Rrjeti i gazit në Strumicë ende është duke u ndërtuar

Në gusht të vitit 2013 NP "Strumica-gas" zyrtarisht filloi me kyçjen e amvisërive me gaz natyror. Foto: ueb-faqja e Komunës së Strumicës.

Gazifikimi i tokës bujqësore (faza 2 në pjesën e rajonit Kuklish – Saçevo – Gradsko Balldovski – Svidovica – Murtino në gjatësi prej 17 kilometrave; dhe faza e dytë pjesa në rajonin Procenikovo – Dobrejci – Dabile në gjatësi prej 8,5 kilometra)

Ndërtimi i rrjetës sekondare të gazit deri të të gjithë pjesët e qytetit dhe në të gjithë zonat industriale në gjatësi prej 25 km. 

 

ARSYETIM:

Projekti “Gazifikimi i Strumicës -faza e dytë”, është një prej projekteve kapitale të vendosura në programin zgjedhor te kryetarit të komunës, Zoran Zaevit për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017 (faqe 19). Zaev në program thekson se gjatë kohës së mandatit katërvjeçar do të mundësohet kyçja e të gjithë shfrytëzuesve deri te karburanti efikas: “Premtojmë se tubacioni i gazit do të arrij deri të të gjithë të gjithë amvisëritë e interesuara, kompanitë dhe prodhuesit bujqësor”. Përsëri, kontrolli i “Vërtetmatësit” tregoi se deri më tani (20.04.2017) ky premtim i tij është realizuar pjesërisht. 

Në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Strumicës mund që të lexohet se ndërmarrja publike për veprimtari energjetike “STRUMICA-GAS” – Stumicë, është themeluar para shtatë vitesh (2010) – me vendimin e Këshillit të Komunës së Strumicës në seancën e mbajtur me 26.04.2010. Pas kësaj është shtuar se:

NPDE “Strumica-Gas” me 15 prill të vitit 2012, zyrtarisht filloi me ndërtimin e shpërndarjes së gazit nga tubat prej polietileni PE 100 SDR e cila deri më tani (2014) është me gjatësi prej 20 kilometrave, ndërsa planifikohet që në katër vitet e ardhme të arrij në gjatësi prej 50 km. 

Shfrytëzimi i gazit natyror ne Komunën e Strumicës zyrtarisht ka filluar me 10 nëntor të vitit 2012, prej kur 14 objekte të cilat janë nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale janë kyçur në rrjetin e gazit dhe shfrytëzimin e gazit natyror si karburant për ngrohje. Bëhet fjalë për katër shkolla fillore, tre të mesme, katër kopshte, ndërtesa e Komunës së Strumicës, Shtëpie e ARM-së dhe shkolla e mesme muzikore. 

Prej gushtit të vitit 2013 Ndërmarrja Publike zyrtarisht filloi me kyçjen e amvisërive të cilët ishin të interesuara për shfrytëzimin e gazit natyror për sezonin ekzistues 2013/2014. Dinamika e kyçjes është në varshmëri me numrin e të interesuarve për shfrytëzimin e gazit në një distrikt të dhënë. 

Në vitin 2014 vëmendja e NPDE “Strumica-Gas” është drejtuar kah qëllimi më i rëndësishëm i kyçjes së ndërmarrjes së objekteve biznesore dhe shpërndarje të rrjetit të gazit. 

Në shkurt të vitit 2016 mediumet informuan se Komuna e Strumcës dhe ndërmarrja publike “Strumica-gas” punojnë në gazifikimin e pjesëve të reja të qytetit dhe rrjeti i gazit është në fazën përfundimtare dhe është duke u bërë në rrugët “Dimitar Vllahov”, “Dojrnaska”, “Gjuro Gjakoviq” dhe “Goce Dellçev” në gjatësi prej 500 metrave.

Në këtë pjesë të qytetit janë paraqitur 11 subjekte për kyçje të rrjetit të gazit. Projekti për gazifikim të Strumicës mund që të konsiderohet i suksesshëm, nëse merret parasysh edhe fakti se në vitet e kaluara janë kyçur 270 subjekte në rrjetin e gazit, përfshirë këtu edhe shtëpitë e qytetarëve, objektet e karakterit publik, objekteve hotelierike dhe ndërtesa të tjera

Atëherë u kumtua se në vitin 2016 është paraparë që të ndërtohet rrjetit i gazit në gjatësi prej 16 kilometrave, prej të cilave 8,5 janë vendosur në vet qytetin. Po ashtu, është lajmëruar

Deri në fund të vitit 2017, rrjeti i gazit në Strumicë do të ketë gjatësi prej 40 kilometrave, me çka do të përfshihen të gjithë zonat kryesore të qytetit dhe në vendbanimet Dobrejci, Dabile dhe Kuklish. 

Në nëntor te vitit 2016 Plusinfo informojë se “Strumcia-gas” publikoi tender për zgjedhje te kompanisë e cila do të ndërtojë 6,5 kilometra të rrjetit shpërndarës në qytet dhe në vendbanimet përreth.

Vlera e llogaritur arrin 10 milion  denarë, pa TVSH. Ndërtimi i rrjetit të gazit do të zhvillohet për një vit. Ofertat e konkursit kompanitë mund që t’i dorëzojnë deri me 6 dhjetor. 

Ky investim duhet që të afrojë gazin natyror deri të të gjithë banorët e zonave të qytetit në Strumicë, por edhe të lidh edhe fshatrat Dobrejci, Dabile dhe Kuklish me rrjetin e gazit. 

Në janar të këtij viti (2017) mediumet informuan se Komuna e Strumicës përmes ndërmarrjes së vet publike do të vazhdojë me zgjerimin e rrjetit të gazit në qytet.

“Strumica-gas” tashmë ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e 6,5 kilometrave shtesë të rrjetit të gazit përgjatë vitit 2017.

Vlera arrin 10 milion denarë, ndërsa si ekzekutuesi i punëve ndërtimore është zgjedhur kompania “Konti Hidroplast” nga Gjevgjelia. Zhvillimi i rrjetit sekondar të gazit në vitin ekzistues do të drejtohet edhe jashtë mjediseve të qytetit. Marrëveshja e nënshkruar për ndërtim të rrjetit me gjatësi prej 6,5 kilometrash është një pjesë e planifikuar për shpërndarje të tubacionit për 15 kilometrave të reja në vitin 2017. 

Gazi natyror është planifikuar që të arrij deri të fabrikat dhe deri të sipërfaqet bujqësore në Kuklish, me çka do të zgjerohet numri i shfrytëzuesve i gazit natyror. Vetëqeverisja lokale nga Strumcia planifikon që deri në fund të vitit 2017 të zhvillojë rrjet të gazit me gjatësi prej 40 kilometrave. Nëse realizohet ajo që është planifikuar me planin infrastrukturor, pjesa më e madhe e Strumicës do të ketë mundësi që të ketë gaz në amvisëri dhe në industri. (publikoi “Billd”)

Kështu që, edhe pse deri më tani janë kryer aktivitete të rëndësishme në drejtim të realizmit të këtij projekti, përsëri ai nuk është i zbatuar tërësisht dhe realizimi i tërësishëm lajmërohet në fund të vitit 2017. Duke pasur se mandati për qeverinë lokale duhet që të përfundojë së shpejti – në maj të vitit 2017, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, këtë premtim parazgjedhorë të Zaevit e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.