Rejtingu i Pendarovskit është më i lartë se i LSDM-së, por jo edhe se ai i koalicionit

Foto: Printscreen

 

Kandidati për president i LSDM-së dhe BDI-së, Stevo Pendarovski këto ditë (15.04.2019) gjatë pranisë së tij në televizionin “Tellma” dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë”. Pendarovski duke shprehur kënaqësi në anketat e fundit, sepse ato, sipas tij tregojnë se merr mbështetje edhe prej të papërcaktuarve, tha:

Unë jam i kënaqur prej numrave në anketa. Unë kam numër solid të votuesve maqedonas dhe shqiptarë. Rejtingu im në këtë moment është më i madh se rejtingu i LSDM-së dhe është më i lartë edhe se vet rejtingu i koalicionit. Që do të thotë se kam mbështetjen edhe të papërcaktuarve. Unë me të vërtetë jam i kënaqur që kam mbështetjen jashtë linjave etnike. Ky koalicion u bë që të mos kemi pazare në mesin e dy raundeve. Askush nuk do të jetë i autorizuar prej meje që të negociojë për votat e Rekës, tha Pendarvski në emisionin “Top tema na vash strana“.

[Burimi: MIA – data: 15.04.2019]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e kandidatit presidencial nga radhët e qeverisë, Stevo Pendarovski, në të cilën thotë se rejtingu i tij është më i lartë e i LSDM-së dhe vet koalicionit (LSDM dhe BDI), është gjysmë e vërtetë. 

Dy anketat e fundit të agjencisë “Rejting” dhe e MCMS tregojnë se rejtingu i Pendarovski është më i lartë se ai i LSDM-së. Por, vetëm një hetim (Rejting) tregon se mbështetja e tij është më e madhe edhe prej mbështetjes së përgjithshme të partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI, përderisa sipas anketave të QMBN kjo nuk është ashtu.

Rezultate e anketës e cila duhet ta zbatojë agjencia Rejting në periudhën prej 8 deri në 14 prill (2019), mbi shembullin prezantues i cili përfshiu 1.112 të pyetur, dhe tregon se:

Kandidati për president i mbështetur nga ana e LSDM dhe koalicionit, Stevo Pendarovski ka marr më shumë vota nga zgjedhjet presidenciale – 38,3 përqind, nëse nesër mbahet votimi. 

Sipas rezultateve të hulumtimit të kryer nga ana e Qendrës Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti për demokraci “Societas civilis” (IDSC) Shkup me kërkesë të televizionit Tellma, për Pendarovskin do të votonin 27,7 përqind e të anketuarve. Anketa është realizuar në periudhën prej 7 deri me 11 prill të vitit 2019 sipas shembullit  të prezantuar prej 967 të anketuarve.

Për sa i përket rejtingjeve të LSDM-së dhe BDI-së, sipas anketave të bëra viteve të kaluara ato sillen prej 26 përqind – LSDM, gjegjësisht rreth 7 përqind – BDI, ose mbështetja e tyre e plotë është 33 përqind.

Ashtu, p.sh., në anketën e QMBN-së dhe Tellmë-s, të realizuar nga prospekti M në periudhën prej 7 deri me 15 nëntor, me 1.014 të anketuar, LSDM ka mbështetjen e 26,8 përqind, ndërsa BDI mbështetjen e 6,7 përqind.

Sipas përgjigjeve të pyetjes: nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, për cilën parti politike do të votoni, LSDM ka udhëheqje të zbehtë me 26,6%, kundër VMRO-DPMNE-së me 21,5%. Te partitë politike të bllokut politik shqiptar, më së shumti vota do të kishte BDI (6,7%)…(QMBN)

Edhe sipas anketës së Tellma dhe QMBN të realizuara prej 15 deri me 23 maj (2018) me 1.052 të anketuar, rejtingjet e dy partive janë në po ato kufi, gjegjësisht për LSDM do të votonin 25,5 përqind, dhe për BDI-në 7,4 përqind të të anketuarve.

Andaj duke pasur parasysh se sipas një ankete (Rejting) për Pendoarovski do të votonin 38,3 përqind, që do të thotë se ka më tepër mbështetje se LSDM dhe se mbështetja e përgjithshme e LSDM dhe BDI (33 përqind), ndërsa sipas anketës tjetër (QMBN) mbështetja për të është 27,2 përqind, që do të thotë më tepër se ajo e LSDM-së, por më e vogël se mbështetja e dy partive bashkërisht (LSDM dhe BDI), deklaratën e Pendarovskit e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. Pavarësisht, asaj që, ndoshta, Pendarovski më relevante e konsideron anketën e Rejting.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.