Rikonstruktimi i bulevardit “ Mitropolit Teodosij Gologanov”, në vend të 60 milionëve, ka kushtuar 92,6 milion denar

Me zgjerimin kjo rrugë u pasurua me katër korsi të reja. Foto: Printskrin

Do të vazhdohet me rikonstruktimin dhe zgjerimin e bulevardit “Mitropolit Teodosij Gologanov”. (Vlera: 60 milion denarë. Afati: 2013-2014)

ARSYETIM:

Rikonstruktimi i pjesës së tretë të bulevardit “Mitropolit Teodosij Gologanov”, ka përfunduar në maj të vitit 2015. kur edhe zyrtarisht u lëshuar në përdorim kalimi në udhëkryqin e bulevardit “8 shtatori” në rrugën “Moskovska”.

Projekti: RIKONSTRUKTIMI I BULEVARDIT “MITROPOLIT TEODOSIJ GOLOGANOV”, është premtimi i përmbushur i kryetari të Shkupit, Koce Trajanovski, të cilin e ka dhënë në programin zgjedhor(në pjesën Urbanizmi, bulevardet, urat, faqe 56) e cila doli në zgjedhjet lokale të 2013. Ky projekt është realizuar pesë muaj më vonë nga afati i paracaktuar (2014) dhe për atë janë harxhuar më shumë para (92,6 milion denar) se sa shuma e paraparë (60 milion denar) në programin zgjedhorë të Trajanovskit.

Në nëntor të 2013 Trajanovski deklaroi që zgjerimi i bulevardit “Mitropolit Teodosij Gologanov”, nga udhëkryqi me bulevardin “8 Shtatori” deri të shtëpia e studentëve “Goce Delçev”, do të startojë në 2014.

Më 31 Janar të vitit  2014 filloji faza e tretë e zgjerimit dhe rikonstruktimit të këtij rrugëkalimi, ndërsa kryeministri i atëhershëm, kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe kryetari i komunës Trajanovski, e shënuan fillimin e punës.

Kryetari i komunës së Shkupit deklaroi se për këtë projekt nga buxheti i Shkupit janë ndarë 81 milion denar.

Me zgjerimin, ky rrugëkalim i ngushtë do të fitojë 4 linja të reja rrugore. Aksi rrugorë do të asfaltohet me shtresë të mbaruar të asfaltit- Split Mastiks me prejardhje shpërthyese dhe polimer, në sipërfaqen e përgjithshme që zë 19.500 metër katrorë, tha Trajanovski.

Gruevski me këtë rast tha se:

Shkupi është duke u bëtë qytet i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve të saj. Si një prej qyteteve me rritje më të shpejtë në regjion, Shkupi me hapa të shpejtë është duke u shndërruar në qytet me demografi dinamike dhe me ekspansion të vazhdueshëm urban. (Gruevski) 

Atëherë ishte shpallur se aktivitete për këtë projekt do të zhvillohen në periudhë kohore deri më 6 muaj, ndërsa punët do ti kryej kompania e zgjedhur “Transmet” nga Shkupi. Po ashtu ishte thënë se bulevardi “Mitropolit Teodosij Gologanov” do të ketë edhe ndriçim të ri rrugor për të cilin do të harxhohen 11,6 milion denar.

Përkundër këtyre parashikimeve, rikonstruktimi i bulevardit, në vend që të përfundojë në korrik 2014, përfundoj në maj të 2015. Kjo pjesë e tretë e bulevardit u lëshua në përdorim më 26 Maj të 2015 me një ceremoni të organizuar, ndërsa në hapjen e saj të pranishëm ishin Gruevski, Trajanovski, këshilltarë të qytetit të Shkupit, si dhe një numër i madh i personave publik.

Për këtë projekt në raportin (faqe.4) të kryetarit Trajanovski për vitin e kaluar (2015) mes tjerash, shkruhet:

Me zgjerimin, e kësaj pjese të bulevardit, i gjatë 1.600 metër, janë ndërtuar 4 linja rrugore, me nga 2 për çdo drejtim. Nga të dyja anët e aksit rrugorë të zgjeruar janë ndërtuar trotuare, të mbuluara me elemente paverPunimet ndërtimore kanë qenë të shfrytëzuara që të sistemohet kanalizim i ri me gjatësi totale 1.493 metër dhe të bëhet rikonstruktimi i rrjetit të ri fekal. Qyteti i Shkupit për punimet ndërtimore në këtë pjesë harxhoi rreth 81 milion denar. Pjesën e tretë e zgjerimit të bulevardit Mitropolit Teodosij Gologanov e ndriçojnë 82 shtylla për ndriçim në të cilën janë vendosur 108 llamba, ndërsa për këtë qyteti i Shkupit ndau rreth 11.6 milion denar. Me këtë vlera totale e projektit për zgjerim dhe rekonstruktim të pjesës së tretë të bulevardit Mitropolit Teodosij Gologanov arrin deri në 92,6 milion denar.

Vërehet se vlera e realizimit të projektit dukshëm e kalon vlerën prej 60 milion denarësh nga programi zgjedhor. Dhe atë për 21 milion denar më tepër, në krahasim më shumën e harxhuar për punimet ndërtimore (81 milion denar), ndërsa për 32, 6 milion denar më shumë na krahasim të vlerës totale (92,6 milion denar), e cila është për 50 % më shumë nga mjetet e parapara më parë.

 

LINQE:

 

Vlerëson: Olivera Vojnova

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.