Qytetarët dokumente personale mund të nxjerrin vetëm në vendbanimin e tyre

Për letërnjoftim të ri, nëse je përkohësisht në një qytet tjetër, patjetër e ke të shkosh në "shtëpi"

PROJEKT: LEHTËSIM I NXJERRJES SË DOKUMENTEVE

Pa marrë parasysh vendbanimin, çdo qytetarë me deklaratë paraprake do të mund të aplikoj ose merr dokumente ( letër njoftim, pasaportë, leje për vozitje) në qytet tjetër. (buxhet: në suaza të buxhetit të miratuar, Afati: 2015 )

ARSYETIM

Në programin e saj zgjedhor “E vërtetuar”për zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, në faqen 234, VMRO-DPMNE premtoi që deri në fund të vitit 2015 do të mundësoj lehtësim për qytetarët, me atë që do të mundësoj që aplikimet për dokumente personale dhe marrja e tyre të mund të bëhet edhe nga ndonjë qytet tjetër, jo vetëm në qytetin ku personi jeton. Kërkimi në ueb faqen e MBP-së, si dhe në agjencitë e lajmeve në Maqedoni, nuk dha ndonjë informacion që ky projekt është realizuar, për këtë arsye ky premtim është jo konsekuent.

Vërtetim për bazën e këtij vlerësimi është edhe rezultati nga kërkimi i “Llogaridhënies” së VMRO-DPMNE-së i prezantuar me 20 mars këtë it. Edhe këtu nuk është përmendur që ky shërbim është në funksion.

Premtimet nga programi “E vërtetuar” e gjejmë edhe në programin  punës së Qeverisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE në periudhën 2014-2018. Atje në pjesën drejtësi dhe siguri, në pikën “Kushte të reja më të mira për qytetarët” e gjejmë të njëjtin formulim, me të njëjtin afat.

„ Lehtësimi për nxjerrjen e dokumenteve- pa dallim nga vendbanimi çdo qytetar me kërkesë paraprake do të mund të aplikon ose të merr dokumentin ( letërnjoftim, pasaportë dhe leje për vozitje) në qytet tjetër (2015)“.

Në ueb faqen e MBP-së, në pjesën Shërbime e gjejmë këndin Punë administrative, ku janë të vendosura procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale, dhe në çdo vend qëndron që termini dhe ngritja e dokumenteve bëhet në vendbanimin e personit që e kërkon. Për këtë shembull është pika “Nxjerrja e letërnjoftimit“.

„ Letërnjoftimin mund të merrni në njësinë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në njësinë në të cilën e keni vendbanimin“.

Поради тоа, ветувањето за закажување за фотографирање и поднесување молба за лични документи и во друг град, се смета за неисполнето. Për shkak të kësaj, premtimi për të lënë termin për fotografi dhe për lutje për dokumente personale edhe në qytet tjetër, vlerësohet si i parealizuar.

 

BURIME

  •  VMRO-DPMNE-  Programi zgjedhor ” E vërtetuar” për zgjedhjet parlamentare të viti 2014 (faqe. 234) [Qasur më: 8.4.2016]
  • Llogaridhënia“ – llogaridhënie e VMROÇDPMNE-së (20 mars 2016) [Qasur më: 8.4.2016]
  • Program për punë të Qeverisë udhëhequr nga VMRO-DPMNE në periudhën 2014-2018з2014 – 2018 [Qasur: 8.4.2016]
  • MPB – ueb faqja, pika „  Nxjerrja e letërnjoftimeveна “ [Qasur: 8.4.2016]

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.