Renata Treneska Deskovska: Ministrja e rritur në oborrin e politikës

Фото: vlada.mk

Babai i i ministres aktuale për drejtësi ka qenë gjatë kohë në politikë. Vajza e tij është dashur të zgjedh mes matematikës dhe drejtësisë, kjo i ka zgjatur shumë, më pas mes arsimit dhe politikës. Tani, kur duhet të “të heq të zinjtë e ullirit” për shkak të krizës politike, ka nostalgji për amfiteatrot…

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Ata gazetarë të cilët mbajnë mend relacionet e komunikimit në mes ish KQ të LKM-së me mediumet, atëherë në numër të vogël, gjithsesi se mbajnë mend funksionarin Borçe Treneski, i cili ka punuar në sektorin për informim. Edhe pas ndryshimit të emrit të organizatës – partisë, e cila sot është LSDM, ai mbeti në atë sferë. Mes tjerash, ka qenë edhe kryetari i parë i Bordit udhëheqës të AIM, Agjencia Informative Maqedonase e sapothemeluar (sot Agjencia Informative Mediatike), dhe një kohë edhe drejtori i Gazetës Zyrtare të RM-së. Diku është shkruar se në vitin 1991 ka qenë i caktuar nga Qeveria si kryetar i përkohshëm i Komunës së Tetovës, në kohëzgjatje prej nëntë muajsh (shkurt-nëntor), derisa janë rregulluar problemet me kuadrin në atë komunë. 

Borçe Treneski është babai i ministres aktuale për drejtësi, para rikonstruktimit të fundit të Qeverisë, dhe Ministre për Arsim dhe dëshmitare e frazës së “dardha bie nën dardhë”, dhe gjithsesi se është krenar pasi që vajza e tij e parë i ka kaluar pozicionet të cilët vet ai i ka pasur në politikë. 

Për hir të së vërtetës, kjo profesoreshë e Fakultetit Juridik në fushën e të drejtës kushtetuese dhe autore e një numri të madh të botimeve, në një intervistë thotë se më së paku kënaqet në politik, por e pranon si angazhim për shkak të detyrimit të gjithsecilit, në përputhshmëri me aftësitë e tij/saj, duhet të jep kontributin e vet në rregullimin e punëve në vend.

Renata Treneska Deskovska (me 3 maj mbush 47 vjet), fëmijëria dhe rinia e të cilët ka kaluar nën llupën e suksesit në arsim, ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup në vitin 1994 me sukses 9,55. Ajo tash edhe rikujton lëndët në të cilat nuk ka marr notën maksimale. Studimet postdiplomike i ka kryer me mesatare 10,00 dhe ka magjistruar në temën “Tipet e qeverisë ekzekutive” në vitin 1997 në Fakultetin Juridik në Shkup. Ka doktoruar në Fakultetin Juridik në Ljublanë në vitin 2002, ku ka mbrojtur disertacionin me temën “Konstitucionalizmi, të drejtat kushtetuese dhe njerëzore, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë”, me çka ka marr titullin doktor i shkencave ligjore. Prej viti 2012 është zgjedhur edhe profesor i rregullt në fushën shkencore të të drejtës kushtetuese dhe sistemeve politike, në Fakultetin Juridik në Shkup.

Duke folur për ditët studentore dhe lëvizjen e kolegëve, në një intervistë, ajo tha:

Në atë kohë në Fakultetin Juridik u regjistruan 200 studentë në një gjeneratë, deri në përfundimin e studimeve në kohë arritëm rreth 80 studentë. Pothuajse të gjithë njiheshim dhe shoqëroheshim. Gjatë kohës së studimeve njoha edhe bashkëshortin tim Toni Deskoksi, i cili për shkak ushtrisë së obliguar në atë kohë, studionte bashkërisht me mua. Dilnim, mësonim së bashku në leximore, debatonim ashpër për politikën…Unë e dërgoja në teatër – nuk kishte shfaqe të cilën nuk e kishim parë. Ai me dërgonte mua në koncerte, në opera…Dilnim në “Poni club”, ku njëri prej kolegëve tanë ishte DJ, në “Mondrijan, MCM”…

Deskoska thotë që është kënaqur në të gjithë “rolet”qëka pasur, si studente, më vonë si asistente dhe profesorëshë në Fakultetin Juridik.

