Raporti i dytë i PSP-së – 4 hetime të reja dhe dy aktakuza

Вториот редовен шестмесечен извештај е поднесен во законски утврдениот рок и е карактеристичен по две работи – присуство на Јанева во Собранието и пред Советот на Обвинители, како и нападите врз интегритетот на СЈО и личниот од страна на пратениците на ВМРО-ДПМНЕ и независни пратенички

 

Raporti i dytë i rregullt gjashtëmujor është dorëzuar në afatin e rregulluar me ligj dhe është karakteristik për dy çështje – prania e Janevës në Kuvend dhe para Këshillit të Prokurorëve, si dhe sulmet mbi integritetin e PSP-së edhe nga ana personale e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe deputetëve të pavarur

 

Prokuroria Publike Speciale me 15.09.2016 informoi opinioni, Kuvendin e RM-së dhe Këshillin e Prokurorëve Publike së është gati dhe së është dorëzuar Raporti i dytë i rregullt për punën e gjashtëmujore të këtij institucioni. Në një konferencë për shtyp prokurorja speciale informoi edhe institucionet se është përgatitur që personalisht të prezantojë Raportin dhe të përgjigjet në pyetjet e deputetëve ose të prokurorëve të parashtruara në Këshill.

Pas disa ditëve, me 21.09.2016 në Kuvend filloi shqyrtimi i raportit në Komisionin për Sistem Politik. Janeva nuk mundej që në ditën e parë të prezantojë raportin, sepse ky trup i kuvendit nuk mundi që të arrij marrëveshje për rrjedhën e punës, por kur ndodhi kjo, ditët në vazhdim në Komision u ashpërsuan dhe shpesh, siç vlerësonte një pjesë e opinioni, kishte  sulme të pabaza dhe të papërshtatshme mbi personalitetin e Prokurores Speciale dhe mbi punën e PSP-së, ndërsa një pjesë e madhe e diskutimeve ishin kritika, për atë se nuk është dorëzuar raporti i detajuar financiar.

Këto sulme ishin pa përmbajtje, kryesisht nga përbërja e deputetëve të VMRO-DPMNE-së qeverisëse, por edhe nga dy deputet të pavarur në atë përbërje të Parlamentit. Pas disa ditëve diskutim, Janeva braktisi punën në Komision, me arsyetim se është joproduktiv dhe se Prokuroria Speciale Publik ka seri të detyrimeve të tjera. Në ato ditë, Janeva kishte edhe takim njëorësh me prokurorin e Këshillit të Prokurorëve, kryetari i të cilit, po ashtu, deklaroi se nuk janë plotësisht të kënaqur nga sqarimet e Janevës dhe se përsëri ky insitucion nuk ka respektuar Këshillin.

Në Raport, përkrah asaj se janë hapur 4 hetime të reja dhe se janë ngritur 2 aktakuza kundër më shumë njerëzve, Janeva përsëri i përmendi pengesat të cilat i has PSP në punën e përditshme.

Raportin mund që ta gjeni në linkun e vendosur këtu (Raporti për periudhën 15.03.2016-15.09.2016)

Një pjesë të informatave të mediumeve mund që t’i gjeni këtu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.