Rindërtohet tërësisht Hamami i vjetër në Tetovë

 

PROJEKT: “HAMAMI I VJETËR” TETOVË

Vazhdojmë me realizimin e projektit i cili mundësoi mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore nga periudha osmane. Bartës: IN Qendra nacionale konservatore – Shkup (Buxheti: 400.000 denarë Afati: viti 2015)

ARSYETIM:

Hamami turistik në Tetovë është rindërtuar tërësisht në nëntor të vitit 2015. Ky është një premtim i realizuar i VMRO DPMNE-së të dhënë në programin zgjedhor “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Një jetë më kualitative për të gjithë(Art dhe kulturë faqja 329).

 

Në gusht të vitit 2015 mediumet informuan se në fazën e përfundimit janë aktivitete për mbrojtje të Hamamit të vjetër në Tetovë.

Ky projekt u zhvillua në katër faza, dy prej të cilave janë realizuar në vitin 2012 dhe 2013, gjatë të cilëve është përpunuar projekti për mbrojtje të drejtpërdrejtë, suvatim dhe konservacion nga ana e institucioni përkatës IN Qendra Nacionale Konservatore – Shkup. 

Për realizimin e tërësishëm të këtij projekti, institucioni përkatës është përgjegjës për financim së bashku me Agjencia Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim- TIKA sipas të cilës, me koordinimin e të dy institucioneve, do të ndërmerren masat e nevojshme për mbrojtje, gjegjësisht suvatim të objektit.  

Në pajtueshmëri me dinamikën e ndërmarrë, është paraparë zgjidhja e problemit të lagështisë së objektit, ndërhyrje konservatore të kupolave, gjegjësisht suvatim të plasaritjeve të shkaktuara nga kushtet natyrore. Po ashtu, është paraparë intervenimi parandalues në brendësi të objektit, si dhe ndërtimi i kanalit kullues, kanali për ujërat atmosferik, bazamentit, muret përreth, fasadat, pullazi, trajtimi i mureve vertikale në hapësirat e objektit dhe trajtim të hapësirave sferike vertikale. 

Finalizimi i aktiviteteve prej fushës për kujdes është planifikuar të ndodhin në fund të vitit 2015. 

Me 21 nëntor të vitit 2015 ministrja e kulturës Elizabeta Kançeva – Milevska së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoni, Omur Sholendil ishte prezent në hapjen solemne të Hamamit të vjetër të rinovuar në Tetovë.

Ministrja Kançeska – Milevska në këtë rast theksoi se rindërtimi i këtij objekti kulturor historik nga kultura osmane u realizua me bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim – TIKA dhe është pjesë e programit të qeverisë në korniza të përpjekjes për mbrojtje adekuate dhe prezantim të trashëgimisë së pasur kulturore të cilën e posedon Republika e Maqedonisë.

Sot (12.11.2015) para opinionit prezantojmë hamamin e vjetër tërësisht të rindërtuar në Tetovë i cili është një prej aktiviteteve më reprezentative arkitektonike të kulturës osmane në vendin tonë, dëshmitarë për performancën e objekteve profane nga epoka mesjetare e vonshme. Ky monument i kulturës i cili numërohet ndër më të lashtat të trashëgimisë kulturore të Tetovës dhe rrethinës si pikë e traditave të vjetra kulturore nga periudha Osmane, i cili ringjall kohën e rritjes ekonomike dhe sociale të Tetovës me përshtypjen që jep së bashku me estetikën e tij vizuale, me volumin hapësinor, si dhe rëndësinë kulturore për banorët e qytetit (Milevska

Ambasadori Sholendil atëherë theksoi se Hamami i Tetovës paraqet monument të rëndësishëm kulturor historik që është edhe nishan i kulturës dhe historisë së përbashkët për të dy vendet.

Maqedonia dhe Turqia janë vende motra dhe mike dhe kjo miqësi do të zgjat edhe në të ardhmen sepse jemi të lidhur me lidhje të forta mes veti  dhe rinovimi i këtij monumenti kulturor historik është një tregues për në këtë drejtim (ambasadori Sholendil). 

 

BURIMET:

 

Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *