Rindërtohet salla sportive në SHF “Bllazhe Koneski”

Salla sportive në SHF "Bllazhe Koneski" është rindërtuar në gusht të vitit 2013 Foto: printscreen

Projekt: Rindërtimi i sallës sportive në SHF “Bllazhe Koneski” 

Реконструкцијата ќе опфати замена на под, дрвена столарија, спортски реквизити, реконструкција на електрична инсталација и реконструкција на гардероби и санитарни јазли во склоп на салата. (Средства: 2.000.000 денари Извор на финансирање: Буџет на Општината, рок: септември 2013) Rindërtimi përfshinë ndërrimin e dyshemesë, mobilierisë së drurit, rekuizitat sportive,instalim elektrik i ri, rindërtimi i zhveshtores dhe sanitarisë së banjave brenda sallës. (Mjete: 2.000.000 denarë, Burimi i financave: Buxheti i Komunës, afati: shtator 2013) 

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevski në programin e tij zgjedhor “Zgjedhja ime” (Arsim dhe shkencë, faqe 23), me të cilën doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013, premtoi rindërtim të sallës sportive në shkollën fillore “Bllazhe Koneski”. Këtë premtim e vlerësojmë si të realizuar.

Në shkurt të vitit 2013 kryetari Konevski, së bashku me ministrin e arsimit dhe shkencës, Pançe Kralev dhe drejtorin e mëparshëm të Agjencisë për për rini dhe sport, Llazar Popovski, promovuan projektin për rindërtim të sallave sportive në shkollat fillore “Dimitar Makedonski”, “Llozo Angelovski”, “Gjorgjia Pullevski”, “Ljuben Llape”, “Braqa Milladinovci” dhe “Bllazhe Koneski”.

Koneski atë botë deklaroi:

 Me këtë investim kaq të madh, presim që shkollat fillore të modernizohen, ndërsa nxënësit më në fund t’i kenë kushtet për aktivitete sportive në vende ku ruajnë shëndetin. 

Në qershor të vitit 2013 kishte informata se do të fillojë rindërtimi i sallave të shkollave fillore të lartpërmendura në Komunën e Aerodorimit, periudhë gjatë së cilës ishte thënë se punët ndërtimore në SHF “Bllazhe Koneski” kanë filluar.

 Do të bëhet rindërtimi i sallave sportive, zhveshtoreve dhe hapësirave për rekreative, në disa shkolla do të bëhet ndërrimi i pullazeve, do të ndërrohet mobilieria prej druri, objektet sanitare, do të vendosen mbrojtëse prej hekuri nëpër dritare dhe dyer, do të ndërrohen dyshemetë dhe pllakat e zhveshtoreve dhe korridoreve. Do të ngjyrosen muret dhe platformat, do të rregullohet ujësjellësi, kanalizimi dhe instalacioni elektrik (Konevski).

Në 26 gusht të vitit 2013 kryetari i Komunës Aerodrom, Konevski dhe ministri i atëhershëm për arsim dhe shkencë Spiro Ristovski promovuan fazën përfundimtare nga projekti për rindërtim të sallave sportive nëpër shkollat fillore të Komunës, ndërsa zyrtarisht u lëshua në përdorim salla në SHF “Bllazhe Koneski”.

Kjo sallë sportive u rindërtua e tëra duke përfshirë dyshemenë, hapësirat për rekuizit, pullazet, dritaret, tualetet dhe të gjitha punët në lidhje me sanitarin. Presim që në fillim të vitit shkollor që të gjitha sallat të rindërtohen në tërësi dhe, që më në fund, fëmijët të kenë kushte më të mira për mbajtjen e orëve të edukatës fizike (Konevski)

Prej gjithë kësaj mund të përfundohet se premtimi për rindërtim të sallës sportive në shkollën fillore “Bllazhe Koneski” është realizuar.

 

LINQET:

 

Оценето од: Владе Ѓорчев Vlerësuar prej: Vllade Gjorgjev

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.