Restaurohet kulla e Zllatkos në Kratovë

Ky monument i shekullit të 14 është restauruar tërësisht në qershor të vitit 2016. Foto: prinscreen.

 

PROJEKT: SANIMI DHE RESTAURIMI I ENTERIERIT NË KULLËN E ZLLATKOS – KRATOVË

Projekti përfshin restaurim komplet të enterierit dhe adaptimit të objektit i cili daton që nga shekulli i 14. Mbajtësi: IN Qendra nacionale konservatore – Shkup (Buxheti: 500.000 denarë AFATI: viti 2015)

ARSYETIM:

Kulla e njohur e Zllatkos në Kratovë është restauruar në qershor të vitit 2016. Ky është një premtimi i realizuar i VMRO DPMNE-së të dhënë në programin zgjedhor “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Jetë më cilësore për të gjithë” (kulturë dhe artë faqe 335), u realizua gjashtë muaj pas afatit zgjedhor të dhënë.

Në mars të vitit 2015 mediumet informuan se janë në fazën përfundimtare të projektit për konservim dhe restaurim të kullës së Zllatkos në Kratovë.

Ekipet profesionale të Qendrës Nacionale Konservatore do të punojnë në restaurimin e enterierit të kullës dhe adaptimit të saj në hapësirën për afirmim të kulturë dhe turizmit në Kratovë. 

Konservacioni i kullës së Zllatkos filloi në korrik të vitit 2015 mediumet atëherë informuan se:

 Në pajtim me projektin, do të fillojë edhe restaurimi i enterierit të kullës dhe adaptimi i saj në hapësirën për afirmim të kulturës dhe turizmit në Kratovë, si dhe realizimi i projektit për elektrikë dhe ndriçim. Realizimi i projektit duhet të mbarojë deri në fund të vitit. 

Në janar të vitit 2016 u promovua monumenti tërësisht e konservuar, restauruar e shekullit të 14 kulla e Zllatkos. Në promovimin e monumentit të pranishëm ishin ministrja e kulturës Elizabeta Kançeva – Milevska, ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, kryetari i komunës së Kratovës, Mite Andonovski, drejtori i Muzeut të Kratovës, Dragan Georgievski dhe Viktor Lilçiq, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore. Në këtë rast ministrja  Kançeska – Milevsk tha

Ky është një projekt i rëndësishëm me të cilin rivalizojmë një segment me vlerë nga trashëgimia jonë është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Ministrisë së Kulturës, Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni dhe Komunës së Kratovës. Ambasada për rregullim enterier të kullës, e cila është ndërtuar në vitin 1365 ndau mjete prej fondit të saj për mbrojtje kulturore

Ministrja për kulturë informoi se është rregulluar dhoma përkujtimore e ndriçuesit ortodoks Shën Gjorgji Kratovski e cila është e vendosur vazhdimisht në librat e vjetër të shekujve 17-18, fotografi  dhe skulptura me fytyrë të Shën Gjorgjit, si dhe artefaktet e gjetura gjatë kohës së hulumtimeve arkeologjike në hapësirat e kullës.

Kulla e Zllatkos në Kratovë përmendet si projekt i realizuar në llogaridhënien për realizim të programit të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” (faqe 366), ku, mes tjerash, është shkruar:

Sanimi dhe restaurimi i enterierit në kullën e Zllatkos – Kratovë. Ka përfunduar tërësisht projekti për restaurim të tërësishëm të enterierit dhe adaptimit të objektit të kullës së Zllatkos e cila i përket shekullit të 14, për të cilën i sigurua grand nga Ambasada e SHBA-ve me vlerë prej 100.000 denarësh. 

BURIMET:

 

Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska