Qeveria vetëm pjesërisht rriti buxhetin për zhvillim të ekuilibruar

Ministri Suhejl Fazliu Foto: Ueb faqja e Qeverisë së RM-së.

 

Partia në Qeveri, LSDM dha premtimin për të cilin u zotua se do ta përmbush vitin e parë të qeverisjes dhe për të cilin konstatojmë se është realizuar pjesërisht:

Zvogëlimi i dallimit të zhvillimit në rajon do të jetë prioriteti ynë. Për këtë, mjetet për financim të projekteve për zhvillim rajonal të balancuar do t’i ndajmë menjëherë që në vitin e parë (do të arrijnë vlerën prej 8 milion euro), që në fund të mandatit shuma të shkojë deri në 80 milion euro, gjë që është 20 herë më shumë se mjetet që janë siguruar për këtë qëllim. 

[Burimi: LSDM-Jetë në Maqedoni(faqe 229) – data, dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Partia qeverisëse para se të vijë në qeveri ka premtuar se vëmendje të lartë do t’i kushtojë zhvillimit të barabartë rajonal, me qëllim që të ju përfarohet shkallëve të zhvillimit të shteteve në rajon.

Me 09.07.2018 Qeveria mbajti ceremoninë e nënshkrimit të 98 marrëveshjeve me përfaqësues të ndryshim nga vetëqeverisja lokale dhe nga rajoni, me ç’rast u kumtua si në vazhdim:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për vitin 2018, mjetet për zhvillim të barabartë rajonal i ka rritur mbi 50 përqind dhe 4,5 milion euro këtë vit do të investohen në projekte të cilat i kanë propozuar komunat dhe rajonet planifikuese mbi bazë të prioriteteve. Kryesisht bëhet fjalë për projekte infrastrukturore pse dokumentacion projektues për projekte më të mëdha, me qëllim që të sigurohen mjete shtesë dhe donacione ose prej IPA Programit të Bashkimit Evropian, u shpreh ministrja e vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu.

“Vërtetmatësi” verifikoi këtë pretendim të ministrit. Kjo është e saktë. Në krahasim me Buxhetin për vitin 2018 me atë, të ribalancuarin prej vitit 2017, arrihet deri te përfundimi se mjetet me të vërtetë janë rritur.

Në vitin 2017 mjetet e parapara për zhvillim të barabartë rajonal kanë arritur vlerën prej 131 milion denarë ose 2 milion e 140 mijë euro, përderisa në vitin 2018 për këtë qëllim prej buxhetit janë paraparë rreth 211, 3 milion denarë ose 3,46 milion euro, të cilat drejtpërdrejtë janë caktuar për zhvillim rajonal në Ministrisë për Vetëqeverisje lokale. Por, në bazë të programit të Qeveris dhe të hyrave për këtë qëllim, janë paraparë mbi 328 milion denarë ose mbi 5,3 milion euro (Buxheti i RM për vitin 2018, faqe 86), përderisa në atë të vitit 2017, të hyrat e përgjithshme të parapara kanë qenë rreth 227 milion denarë ose 3,7 milion euro (Buxheti i RM-së për vitin 2017, faqe 83).

Konstatimi i fundit ka qenë si në vazhdim. Qeveria e LSDM me të vërtetë vitin e parë i ka rritur mjetet për zhvillim të barabartë rajonal dhe prej tyre janë “shpenzuar” rreth 4,5 milion euro. Por, kjo është vetëm gjysma e asaj që ja premtuar në programin parazgjedhor në dhjetor të citit 2016, se në vitin e parë të qeverisë këto mjete do të rriten në 8 milion euro. 

Prej këtu, premtimi vlerësohet si pjesërisht i realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.