Risto Nikovski: Çfarë ingerencash ka BE-ja me Konventën e Vjenës

 

Në lidhje me deklaratën e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, dhënë më 27.02.2015 se së paku gjashtë ambasadorë të vendeve më të rëndësishme kanë qenë të përgjuar, rrjeti investigativ BIRN më 28.03.2015 publikoi se Euroambasadori Aivo Orav ka dorëzuar notë diplomatike deri te Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë në emër të Bashkimit Evropian nëpërmjet të së cilës kërkon të respektohet Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike.

Ристо Никовски во изјавата за 24Вести
Risto Nokovski gjatë deklaratës për 24 Vesti

Për 24 Vesti, MPJ e konfirmoi notën diplomatike të Ambasadorit dhe thotë „Orav ka dorëzuar notë për respektimin e Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike. Nota është drejtuar pas kërcënimeve të bëra në publik nga lider i partisë politike se posedon materiale të marra dhe të krijuara ilegalisht”.

Media e njejtë për këtë çështje në ditarin e tyre të rregullt përcjell mendime të ekspertëve midis të cilëve është edhe Risto Nikovski, diplomat dhe ish-ambasador i cili për ditarin deklaroi:

Në përgjigjen tonë duhet të thuhet se Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë e këshillon Bashkimin Evropian dhe Brukselin që ta respektojnë Gjykatën e Hagës sepse pikë së pari Bashkimi Evropian dhe Brukseli nuk kanë asnjë kompetencë mbi zbatimin e Konventës së Vjenës. Nëse ndonjë nga ambasadorët ose ambasadat përkatëse është përgjuar, qoftë nga shërbime të vendit apo të huaja, ai shtet mundet vetë ta mbrojë veten.

 

[Burimi: 24Vesti, Data: 28.03.2015] (video, minuta 01:52)

 

Arsyetim:

Së pari, nuk është e qartë se për cilën Gjykatë e ka fjalën eksperti? Termi „Gjykatë e Hagës” në terminologjinë lokale i referohet Gjykatës ndërkombëtare penale për Ish-Jugosllavinë, dhe njëkohësisht në Hagë kanë seli edhe disa tribunale ndërkombëtare të cilët sipas vendndodhjes gjithashtu mund të quhen „Gjykata të Hagës”. Bëhet fjalë për Gjykatën ndërkombëtare të së drejtës, Gjykatën ndërkombëtare penale, Gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit, Gjykatën e përhershme të arbitrazhit – të gjitha këto janë me seli në Hagë. Nëse eksperti flet për Gjykatën ndërkombëtare të së drejtës që është kompetente të vendosë mbi konteste ndërkombëtare juridike, duke përfshirë këtu edhe shkelje të të drejtave të garantuara me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, atëherë duhet të potencohet se kjo gjykatë ka kompetencë të vendosë vetëm në konteste të inicuara nga shtetet, por jo edhe organizata ndërkombëtare siç është BE-ja. Kjo do të thotë se eksperti flet për gjykatë e cila në rastin konkret është jokompetente.

Më tej thuhet se „Bashkimi Evropian dhe Brukseli nuk kanë asnjë kompetencë mbi implementimin e Konventës së Vjenës”. Ky mesazh është plotësisht i paqartë. Në qoftë se eksperti dëshiron të thotë se Konventa e Vjenës është e paimplementueshme për Bashkimin Evropian, në atë rast duhet të argumentohet sepse kjo deklaratë është e gabuar.

Domethënë me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës forcohet edhe roli i BE-së në plan ndërkombëtar. Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë bëhet më koherente dhe vendoset Përfaqësues i lartë i unionit për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Shërbimi evropian për ndikim të jashtëm dhe politikë të përbashkët të jashtme dhe të mbrojtjes. Delegacionet e dikurshme të Komisionit Evropian që e përfaqësonin vetëm komisionin u shndërruan në Delegacione të BE-së me mandate të zgjeruar duke përfaqësuar Bashkimin Evropian në tërësi dhe me status të përfaqësive diplomatike. Në të gjitha shtetet me përjashtim të Izraelit, Delegacionet e BE-së kanë status të përfaqësive diplomatike me privilegje të caktuara dhe imunitete të cilët u nënshtrohen normave të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike. Në studimin e Qendrës së Luvenit për studime globale „BE, Shërbimi Evropian për ndikim të jashtëm, Delegacionet e BE-së dhe e drejta ndërkombëtare diplomatike: Horizonte të reja” ku veçanërisht hulumtohet zbatueshmëria e Konventës së Vjenës nga ana e Delegacioneve të BE-së:

 

Në thuajse gjashtë dekada, BE-ja arriti rolin e një aktori global diplomatik: numri i misioneve diplomatike u rrit, ndërsa për momentin ka rrjet universal. Në union implementohet Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike prej vitit 1961 maksimalisht në marrëveshjet bilaterale me shtete të treta dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Si rezultat i kësaj, BE-ja ka dhënë kontribut origjinal për të drejtën ndërkombëtare diplomatike.

 

Pasaktësia dhe paqëndrueshmëria e deklaratën e Nikovskit vërtetohet edhe më tej kur ai thotë se „nëse ndonjë nga ambasadat përkatëse ka qenë e përgjuar ai shtet mund ta mbrojë veten vet”. Me këtë ai edhe më tej mohon se Konventa e Vjenës zbatohet në Delegacionin e BE-së në vendin tonë duke potencuar se kjo gjë është e mundur vetëm për përfaqësi diplomatike të shteteve të caktuara.

 

 

Burimi: 

 

Vlerësoi: Milena Josifovska

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *