Reformat në gjyqësor edhe më tej në plan të dytë

Foto: James Cridland, flickr, Wikipedia, Pixabay. Kolazh: Vërtetmatës

Zhvillimi real në gjyqësor mund të pritet për një periudhë më të gjatë, nëse me sukses implementohet ligjet për gjyqësorin, për Këshillin Gjyqësor dhe ndryshimet tjera të cilat pritet të ndodhin në këtë drejtim, përfundoi Komisioni i Venecias. Gjykatësit vet vlerësojnë se akoma ” nuk mund të ndjehet një zhvillim i madh në gjyqësor”

 

Shkruan: Sashe Dimovski

A ka zhvillim në reformat gjyqësore dhe sa të njëjtat janë të dukshme? Në këtë pyetje, përgjigjet gjykatësja nga Gjykata Themelore Shkup 2, Antoaneta Dimvoska, e cila jep përgjigjen në vazhdim dhe të flet shumë për perceptimin e gjyqësorit nga vet njerëzit që janë pjesë e sistemit gjyqësor:

Nuk mund të ndjehet progres  i madh në gjyqësor, por, ka progres në momentin që e kemi identifikuar problemin  – thotë gjykatësja nga Gjykata e Shkupit.

Kjo deklaratë vinë në shënimin e ditës evropiane të të drejtave civile në të cilën gjykata u “hap” për qytetarët të cilët patën mundësi të pyesin edhe për gjëra të tjera rreth funksionimit të sistemit gjyqësor, jashtë nevojave që kanë ata si palë në procedura.

Dukshmëria e reformave të paralajmëruara në gjyqësor, është larg pritshmërive, ndërsa në muajt e fundit, edhe pse ka pasur pak lëvizje, të gjithë reformat e planifikuar kanë rënë nën hijen e zgjedhjes së çështjes së emrit.

 

LIGJI I RI PËR KËSHILLIN GJYQËSOR

Ndryshimet në Ligjin për Këshill Gjyqësor, sipas Komisionit të Venecia, duhet të përpunohen, që të mund të garantohet pavarësi gjyqësore, sepse nuk janë definuar deri në fund procedurat disiplinore për shkarkimin e gjykatësve, por edhe për nxjerrjen e një vendimi të ri ligjor, gjykatësi të shkarkohet nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstaton shkelje të procedurës gjyqësore nga gjykatat e vendit.

Amendamentet e fundit të Ligjit për Këshill gjyqësor dhe Ligjit për gjykata duhet të vlerësohen pozitivisht. Aranzhimet institucionale të reja dhe rregullat procedurale janë më të thjeshta dhe më të kuptueshme dhe mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit më mirë se më herët. Komisioni i Venecias uron koalicionin qeveritar dhe opozitën për arritjen e kompromisit në këtë amendamente dhe i inkurajon që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm. Që të dy ligjet vendosën baza të forta për funksionimin e mirë të gjyqësorit – thuhet nga Komisioni në vlerësimin e përgjithshëm, ku jepen edhe vërejtjet në vazhdim:

– ligji për Këshillin Gjyqësor duhet të specifikojë se kush do të ketë funksionin e “filtrit” në sistemin e ri të procedurave disiplinore (ky funksion mund t’i jepet Komisionit Ankimues, por po ashtu të mundshme janë edhe modelet e tjera),

– të vërtetohet roli i Këshillit plenar gjyqësor në raport me Komisionin ankimues dhe Këshillin e apelit i cili duhet të sqarohet mire (më saktë, nëse Këshilli gjyqësor është i detyruar me propozimin e Komisionit ankimues dhe kush sjell vendimin përfundimtar në rastin disiplinues nëse Këshilli i apelit kthen rastin mbrapsht me “udhëzimet” të dhëna)

– pushteti duhet të mendojnë për atë se cilët lloje të vendimeve duhet të kenë dy të tretën e shumicës në Këshillin Gjyqësor dhe të sqarohet se çka do të ndodh nëse kjo shumicë nuk do të arrihet;

– duhet të rishkruaj efikasitetin e sistemit për evaluim të performancave (elemente të evaluimit, notat për to, etj) Pas periudhës së testimit funksioni i krijimit të sistemit të vlerësimit të punës mund t`i jepet Këshillit Gjyqësor, roli i vlerësimeve të zakonshme në procesin e avancimit duhet të sqarohet,

