Ramiz Merko

 

Ministër pa resor në qeverinë e RM-së, të udhëhequr nga Zoran Zaev prej vitit 2017

 

JETA PRIVATE

Ka lindur me 12.04.1957 në Strugë.

 

ARSIMIMI

– Në vitet 1964-1976përfundon arsimin fillor dhe të mesëm.

 

-Në vitet 1976-1980 kryen studimet e larta – Studimet universitare

-Në vitet 2008-2013 përfundon studimet posdiplomike, më pas studimet e doktoraturës, me çka merr titullin doktor shkencash

Në biografinë e tij zyrtare nuk janë futur as shkollat as Universitetet ku ka mësuar dhe studiuar.

 

KARRIERA

-Në vitet 1980-1982 Udhëheqës i prodhimtarisë në kombinatin bujqësor (nuk thuhet në cilin)

-Në vitet 1983-1999 Referent në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë

-Në vitet 1990 – 2003  Udhëheqës i biznesit familjar privat, barnatore bujqësore

-Në vitet 2003-2005 Udhëheqës i njësisë së Fondit për Shëndetësi dhe Sigurim dega Strugë

– Në vitet 2013-2014 Profesor Universitar, Docent në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, ndërsa prej 2017 është profesor i jashtëm në po të njëjtin universitet

 

KARRIERA POLITIKE

-Në vitet 2005-2013 Është kryetar i Komunës së Strugës, kandidat i BDI-së

-Në vitet 2014-2016 deputet në Kuvendin e RM-së nga BDI

-Ministër pa resor në qeverinë e RM-së, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev prej 31.05.2017

 

BURIME:

– Собрание на РМ – Предлог за состав на Влада на РМ


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *