 400 metra katror, i mbuluar me asfalt. Për ndërtimin e korsisë së tretë në rrugën Shkupi para udhëkryqit me bulevardin 8 Shtatori nga buxheti i Qytetit të Shkupit me 3,5 milion denarë të ndara, deklaruan nga Qyteti për Vërtetmatësin. 

Për sa i përket ndërtimit të unazës në këtë udhëkryq, i cili përmendet në premtimin e Trajanovskit, në Llogaridhënien në vitin 2016, babai i qytetit, në pjesën e projekteve të realizuara në Komunën Karposh, përmend edhe se ndërtimi i unazës në bul. 8 Shtatori të Hubo Market do të fillojë në vitin 2017, por nuk e specifikon se kur më saktë.

Nga qyteti i Shkupit për “Vërtetmatësin” thonë se në këtë projekt janë duke punuar në mënyrë aktive.

Është duke u punuar aktivisht për intervenime shtesë me qëllim të përmirësimit të trafikut në këtë udhëkryq. Komuna Karposh ka porositur studim për unazën dhe sapo të përpunohet dhe t’i dorëzohet Qytetit të Shkupit, menjëherë do të të niset drejtë përpunimit të projekteve të komunikacionit dhe infrastrukturës për realizim të unazës. Në ndërkohë u realizua edhe një zgjerim i udhëkryqit, në pjesën e Hubomarketit. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të arrihet në përfundim se premtimi i Trajanovskit për zgjerimin e rrugës “Shkupi” deri të bul. “8 Shtatori” dhe ndërtimi i unazës është realizuar pjesërisht. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.