Qeveria paralajmëroi atashe ekonomike, pastaj i tërhoqi

Foto: vlada.mk

 

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, këto ditë (22.01.2019) në konferencë për shtyp në Qeveri, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente. Angjushev, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse mbetet ideja e vendosjes së atasheve ekonomike, tha:

 Jo, nga ajo që në ndërkohë kemi parë, është se atashetë ekonomik në pajtim me Ligjin e MPJ-së, duhet të jenë nga radhët e kësaj ministrie, gjegjësisht të jenë më së paku dy vite të punësuar aty, dhe për fat të keq një kuadër të tillë specifik nuk ka dhe për këtë ne vendosëm pëe këtë version (hapja e tre zyrave rajonale), gjë që është më optimale, dhe besojë se ide me rezultat më të madh. 

[Burimi: ueb faqja e Qeverisë , data: 22.01.2019]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e zëvendëskryetarit të Qeverisë, Koço Angjushev, në të cilën komunikon se kanë hequr dorë nga ideja e mëhershme që në ambasada të emërohen atashe ekonomike, në arsyetimin se sipas kornizës ligjore për punën e zyrave të diplomacisë (atashetë ekonomike) duhet të jenë të punësuar në MPJ më së paku dy vite, e vlerësojmë si jokonsekuente në raport me atë që Angjushev fliste në vitin 2017. Më saktë, para dy vitesh, ai njoftoi se do të shfuqizohen promovuesit ekonomik të cilët i vendosi Qeveria e mëparshme dhe në vend të tyre do të vendosen atashetë ekonomike.

Të rikujtojmë se në gusht të vitit 2017 nga Qeveria njoftuan se bëhet fjalë për një model të ri për promovim ekonomik të shtetit:

Tani bëhet fjalë për rimodelimin e konceptit të deritanishëm të promovimit ekonomik. Rolin e promovuesve ekonomik do ta marrin atashetë ekonomik, të cilët do të jenë nën kontroll të resorëve ekonomik në Qeveri – thonë nga Qeveria. Vlerësimi fillestar tregon nevojën e rreth 18 atasheve ekonomike në vendet ku Maqedonia ka potencial më madh për bashkëpunim ekonomik. 

Tre muaj më vonë, me 26 nëntor të vitit 2017, Angjushev komunikoi se në Ministrinë për Punë të Jashtme kanë planifikuar strategjinë për zgjedhjen e 20 atasheve të para ekonomike të cilat do të dërgohen në vendet më atraktive për ekonominë maqedonase.

Tre atashe ekonomike duhet të studiojnë ekonominë maqedonase dhe do të trajnohen për dy muaj në Maqedoni. Do të duhet të kalojnë gjithë ekonominë maqedonase që kur të shkojnë në botë të kenë njohuri se çka mund shesin nga Maqedonia. Ato duhet të jenë komercialist të ekonomisë maqedonase në botë dhe të tërheqin investitor të huaj në Maqedoni, të atillë që do të mund të  bashkëpunojnë me ekonominë maqedonase, deklaroi atëbotë Angjushev

Promovuesit ekonomik u promovuan para pothuajse njëmbëdhjetë vitesh (në vitin 2008), nga qeveria e mëparshme, dhe deri në vitin 2017 kishte 33 nëpër botë, më pas numri i tyre u ul në 20 me shfuqizimin e 13 lokacioneve të cilat Maqedonia kishte persona të tillë për tërheqjen e investitorëve të huaj. Qeveria e mëparshme 20 promovuesit ekonomik jua vazhdoi mandatin deri me 30 qershor të vitit 2017.

Qeveria aktuale, para disa ditëve komunikoi se nuk do të dërgojë asnjë promovues ekonomik, paga mujore e të cilëve lëviz prej 2.500 euro deri në 3.000 euro, as ndonjë atashe ekonomik, por mundësitë që ofrohen në vend për investitorët e huaj do t’i prezantojë përmes tre zyrave rajonale.

Pikërisht këtë do ta bëjmë përmes tre qendrave. Njëra qendër do të jetë në Amerikë, me shumë siguri në pjesën lindore, njëra qendër në Gjermani, me siguri në pjesën Perëndimore të Gjermanisë, ku do të mund të mbulohen të gjithë vendet fqinje, do të thotë në qendër të Evropës dhe një në Lindjen e Afërt, ku do të mund t’i informojmë vendet e atjeshme. Do të jenë njësi, të përqendruara, do të kenë detyrë të dyfishtë. Njëra detyrë është që ta informojnë botën për programet tona, të bisedojnë me investitorë të huaj, t’i sjellin në Maqedoni, ndërsa detyra tjetër do të jetë, të prezantojnë prodhimet maqedonase, ato prodhime që ne si shtet i prodhojmë. Praktikisht, kjo është diçka krejtësisht tjetër dhe ajo çka dua të theksojë se është model më i lirë, sesa të dërgoni në 40 vende, 40 promovues, të cilët punojnë në mënyrë divergjente. Ky do të jetë një model më i lirë, të cilin e keni në Buxhet, nuk do të kushtojë shumë, dhe nga ana tjetër presim që të sjell rezultat, komunikoi Angjushev në përgjigjen ndaj pyetjes së gazetarit në konferencën për shtyp të Qeverisë. 

Duke pasur parasysh se Angjushev me promovimin e konceptit të ri faktikisht pranoi se heq dorë nga zotimi paraprak për atashetë ekonomikë, deklaratën e tij e vlerësojmë si jokonsekuente. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.