Reformat urgjente prioritet – hera e dytë!

 

 

Ish kryeministri Nikolla Gruevski para disa ditësh dha këtë deklaratë:

Institucionet shtetërore janë të fokusuara maksimalisht ndaj propozimeve të para që duhet të vinë si paket ditët dhe javët në vijim në pjesën e përmbushjes së reformave urgjente në pajtueshmëri me kërkesat nga raporti i Bashkimit Evropian ose i njohur si raporti i Pribe-së… Në shumë fusha, duke u nisur nga gjyqësia, mediat, administrata, fusha e sigurisë dhe të tjera, institucionet me fokus të plotë, punojnë me të gjitha kapacitetet për t’i bërë hapat e parë, draftet dhe të gjithë atë që është e nevojshme që të fillohet një proces për përmbushjen e këtyre kërkesave, të cilat përgjithësisht do të jenë të mira edhe për Republikën e Maqedonisë për përforcimin e shtetit dhe institucionet e së njëjtës…

[Burimi:Telegraf – Data: 01.06.2016]

 

 

ARSYETIM:

Kryetari i VMRO DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, në deklaratën për media, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, dha një deklaratë jo konsekuente se qeveria me të gjitha forcat filloi të punoj në reformat urgjente që janë prioritet për Republikën e Maqedonisë, të cilat ishin kërkuar nga Bashkimi Evropian në qershor të vitit të kaluar, pasi që u specifikuan të gjitha dobësitë e sistemit të cilat çuan deri në krizë të thellë politike.

Deklaratën e vlerësojmë si jo konsekuente, para së gjithash për shkak se bëhet fjalë për një pretendim të dytë të të njëjtit lloj, saktë para një viti nga personi i njëjtë. Gjegjësisht, reformat prioritare të cilat u përpiluan dhe u nisën nga BE, dhe u pranuan nga qeveria, do të duhet të ishin tanimë duke u realizuar në 11 muajt e kaluar, menjëherë pasi u miratuan nga Qeveria.

Më pas, në mënyrë precize u tha se çfarë i mungon sistemit dhe pse ndërmerren reformat:

Veprojmë për nevojat dhe interesat e të gjithë qytetarëve, për arritje dhe përparim të standardeve evropiane dhe fillimin e bisedimeve të merituara për anëtarësim në BE. Në seancën e mbrëmshme përpiluam Plan për reforma të reja për integrimet Evropiane. Përkrahë reformave ekzistuese të cilat i krahasojmë në mënyrë kontinuele, ky është një vëllim i ri dhe plan ambicioz plotësuese të cilin besojmë se do të mundësojë përparim. Plan i bazuar në bisedat tona në BE dhe vërejtjet e institucioneve evropiane dhe ekspertëve, të fokusuara në përparim të qeverisjes të së drejtës, lirisë, legjislacionit zgjedhorë, luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Saktë, me masa konkrete, afate, bartësit e projekteve dhe qëllimet të cilat duhet të përmbushen. Angazhim i qeverisë në tërësi dhe angazhim i një grupi të posaçëm të ministrave që do të takohen disa herë në javë me qëllim që t’i përgatitin dhe ti realizojnë euro-reformat, shkruan kryeministri Gruevski (në profilin e tij zyrtarë në Facebook).

Nga angazhimi i Qeverisë në atë kohë, aktiviteti i fundit ishte në vitin 2016 kur u mbajt një diskutim publik nga Sekretariati për Integrime Evropiane pranë Qeverisë,ku u vendosën afatet dhe masat për plotësimin e e prioriteteve i quajtur Draft Plani – versioni i punës.

Gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 2015, aktivitetet qeveritare u karakterizuan me ngadalësimin dhe zbatimin problematik të asaj pjese që kishte të bënte me Marrëveshjen e Përzhinos, i cili është kompatibil me një pjesë të reformave urgjente, por është vetëm një pjesë e vogël. Për këtë dëshmojnë edhe disa raporte  nga monitorimi i së njëjtës, të cilat i kishte pre gatitur Mrezha 23, gjegjësisht koalicioni prej 23 organizatave qytetare që e monitoronin procesin, që mund të shihet nga shembulli i një segmenti të caktuar kohor.

Kryeministri aktual Emil Dimitriev, në deklaratën e dhënë një ditë para deklaratës së Gruevskit, vërteton se qeveria me të gjitha forcat do të koncentrohet në reformat urgjente prioritare, gjatë së cilës kanë punë të madhe të detyrave të shumta:

Specifikon se nga plani aksionar dalin masa të shumta që përfshinë pothuajse të gjitha fushat siç janë gjyqësori, administrata publike, sektori i sigurisë, mediat, marrëdhëniet ndëretnike…

Një pjesë e madhe e reformave janë para nesh, por jam i bindur se me angazhim të plotë nga ana e qeverisë… do ta përfundojmë procesin ashtu siç edhe kërkohet, sepse ka vlerë të madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO, tha Dimitrievi.

 

Kryeministri, gjithashtu gjeti edhe arsyetim se pse deri më tani nuk është punuar ose pse është punuar shumë pak, ndërsa shkaku për këtë ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend sipas Marrëveshjes së Përzhinos. “Në kohën kur ishin në pyetje zgjedhjet, aktivitetet e këtilla nuk u zhvilluan me dinamikën e dëshiruar“.

Por, edhe nëse fillojnë aktivitete të shpejtuara, disa ekspertë vlerësojnë “nga format teknike” e reformave prioritare, gjegjësisht zbatimin e tyre formal dhe vetëm në letër – edhe pse ndryshimi i ligjit mund të thotë se është përmbushur ajo që është kërkuar, por është larg asaj “që në thelb është kërkuar nga raporti i Pribes” [ Simonida Kacarska, koordinatore programore e EPI-së joqeveritare, në debatin Top tema në televizionin Telma ( nga minuta 19.03 – 22.30)].

Pasi që bëhet fjalë për reforma kyçe, fundamentale dhe të thella, të cilat qeveria dhe gjatë udhëheqësisë së kryeministrit të vjetër që u nis t’i zbatojë, dhe në ndërkohë nga të njëjtat shumë pak janë zbatuar, përderisa kriza politike është thelluar edhe më tepër që nga qershori i 2015, deklaratën e Gruevskit që “institucionet shtetërore janë të fokusuara plotësisht në zbatimin e reformave” e vlerësojmë si jo konsekuente.

 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Teofil Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *