Qeveria ka plane për reforma në sektorin e sigurisë dhe kundërzbulimit

Në Planin 18 të publikuar nga Qeveria, në lidhje me zbatimin e reformave urgjente me prioritet, në pjesën e reformave në shërbimet e sigurisë është shkruar detyrimi në vazhdim:

2.5.1. Miratimi i Planit për reforma në sektorin e sigurimit-kundërzbulimit në Republikën e Maqedonisë – Afati, 12.2018

[Burime: Qeveria e RMV/Plani 18 – data, 11.2018]

 

ARSYETIM:

Reforma në shërbimet e sigurisë në RMV janë kërkuar nga Bashkimi Evropian, në raportin e trupit të ekspertëve të udhëhequr nga diplomati gjerman Rajnhard Pribe në vitin 2015, në veçanti, me vërjetjet e shprehura në raportin e të njëjtit grup të vitit 2017. Përveç kësaj, me afrimin në NATO, për të cilin është nënshkruar protokolli të cilin tani duhet ta ratifikojnë vendet anëtare, po ashtu, u kërkuan reforma në shërbimet e sigurisë.

Në planet paraprake të Qeverisë, dhe në pajtim me Programin për punë, është kryer reforma e parë juridike – ndarja e departamentit nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim që realizon ndjekjen e komunikimeve telefonik dhe komunikimeve elektronike në suaza të DSK-së dhe në përgjithësi nga MPB, në institucion të veçantë, i cili edhe fizikisht është i ndarë nga MPB. Ai proces u krye para disa muajve me formimin e Agjencisë Teknike Operative – ATO, e cila tani është e obliguar për këtë detyrë, në pajtim me proceset ligjore, përfshirë edhe mbikëqyrjen e vet ATO-së.

Me Planin 18 të Qeverisë i cili është miratuar në tetor të vitit të kaluar, është paraparë reforma e mëtutjeshme e sektorit të sigurisë dhe kundërzbulimit. Me këtë plan, është paraparë deri në fund të dhjetorit të vitit 2018, të gjithë shërbimet përkatëse të përgatisin reforma të plota të shërbimeve kundërzbulues me miratimin e Planit për reforma në sektorin e sigurisë-kundërzbulimit.

Ky plan, i cili përmban modelin e reformës dhe detajet për pamjen e re, rolin dhe koordinimin e sektorit kundërzbulues, është vepër e përbashkët e 33 përfaqësuesve të institucioneve të MPB-së, të kundërzbulimit ushtarak, të Agjencisë për Kundërzbulim, legjislacionit, të Avokatit të Popullit dhe sektorit joqeveritar.

Qeveria me 19.02.2019, siç mund të shihet në komunikatën e 122-të të seancës qeveritare, ka miratuar paket të propozim-ligjeve të cilët mundësojnë reformat e kërkuara, prej të cilave dy janë Propozime-ligje më të rëndësishme për Agjencisë për Sigurinë Nacionale dhe Propozim-ligji për koordinim të bashkësisë për siguri-kundërzbulim.

Përkrah planit, tashmë kanë kaluar edhe fazat e vendimeve ligjore të cilat duhet të kalojnë edhe në Kuvend, prandaj mund të jepet vlerësimi se detyra e Planit 18 në pikën për reforma në sektorin kundërzbulues jo vetëm që është realizuar, por është vazhduar edhe një hap më tej (është miratuar paketa e propozime-ligjeve), me çka ky premtim i Qeverisë së RMV-së mund të vlerësohet si i realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.