Gjithkush ka bukurin e vet. Më e relaksuar isha kur kisha rolin e profesorit pasi përfundova me detyrimet e mëdha, si provimet, magjistrimin dhe doktorimin. Më rëndë më ka ardhur pozicioni i ministrit. Më shterë tërësisht dhe nuk më bën të lumtur për shkak se përfshinë shumë detyra administrative, jokreative, dhe teknike. Një gjë e vetme që më mban në politikë është mundësia që të punojë në gjëra që kanë ndikim mbi shumë njerëz dhe shpresojë se do të lehtësojë jetën – pranon ajo. 

Shumë pak dinë se ministrja aktuale për drejtësi është e njohur edhe në skenën e librit, Treneska ka debutuar në vitin 1991 me dramën “Trekëndëshi i Bermuda”, i botuar në edicionin “Alfa” në Librarinë rinore në Maqedoni. Në vitin 1991 ka publikuar edhe librin e saj të dytë, përmbledhje poezish “Metamorfoza e Lotusit“, në botim të “Studentski zbor” Shkup. në vitin 1992, ajo ka publikuar edhe përmbledhjen e dytë të poezive “Megjithatë, është e mundur“, në botim të “Studentski zbor” Shkup, në vitin 1996 publikon novelën “Sepa” në botimin e shtëpisë botuese “Matica Makedonska”

Por, në politikë gjithmonë dominon kur bëhet fjalë për tërheqjen e vëmendjes së njerëzve. Prej këtu, Renata Treneska Deskovska për opinioni tonë është e njohur për shkak të angazhimit të saj politik. Në Kuvend është zgjedhur deputete në zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2016. Ka qenë nënkryetare e Kuvendit prej shtatorit të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016. Ajo ka qenë anëtare e Asamblesë parlamentare të Evropës prej shtatorit të vitit 2015. Po ashtu, në këtë pozicion është zgjedhur shefe e delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OBSE dhe anëtare e Asamblesë parlamentare në Këshillin e Evropës. Përkrah kësaj, ajo ka qenë edhe anëtare e komisionit ad-hoch në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës për mbikëqyrje të zgjedhjeve në Bullgari prej 26 marsit të vitit 2017, si anëtare e komisionit ad-hoch në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës për mbikëqyrjen e zgjedhjeve presidenciale në Serbi me 2 prill të vitit 2017. Më pas, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, Deskoska ka qenë në krye të listët të LSDM-së në njësinë e parë zgjedhor (vendi i dytë), ku partia fitoi me 10 mandate prej gjithsej 20. Me 1 qershor të vitit 2017, ajo merr funksionin e ministres së Arsimit dhe Shkencës si pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit, por me 4 qershor të vitit 2018 ajo u zgjodh ministre e Drejtësisë.

Kur ka ardhur në kabinetin e Ministrisë së Arsimit ka trashëguar shumë probleme. Një prej tyre ishe edhe reforma në arsimin e lartë (të rikujtojmë vetëm demonstratat e studentëve, të cilët praktikisht ishin pjesë e “revolucionit laraman”). Më pas ka qenë edhe sistemi i Kembrixhit për filloristët, gjë që shkaktoji shumë polemika dhe shpenzime shtesë edhe të buxheteve familjare pro edhe të atyre në shtet.

Kam pranua letër nga International Cambridge në të cilën informohem se në vitin 2016 ka shprehur shqetësim për implementimin e shpejtë të këtij programi në shkollat fillore dhe mënyrës së zgjedhjes së nxënësve. Cambridge ka paralajmëruar se për reforma në arsimin e mesëm duhet më tepër kohë dhe tregojnë se me shumë gjasa Cambridge nuk do të mund të fillojë prej shtatorit të vitit 2017. Edhe kanë propozuar shtyrje për shkollën e nëntë. Sipas tyre, nevojitet kohë prej nëntë muajsh deri në dy vite për adaptimin e nxënësve. Qeveria e më hershme pa injoruar të gjithë paralajmërimet e Cambridge – zbulon Deskovska në konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të formimit të Qeverisë. 

