Reçica e Vogël ende pa shkollë fillore

Projekt: Ndërtimi i shkollës fillore në Reçicë të Vogël; (Afati: 2017)

ARSYETIM:

Kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës nga radhët Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në Platformën e saj zgjedhore “Bashkë ndërtojmë” ( Faqe 101) premtoi ndërtimin e një shkolle fillore në Reçicë. Deri tani (23.08.2017) ky premtim është i parealizuar.

Premtimi për ndërtimin e kësaj shkolle u dha disa herë, në realitet punët ndërtimore asnjëherë nuk filluan. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi me 19.10.2014, siç informuan mediumet, kishte theksuar se fajtor për mos nisjen e punimeve është donatori kinez:

Pala kineze na ka informuar se i duhet edhe pak kohë për ta shqyrtuar projektin dhe shpresojmë që për një kohë optimale të arrijmë që edhe ata të përshpejtojnë për ta realizuar projektin. Dua të nënvizoj se mjetet janë të deponuara por është tempoja e palës donatore këtë rast kineze nga e cila varet se me cilën shpejtësi do shkojmë. 

Me 25.05.2015, Bota Sot informoi se jo vetëm që nuk ka filluar ende ndërtimi i kësaj shkolle, por vendi që është parashikuar ndërtimi i shkollës po ngjan një deponie të egër mbeturinash. Nga Komuna e Tetovës, asokohe deklaruan që është miratuar projekti i kësaj shkolle dhe pritet të jepet edhe leja për ndërtim.

…Është miratuar projekti i kësaj shkolle dhe brenda muajt pritet të jepet edhe leja për ndërtim. Pastaj, ambasada kineze do hap tenderin për të zgjedhur kompaninë që do realizojë punët…

Me 21.05.2016 ish ministri i  Arsimit dhe Shkenës, Pishtar Lutfiu, kishte deklaruar se procedurat për ndërtimin e shkollës janë gati dhe se gjithçka varet nga Kompania kineze përgjegjëse për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël.

Sipas informacioneve që i kam, proceduarat janë bërë gati dhe kanë kaluar në Qeveri. Tash pritet se kur do të fillon me punë kompania kineze.

Krahas premtimeve të njëpasnjëshme, punimet për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël nuk filluan as edhe në vitin 2017, përkundër asaj që shkolla është më se e nevojshme pasi sipas qytetarëve, për shkak të largësisë dhe rrezikut në rrugë fëmijët duhet të shoqërohen nga prindërit deri në shkollat përreth.

Më 05.03.2017 në lidhje me zvarritjen e procesit të ndërtimit të kësaj shkolle nga komuna e Tetovës deklaruan:

Komuna ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar kjo shkollë d.m.th. ka pastruar çështjen e pronësisë në lokacionin e përmendur, ka bërë projektin kryesor, dhe tani ne presim që kjo shkollë të ndërtohet siç është në marrëveshje. Por, nëse eventualisht nuk do të arrij apo do të ketë ngecje në këtë drejtim , unë mendoj se komuna ka një plan që të njëjtin projekt ta aplikojnë nga buxheti i shtetit. 

Ndërtimi i shkollës fillore në Reçicë të Vogël, Tetovë,  është një nevojë e domosdoshme për të rinjtë e këtij vendi, në këtë vendbanim rreth 1000 nxënës i ndjekin mësimet disa kilometra larg  shtëpive të tyre, një pjesë në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë.

Zgjedhja e këtij problemi u premtua disa herë, por deri më tani nuk është ndërmarr asgjë në drejtim të aktiviteteve ndërtimore. Për këtë duke pas parasysh faktin që, mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve komunal veçmë ka përfunduar, sipas burimeve të lartshënuara dhe në bazë të metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të përfundojmë që ky premtim i Teuta Arifit “Për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël”, është i parealizuar.

 

BURIME

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *