Rinovohet stacioni hekurudhor në Shkup

Rindërtimi i stacionit hekurudhor ka përfshirë edhe 6 peronët

 

 

Në kuadër të këtij projekti do të rehabilitohet stacioni hekurudhor në Shkup në përputhshmëri me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe përmirësimin dhe qasjen e pasagjerëve, duke marrë parasysh edhe pasagjerët me aftësi të veçanta, si dhe përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes nëpërmjet modernizimit të sistemeve për sinjalizim dhe informim. Projekti do të financohet nga fondet IPA (Buxheti: Vlera e parashikuar 2.600.000 euro POK 2014-2015)

ARSYETIM:

Rindërtimi i stacionit hekurudhor në Shkup, të cilën VMRO- DPMNE e kishte premtuar pesë vite më parë është përfunduar. Partia në pushtet këtë projekt për herë të parë e bëri publik gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2011, por pas dështimit për të realizuar në mandatin (2011-2014), të njejtin projekt përsëri  e premtoi në Programin “ I dëshmuar” (Faqe. 69), me të cilin doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit 2014.

Ish kryeministri, lider i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, fillimin e rindërtimit të stacionit hekurudhor të Shkupit e paralajmëroi në shkurt të vitit 2014 dhe punimet duhej të fillonin në periudhën zgjedhore (mars- prill 2014)

Përgatitjet për rindërtimin e saj janë në fazën përfundimtare, punohet në vlerësimin e ofertave të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të muajit. Në fund të muajit mars apo në prill duhet të nis rikonstruksioni i plotë, i cili është i pari pas ndërtimit të stacionit, tha aso kohe Gruevski.

Renovimi i stacionit hekurudhor ka filluar në qershor të vitit 2014( dy muaj pas zgjedhjeve që u mbajtën në prill). Projektimi i këtij plani u bë nga kompania holandeze “Grontmej”.

Për realizimin e punëve ndërtimore u angazhuan kompanitë vendore “Inkom Inzhenering”, “Bonor inzhenering” dhe “Globoci”.  Mbikëqyrja e rindërtimit ju besua kompanisë italiane “ADR Prodzheti” (ARS Progetti SpA). Sipas parashikimeve të atëhershme, rindërtimi duhej të përfundonte më së voni me 15 prill të vitit 2015.

Drejtori i NP HM Infrastruktura, Irfan Asani aso kohe deklaroi:

Nëpërmjet IPA programit, rindërtohet një pjesë e Stacionit hekurudhor në Shkup. Rindërtimi tashmë ka filluar. Do të vendosen ashensorë të rinj që do të çojnë nga kati përdhes deri tek platformat dhe peronet, ato do të ngrihen 20 centimetra lartë, dhe do të ketë bazë të re të pllakave. Stacioni hekurudhor do të pajiset me sistem të ri elektrik, qytetarët do të mund biletat t’i blejnë në mënyrë elektronike, dhomat e pritjes do të kenë pamje të re, ndërsa qytetaret do të mund të informohen me lehtë për orarin e udhëtimeve…

Në korrik të vitit 2015 u njoftua se rindërtimi është afër përfundimit dhe se stacioni hekurudhor në Shkup së shpejti do të ketë pamje të re. Ministri i transportit dhe lidhjeve Vllado Misajllkov aso kohe deklaroi:

Punohet me efikasitet në objekt, vazhdimisht dërgohen punëtor shtesë dhe presim që për tre- katër muaj stacioni hekurudhor të rehabilitohet tërësisht.

Ndërsa drejtori i NP HM Infrastruktura, Irfan Asani, në atë rast tha:

Dy perona janë plotësisht të ndërtuar, punohet në peronin e tret, ashensorët janë 90 % të përfunduar. Një pjesë e tualeteve, në pjesën veriore, janë 100 % të përfunduara, ndërsa në pjesët tjera 90%. Punohet në instalimet elektrike dhe klimatike të cilat janë 80 % gati. Është bërë ngjyrosja, ndërsa më pas do të bëhet pastrimi gjeneral.

Rindërtimi përfundoi në vjeshtë të vitit 2015

Në vendngjarje mund të shihet se është përfunduar rindërtimi i gjashtë peronave, janë vendosur ashensorët e rinj dhe eskalatorët, janë nderuar edhe dyert e hyrjeve, janë rinovuar të gjithë tualetet e stacionit, ndërsa pamje të re kanë marrë edhe dhomat e pritjeve. Brenda ndërtesës është vendosur edhe një sistemi i ri zjarrfikës, ndërsa është sanuar plotësisht instilacioni  elektrik dhe kondicionerët.

Kulmi i ndërtesës është sanuar, ndërsa duhet të vendosen panele fotovoltaike në çati nga të cilat pjesërisht do të prodhohet energji elektrike për stacionin.

Kështu që, premtimi elektoral “REHABIILITIMI DHE RINDËRTIMI I STACIONIT HEKURUDHOR NË SHKUP” vlerësohet si i përmbushur.

Përndryshe, në nëntor të vitit të kaluar Gruevski (aso kohe ende kryeministër) gjatë vizitës në stacionin hekurudhor në Veles, u mburr se:

Stacioni i trenit në Shkup tashmë është rinovuar ( nga 0,52 deri 0,54 minutë në video)

Mediat publikuan fotografi të Stacionit hekurudhor të rindërtuar. Por, edhe pse, kishte paralajmërime për inaugurimin e saj, megjithatë, me kërkim në Google dhe në mediat maqedonase në internet, nuk mund të gjindet informacioni për një ngjarje të tillë. Ngelet e paqartë pse rindërtimi i Stacionit hekurudhor në Shkup nuk është inauguruar.

*Shënim

Këtë premtim Vërtetmatësi për herë të parë e ka analizuar në prill të vitit 2014 ( si projekt i Programit zgjedhor të VMRO-DPMNE 20011-2015) “ Manifest për reforma dhe zhvillim faqe 80), dhe atëherë është vlerësuar si “i pa përmbushur”

Vlerësuar nga: Olivera Vejnovska

LINQE:

  • Burim: I dëshmuar– Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE (2014 – 2018) ( Komunikacioni hekurudhor dhe infrastruktura, faqe.69) [Qasur më: 20.03.2016]

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.