Rruga “Krushevksa Republika” në Shtip me asfalt të ri

Foto: stip.gov.mk

 

Të vendosim asfalt të ri në rrugën “Krusehvska Republika” me gjatësi prej 500 m lidhje me rr: “Leski”

[Burimi: Programi zgjedhor i Bllagoj Boçvarskit për zgjedhjet lokale 2017,  „Jetë në Shkup për të gjithë“ (faqe 26), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Shtipitm Bllagoj Boçvarskit se do të vendoset asfalt i ri në rrugën “Krushevska Republika”, dhënë në fushatën për zgjedhjet lokale (tetor 2017), është realizuar. Projekti është pjesë e programit të ri parazgjedhor “Jetë për të gjithë në Shtip“, në pjesën “PROJEKTE KOMUNALE” – Njësia urbane “Babi” dhe “Duzja” (faqe 26).

Me 22 gusht (2018) kryetari i Shipit, Boçvarski, inspektoi aktivitetet ndërtimore për rehabilitim dhe sanim të rrugës “Krushevshka Republika” në lagjen Babi. Në një pjesë të mediumeve u transmetua deklarata e kryetarit Boçvarski në të cilën thotë:

Para disa ditëve shpallëm se Komuna e Shtipit fillon me një ofanzivë të madhe ndërtese me investime të mëdha me shumë prej 2.6 milion euro. Sot vazhdojmë me promovimin e të gjithë aktiviteteve ndërtuese të cilat i kemi filluar dhe do t’i realizojmë në periudhën e ardhshme…Në rrugën “Krushevska Republika” do të asfaltojmë sipërfaqe prej 1300 metrash katror, ndërsa rehabilitimi dhe sanimi i kësaj rruge Komunës së Shtipit do t’i kushtojë diku rreth 450.000 denarë. 

Informacioni dhe fotografitë në lidhje me aktivitet ndërtuese në rrugën “Krushevska Republika” në lagjen “Babi”, janë publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës së Shtip-it.

Me 30 gusht në ueb-faqen e Komunës është publikuar se ka përfunduar sanimi dhe rehabilitimi i rrugës “Krueshevska Republika”; ndërsa i njëjti informacion mund të lexohet në disa mediume.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet se ky premtim zjedhor i Boçvarskit është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.