Qeveria nuk është e “pafajshme” për vërshimet në rrethinë të Shkupit!

Ivanovi hedh poshtë fajin e VMRO DPMNE-së për përgjegjësi. Foto: faqja e presidentit.

 

Dy institucionet kyçe në sistemin për menaxhim me krizat – QMK dhe DMSH, janë nën kontroll të qeverisë dhe ajo assesi nuk mund të mohohet dhe të del e “e pafajshme” për vërshimet në rrethin e Shkupit, por, sipas logjikës së gjërave ajo është më përgjegjëse dhe duhet të qëndrojë në maje të piramidës. 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Presidenti Gjorgje Ivanov në deklaratën e dhënë me rastin e shënimit të 18 gushtit – Ditën e Ushtrisë, kërkoi përgjegjësi nga Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim për shkak të reaksionit të tyre të papërshtatshëm gjatë menaxhimit të katastrofës nga vërshimet të cilat ndodhën në Shkup me 06.08.2016.

Spin: U krijua një lloj vesi përgjatë çdo fatkeqësie natyrore së pari të angazhohet ushtria. Ajo, sigurisht, se shpreh besueshmëri se ushtria me sukses kreu detyrën e dhënë. Si komandant suprem me krenari mund të them se ushtria çdo herë ka ditur të shpërblejë besimin e dhënë. Por, çfarë flet praktika për përgatitje të institucioneve tjera përkatëse? Angazhimi i vazhdueshëm i ushtrisë gjatë çdo fatkeqësie natyrore nuk është zgjidhje e përhershme. Shfrytëzimi i ushtrisë për menaxhim me fatkeqësitë natyrore duhet të jetë përjashtim, dhe jo rregull. Por, siç shihet se është lejuar që përjashtimi të bëhet rregull. 

Për, atë, sot, dua të ju bëj thirrje institucioneve përkatëse nga sistemi për menaxhim me krizat dhe sistemi për mbrojtje dhe shpëtim që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet përkatëse. Nuk mund të lejohet që barra për menaxhim krizash të bie mbi ushtrinë dhe policinë, kur në të njejtën kohë ka forca të shpërndara për mbrojtje të kufirit shtetëror. Nuk është e përgjegjshme që të harxhohen resurset e ushtrisë që të kursehen resurset e veta. 

[BURIMI: presedatel.gov.mk, Data: 18.08.2016]

 

Dy javë pas tragjedisë e cila kaploi vendbanimet e Shkupit, në të cilën humbën jetën 22 persona, disa të tjerë llogariten të humbur, qindra njerëz janë lënduar dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale, kryetari i shtetit qortoi Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), duke theksuar se barra e vërshimeve nuk mundet të bie mbi ushtrinë, Ivanov kërkoi nga të dy instutucionet – QMK dhe DMSH, që të kryejnë detyrat e veta ligjore

Kontraspin - foto Vistinomer

Kundër-spinDuke drejtuar gishtin kah institucionet e përmendura me të cilat udhëheqin nga funksionar të  BDI-së dhe Forca Demokrate e Romëve, ai spinon të vërtetën për përgjegjësit e vërshimeve dhe jetëve njerëzore të humbura. Me saktë, drejtoreshë e Qendrës për Menaxhim meKrizave është Mr. Suzana Saliu nga BDI, ndërsa në krye të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është Shaban Saliu nga Partia Demokrate e Romëve. ANdaj, duke kërkuar përgjegjësi vetëm nga QMK dhe DMSH, Ivanov faktikisht “lan” përgjegjësin nga VMRO DPMNE-ja qeverisëse, që kjo e fundit udhëheq me qeverinë dhjetë vite.

Edhe pse QMK dhe DMSH nuk mund dhe nuk duhet të amnistohen nga përgjegjësia, përsëri në piramidën e institucioneve ata nuk janë të vetmit të cilët kanë për detyrë që të ndërmarrin masa që të pakësohen humbjet dhe të minimizohen dëmet dhe pasojat.

Të dy institucionet janë organe nën udhëheqësin shtetërore të qeverisë. Drejtorët edhe atë të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe atë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe zëvendësuesit e tyre, por edhe anëtarët e shtabit Qendror për Mbrojtje dhe Shpëtim i emëron qeveria.

Në nenin 26 të Ligjin për menaxhim me kriza thuhet se:

Me Qendrën (QMK) udhëheq drejtori, të cilin e emëron qeveria me mandat katër vjeçar. 

Për drejtor emërohet person civil, i cili para punësimit ka punuar më së paku gjashtë vjet në vendet e punës së organeve shtetërore ose institucioneve puna e të cilëve lidhet me mbrojtje dhe sigurim të Republikës.

Qeveria emëron edhe zëvendës drejtorin e Qendrës me mandat prej katër viteve. 

Ndërsa në Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim thuhet:

Me drejtorinë (DMSH) udhëheq drejtori, të cilin e emëron qeveria me mandat prej katër viteve. Drejtori i drejtorisë është person civil. Drejtori është i pavarur përgjatë kryerjes së punëve dhe për punën e vet i jep përgjigje qeverisë.