Ajo çka e pret këtë funksionare të qeverisë në pozicionin e ti – i pari në Ministrinë për Drejtësi gjithsesi se nuk krahasohet me gjithçka çka është punuar më parë. Reforma në fushën e gjyqësorit janë pjesë praktike e arritjeve të saja, por ato janë edhe themelore për marrjen e “dritës së gjelbër” për fillimin e negociatave me BE në qershor të këtij viti. Këtu para së gjithash, është i rëndësishëm miratimi i Ligjit për prokuror publik, i cili duhet të kalojë në Parlament me dy të tretën e shumicës. Me të, siç mund të shihet, duhet të rregullohet edhe e ardhmja e PSP-së.

Të gjithë politikanët në periudhën a ardhshme duhet të ndihmojë procesin e negociatave për sigurimin e dy të tretës së shumicës për Ligjin për prokurori publike i cili është shumë i rëndësishëm për procese eurointegruese në vendin tonë, apeloi së fundmi ministrja e Drejtësisë, pas negociatave të gjata dhe të pafundme për këtë çështje, e ballafaquar me kërcënime të disa partive. 

Ajo ka qenë pengesa kryesore e amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, vuri në dukej ato të cilët kishin të bënin me statusin e PSP-së dhe fakteve të mbledhura të procedurave tashmë të filluara të PSP-së. Por, ministrja nuk ka problem me negociatat, sepse edhe sikur ato të përfundojnë, hipotetikisht me ndonjë përfundim, para saj, gjegjësisht para Qeverisë si propozuese e ligjit të përmendur, qëndron edhe qëndrimi i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili vlerëson se nuk ka aktivitete kuvendare përderisa zgjasin zgjedhjet presidenciale. Gjë që, përsëri mund të jetë shumë vonë për miratimin e Ligjit, dhe me këtë edhe “kapja e trenit evropian”.

Ajo çka e dallon këtë ministre prej të tjerave është edhe fakti se shpesh ajo dhe burri i saj kanë qëndrime politike të ndryshme rreth çështjeve të mëdha.

Bashkëshorti i saj, për shembull, shfaq skepticizëm rreth Marrëveshjes së Prespës (!).

Marrëveshja e Prespës është nënshkruar, por akoma nuk ka ndryshim rreth tonit të Republikës Helene ndaj Maqedonisë. Ne akoma jemi “kombi maqedonas artificial dhe i shpikur”, sipas tyre. Në të vërtetë askush nga ana jonë asnjëherë nuk është ankuar për këtë deklaratë ofenduese, shprehet në një reagim profesori Deskoski më 19.07.2018. 

Përndryshe, ai është specialist në fushën e arbitrazhit ndërkombëtare, ndërsa kulmi i karrierës së tij do të jetë akuza në Gjykatën e Hagës kundër Republikës së Greqisë për shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme mes dy shteteve në vitin 1995. (Të rikujtojmë se me 17 nëntor të vitit 2008, Republika e Maqedonisë ngriti procedurë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, duke kërkuar nga Gjykata të gjykojë dhe të vërtetojë se Greqia ka kundërshtuar në thirrjen për anëtarësim në NATO të Maqedonisë, dhe kështu ka shkelur detyrimet e vet sipas Marrëveshjes së përkohshme. Aktvendimi u morr me 5 dhjetor të vitit 2011)

Kur flasim për familjen Treneska Deskova, të tregojmë se ajo ka demantuar disa mediume opozitare se jashtë kohës së punës shfrytëzon veturën zyrtare “mercedes” për aktivitet partiake, sepse Ministra e Drejtësisë nuk ka një veturë të asaj marke. Theksoi se bëhet fjalë për veturën e saj private. Përndryshe në listën e pronës së saj, po ashtu nuk ka veturë po as aq luksoze, që do të thotë se nuk ka mundur të udhëtojë me të deri në tubim. Në listën e saj të pronës ajo ka paraqitur veturën e burrit të saj “daevu lanos” të vitit 2000, më pas veturën e përbashkët “Mazda 6” të vitit 2007, bizhuteri familjare me vlerë prej 10.000 euro, si dhe disa llogaria transaksionare në pronësi të saj të dhe bashkëshortit të saj.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.