– nenin 75 dhe 76 i Ligjit për gjykata duhet të riformulohet me qëllim që të mund t’i iket paralelizmit dhe të mund të reflektohet dallimi i bërë prej Kushtetutës në mes “kryerjes së funksionit në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme” dhe “shkelje serioze disiplinore”,

– ligji duhet të theksojë se shkarkimi i gjykatësve për shkak të gabimit profesional është i mundur vetëm nëse verifikohen dy parakushte: faji i gjykatësit të prekur (me qëllim ose shkelje e ashpër për shkak të pakujdesit) dhe peshës së gabimit dhe pasojave të saj.

  Në çdo rast, gjykatësit individual nuk duhet të mbajnë përgjegjësi për defektet në tërësinë e sistemit gjyqësor” – thuhet në Komsionin e Venecias.

Edhe pse gjykatësit duhet ta përdorin praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, ato duhet të dënohen për gabimet në kryerjen e kësaj detyre. Kur Gjykata Evropiane do të vërtetojë se është shkelur Konventa në rastin sipas të cilit ka vepruar gjykata, atëherë kjo nuk duhet asnjëherë automatikisht të çoj deri te shkarkimi i gjykatësit ose deri te ulja e notës së përgjithshme në procesin e evaluimit të punës – shkruhet në vendimin e Komsionit të Venecias.

Në fund, Komisioni i Venecias tha se tani shumë do të varet edhe nga “ndryshimi i këtyre dy ligjeve në praktik, gjë që do të jetë e mundur vetëm kur do të kalojë një kohë e caktuar kohore”.
 
Për këtë shkak, Qeveria do të duhet të intervenojë me amendamente në Ligjin për Këshillin Gjyqësore që të mund të rregullojë çështjet që i dikton Komisioni.

 

MINISTRI DHE KRYETARI I GJYKATËS SË LARTË EDHE MË TEJ NË KËSHILLIN GJYQËSOR 

Përsëri, “reforma” kyçe e cila pritej për Këshillin Gjyqësor ngeci: në të edhe më tej do të ulen ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Gjykatës së Lartë në funksion, anëtari i tretë do ta zgjedh Kuvendi (ndryshimi është vetëm në atë se nuk mund të zgjidhen gjykatës aktiv përmes Kuvendit sikur që ka qenë deri më tani), dy anëtarë do të zgjidhen me propozim të Presidentit të shtetit, ndërsa 8 anëtarë i zgjedhin vetë gjykatësit. Pa ilaç efikas mbetet çështja: kush de si mund të shkarkojë anëtarët e Këshillit Gjyqësor para skadimit të mandatit prej 6 vitesh, nëse nuk e kryejnë funksionin me përgjegjësi.

Këshilli Gjyqësor është një hallkë për funksionimin e gjyqësorit, sepse ai zgjedh dhe shkarkon gjykatës, prej të cilit, edhe më tej varen sundimit i së drejtës, sigurisë ligjore të qytetarëve dhe ndryshimin e ligjeve.

Gjykatësja Antoaneta Dimovska, e cila së fundmi lëshoi Shoqatën e Gjykatësve për atë se nuk ka reaguar në mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve, thotë se duhet të ketë trup të pavarur i cili do të thotë se cilët gjykatës nuk e kanë vendin në gjyqësor.

.Gjyqësorit i janë të nevojshme reformat. Jemi të vetëdijshëm se reforma nënkupton edhe reformën profesionale, jemi të vetëdijshëm  se ka persona që nuk meritojnë që të jenë gjykatës. Megjithatë jemi të vetëdijshëm se ndonjë trup i pavarur duhet të hetojë për çdo gjykatës nëse e realizon mirë punën ose jo. Duhet në emër të numrit të madh të gjykatësve, të cilët punojnë me nder dhe me përkushtim, të mund të themi se nuk mbajmë turpin e disa gjykatësve të cilët nuk e meritojnë këtë funksion – shprehet gjykatësja Dimovska nga Gjykata Themelore Shkupi 2.

Mes sfidave me të cilat është ballafaquar Këshilli Gjyqësor, i zgjedhur në vitin 2012 dhe mandati i të cilit skadon për një muaj, është zgjedhja e gjykatësve në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, si dhe kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkup, pozitë që është e zbrazët për një vit të tërë, ndërsa zgjedhja vazhdimit po shtyhet për shkak të arsyeve të ndryshme.