(член 19)Qeveria emëron edhe zëvendës drejtorin në Drejtori me mandat katër vjeçar. (neni 19)

 

Përgjatë Drejtorisë formohet edhe shtabi për mbrojte dhe shpëtim (në tekstin në vazhdim: shtabi kryesor), i cili udhëheq aktivitete për mbrojtje dhe shpëtim në Republikën e Maqedonisë. Anëtarët e Shtabit kryesor janë persona profesional të emëruar nga qeveria, të cilët në kohën e angazhimit kanë kapacitet të caktuar për punë në Drejtori. (neni 21)

Ashtu që, institucionet kyçe në sistemin për menaxhim me kriza janë nën kontroll direkt të qeverisë dhe ajo assesi nuk mund që të hiqen anash dhe të ngelet e “pafajshme” për vërshimet në rrethin e Shkupit, por sipas logjikës së gjërave është më përgjegjësja dhe duhet të jetë në majën e piramidës.

Po ashtu, vlen që të përmendet se në nenin 26 nga Ligji për menaxhim me kriza është shtuar se:

Për drejtor emërohet person civil, i cili para emërimit ka punuar më së paku gjashtë vite në vendet e punës së organeve shtetërore ose institucioneve puna e të cilat lidhen me mbrojtje dhe sigurim të Republikës. 

Sipas, biografisë së drejtoreshës së DMK, Saliu, përsëri, të publikuar në ueb-faqen e QMK-së, ajo nuk ka asnjë përvojë “në organet shtetërore ose institucione puna në të cilat lidhet me mbrojtje dhe siguri“, dhe duket qartë se emërimi i saj nuk i ka penguar qeverisë.

Po ashtu, që të dy ligjet të cilët rregullohen me menaxhimin e krizave, shihet qartë se për qeverinë në rend të parë duhet të jenë vlerësimet, planifikimet dhe menaxhimet e gjendjes së krizës. Në nenin 31 nga Ligji për menaxhim me kriza, për shembull, është specifikuar se: “Qeveria sjell vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës, shënon fushën e kapluar nga kriza dhe në pajtueshmëri me të i aktivizon mekanizmat për zgjedhjen e gjendjes së krizës. Për vendimin e marrë qeveria menjëherë lajmëron Kuvendin dhe Presidentin e Republikës së Maqedonisë“.

Përndryshe, në analizën e gjerë të komitetit të Helsinskit për të drejtat njerëzore, si institucione përgjegjëse të cilat dështuan në parandalim dhe menaxhim me pasojat e vërshimeve, përveç Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza, hyjnë edhe Kuvendi i RM-së, qeveria dhe organet shtetërore. Në të njëjtin kontekst, ky dokument, mes tjerash, thotë:

Përveç këtyre organeve (QMK dhe DMSH), përgjegjësi përgjatë shpëtimit kanë: 

1.Kuvendi i RM-së sjell strategji nacionale, vendos për madhësinë e mjeteve për mbrojtje dhe shpëtim, lajmëron ditën për mbrojtje dhe shpëtim;

2.Qeveria e RM-së përgatit Strategji nacionale për mbrojtje dhe shpëtim, sjell vendim për formimin e forcave për mbrojtje dhe shpëtim, vendos për evakuimin, sjell vlerësimin e infektimit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera; 

3.Organet e udhëheqësisë shtetërore.

Në dhjetë ditët e fundit mundej të dëgjoheshin qëndrime të ndryshme të ekspertëve në të cilat shihet se përgjegjësia për ngjarjen dramatike në rajonin e Shkupit nga gjashtë gushti çon deri te institucionet më të larta shtetërore. Profesori universitar, Aleksander Trendafillov vlerëson  që prerja e drurëve pa kontroll, qarkorja e Shkupit dhe kanalet ujore jo të mira janë arsyet kryesore për vërshimet në Stojkoviç, Haraçinë, Singeliç, Çento…

Përveç shkatërrimit të pyjeve, mungesa e kanalizimeve dhe sistemit për evakuim, llogariten se faktor kryesorë për humbjen e jetëve.

Sipas Trendafillovit, në rajon ka pasur më shumë reshje shiu në krahasim me Shkupin, por ka pasur më pak viktima.

Profesori i fakultetit të arkitekturës Mirosllav Gërçev së fundmi deklaroi se arsyeja për tragjedinë është në lëshimet infrastrukturore.

Ajo çka ndodh në kanalizimet atmosferike në Shkup nuk është e mjaftueshme që të shpjegohet me fjalën “lëshim”, ajo është lëshim thelbësor civilizues – produkt direkt i politikës dhe vetëdijes së shoqërisë.

Në vitet e fundit, nëse nevojat e qytetit i krahasojmë dhe harxhimet, mund të arrijmë në përfundim se këto janë më shkatërruese, politik sipërfaqësore në kundërshtim me arsyen e shëndosh, natyrën dhe ligjet e natyrës. 

Ashtu që, duke pasur parasysh këto argumente, deklaratën e Ivanovit në të cilën bën thirrje deri te “institucionet përgjegjëse nga sistemi për menaxhim krizash dhe nga sistemi për mbrojtje dhe shpëtim që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet e veta përkatëse“, e vlerësojmë si jo korrekte dhe spinim.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.