Qeveria ofroi ligje për mediumet, tani pritet miratimi nga Kuvendi

Qeveria me 20 shkurt miratoi ndryshimet në ligji për media Foto: Qeveria e RM

 

Miratimi i Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për për shërbime audio dhe audio vizuele dhe miratimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelimin e Ndërmarrjes Publike “Radiodifuzioni maqedonas”.

[Plani 3-6-9 Qeveria e RM-së, afati: mars 2018]

ARSYETIM:

Qeveria e RM-së në Paketën e masa për planin e punës “3-6-9”, në pjesën e mediumeve, thuhet se qeveria do të përkushtohet në krijimin e kushteve për pavarësi të plotë dhe profesionalizëm të Shërbimit publik radiodifuzim (RTVM), dhe pavarësi të plotë dhe lirim prej çfarë do ndikimin mbi Agjencinë rregullues për shërbime audio dhe audio-vizuele. Për këtë qëllim, Qeveria parasheh, që të përpiloj Ligj për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelim të Ndërmarrjes Publike “Radiodifuzioni i Maqedonisë “. Një premtim i tillë i Qeverisë është duke u realizuar.

Më saktë, Qeveria në seancën e 55 e cila u mbajt me 20.02.2018, miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele.

Qëllimi bazë i këtij propozim ligji është departizimi dhe profesionalizimi i shërbimit publik radiodifuziv dhe trupit rregullues, Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele. Ndryshimet themelore të cilat propozohen kanë të bëjnë me zgjedhjen e trupave udhëheqës dhe drejtorëve në Ndërmarrjen Publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë dhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, si dhe në raport me financimin e punës së RTVM-së dhe ASHAAV, informon Qeveria. 

Poashtu, si potencohet më pas, propozimi i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Qeveria në të njëjtën seancë shqyrton dhe miraton Poropzim-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelim të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni i Maqedonisë, me qëllim kryesor që të përputhet me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele.

Edhe pse Qeveria javën e kaluar miratoi ndryshimet e Ligjit për mediumet audi dhe audiovizuele, propozim-ligji nuk është i qasshëm në internet faqen e Kuvendin, që të mund opinioni me përpikëri të njoftohet me ndryshimet e parapara.

Prej kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në deklaratë për “Sloboden Pecat” thonë se propozim-ligji për ndryshime dhe plotësim të Ligjit të mediumeve audio dhe audiovizuele është pranuar në Kuvend dhe se do të publikohet edhe në faqen e internetit.

Duke pasur këtë parasysh, mund të përfundohet se premtimi i Qeverisë për miratimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele dhe miratimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për themelim të Ndërmarrjes publike “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, është duke u realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.