Tentim i ri për plotësimin e këtyre vendeve të rëndësishme gjyqësore është caktuar me 30 tetor. Për të parin e gjykatës më të madhe në vend i cili vendos për të gjithë lëndët e PSP-së dhe Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, konkurrojnë 9 gjykatës prej të cilëve 4 nga Gjykata e Apelit në Shkup, dhe dy të tjerë nga dy gjykatat e Shkupit dhe atij të Kavadarit.

Rizgjedhja e përgjithshme ose “vetingu” në gjyqësor, të cilin e njoftoi kryeministri Zoran Zaev gjatë kohës së fushatës zgjedhore, nuk është i mundur, për atë se Maqedonia  nuk ka marr pajtueshmërinë e faktorit ndërkombëtar.

 

KËSHILLI PËR PROKURORË PUBLIK DHE AKADEMIA PËR GJYKATËS DHE PROKUROR PUBLIK 

Kjo javë në konferencën në Shkup e publikoi Ana Pavllovksa Daenvska, të cilën Qeveria e angazhoi si “ekspert” për paketën e ligjeve reformuese në gjyqësor të cilët u prezantuan në Bruksel. Daneva tha se “ka nevojë për filtrim në gjyqësor, por vetingu, i cili tani promvohet edhe nga MPB nuk ka marr ngjyrën e gjelbër të faktorit ndërkombëtare”.

Në mesin e hallkave për reforma në sistemin gjyqësor është edhe ndryshimi i Ligjit për Këshillin e prokurorëve dhe Prokurorisë Publike. Këshilli i prokurorëve publik në raportet ndërkombëtare, kushtuar situatës në Maqedoni, është cilësuar si absolutisht jontransparent, dhe ky trup tashmë një kohë të gjatë nuk bën përzgjedhjen e prokurorëve publik në më shumë prokurori të rëndësishme, siç është Prokuroria e Lartë në Shkup ose prokuroritë në Manastir, Veles, Strugë, ku shkohet me prokurorë që janë ushtrues detyre. Statistika në Gjykatën Penale në Shkup tregon se vetëm për një vit janë shtyrë pothuajse 1.000 gjykime në departamentin për akuza penale, për atë se nuk paraqitur prokuror publik në seancë.

Ndër progreset më të rëndësishëm të arritur në muajt e fundit është edhe shkarkimi i javës së kaluar të Aneta Arnaudovska, drejtore në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, e cila tre vite e gjysmë udhëhoqi institucionin pa mandat, sepse nuk mundej të konkurrojë për herë të tretë në atë funksion, ndërsa në vend të 8 mbeti 11,6 vite në atë pozicion. Me formimin e Këshilli të ri drejtues, në të cilin mungon Prokurori Publik dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Arnaudovska u shkarkuar, ndërsa është shpallur konkurs për drejtorin e  Akademisë dhe për herë të parë edhe konkurs për zëvendës drejtor, pozicion i cili nuk ka qenë i aktiv në 12 vitet e fundit prej se është formuar institucioni.

Për drejtor dhe zëvendës drejtor në Akademi mund të zgjidhen vetëm gjykatës ose prokuror publik.

Gjykatësit kërkojnë ndryshime në Ligjin për procedurën gjyqësore prej vitit 2005 me çka do të parashihet që kontestimet me vlerë të ulët janë deri në 5 mijë euro, dhe jo deri në 10 mijë euro, siç është deri më tani, ndryshimet e Ligjit për taksat gjyqësore, të cilat janë të larta dhe kufizojnë qasjen deri te drejtësia për shumë qytetarë dhe aktivizimin e Ligjit për ndihmë ligjore pa pagesë, i cili do të përfshijë një numër më të madh qytetarësh, përfaqësues të kategorive të prekura të qytetarëve.

Në Ministrinë e Drejtësisë punohet edhe në ndryshimet e Kodi Penal në pjesën e veprave penale për rregullimin e gjuhës së urrejtjes, por për ndryshimin e tij, si dhe për Ligjin për gjykatës, Ligjin për procedura gjyqësore dhe ligje të tjera është e nevojshme dy e treta e shumicës në Kuvend, e cila në periudhën e fundit shumë vështirë është siguruar.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.