Qeveria ende nuk ka ndërmarrë masa për mjekim pa pagesë

U premtua një herë, por pas tetë muajsh që nga formimi i Qeverisë, në Kuvend nuk është është dorëzuar propozim për shfuqizimin e participimit spitalor. Foto: Printscreen.

Qeveria menjëherë do të fillojë përgatitjet për mjekimin pa pagesë për të gjithë të siguruarit shëndetësor. 

[Burimi: Programi për punë të Qeverisë (2017-2020) ]

 

ARSYETIM:

Premtimi i Qeverisë, se “menjëherë do të fillojë me përgatitjet për mjekim pa pagesë për të gjithë ata që kanë sigurim shëndetësor” është pjesë e Programit për punë, në pjesën kushtuar “Shëndetësisë kualitative” (faqe 31), dhe se deri më tani (23.01.2018) nuk është realizuar. 

Këtë premtim, LSDM e ka dhënë edhe në periudhën kur i ka udhëhequr negociatat për përbërjen e Qeverisë së re e cila u formua me 01.06.2017. Më saktë, me 20.05.2017, anëtari i Komisionit për shëndetësi të LSDM-së, Dr. Zllate Mehmedoviq, deklaroi se tashmë është i përgatitur për propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim shëndetësor, me çka do të sigurohet mjekim pa pagesë për të gjithë ata që kanë sigurim shëndetësor.

Ky propozim ligj është një prej të parëve të cilët do të dorëzojmë në Kuvend, për atë se qëllimi ynë është që qytetarët të kenë shërbime spitalore të qasshme. Me ndryshimet, plotësisht shfuqizojmë participimin spitalor për të gjithë ata që janë të siguruar. Në këtë mënyrë askush nuk di të mbete pa shërbim spitalor vetëm për atë se nuk ka pasur para për të paguar, transmeton “Kajgana“. 

Por, deri tani (23.01.2018), një propozim ligj i tillë nuk është dorëzuar në Kuvendin e RM-së, dhe kjo mund të shihet në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit në pjesën e materialeve të ndryshuara dhe materialeve të cilat janë në fazën e parë dhe të dytë të leximit në periudhë prej 01.06.2017 (kur është formuar qeveria e re) deri me 23.01.2018.

Me 24.11.2017, sip transmetoi portali “Lokallno”, kryeministri Zoran Zaev njoftoi se do të tentojnë prej vitit të ardhshëm (2018) të ofrojnë mjekimin pa pagesë të paktën për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, që të mund deri në fund të gjysmës së dytë ose në fillim të vitit 2019 të vlejë për të gjithë qytetarët. 

Me një deklaratë të njëjtë doli edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me 28.12.2017, në konferencën e tij të parë për shtyp pasi që u emëruar si ministër me 25 dhjetor, kur edhe njoftoi se “Intensivisht do të punojnë që të garatojnë mjekim pa pagesë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve gjegjësisht romëve, shfrytëzuesve të ndihmesës sociale.” 

Qeveria në seancën e 50 të saj të caktuar me 23.01.2018, njoftoi se do të shqyrtohet Propozim-programi për sigurimin e mjeteve për mjekim shëndetësor pa pagesë të participimit për pensionistët në Republikën e Maqedonisë si edhe propozim-programet e tjera prej Ministrisë së Shëndetësisë të cilët janë në drejtim të përmirësimit të organizimit dhe përmirësimit të kushteve shëndetësore për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Prej Ministrisë së Shëndetësisë, në deklaratë për “Vërtetmatësin”, sqaruan se ky Propozim-program është projekt i vjetër i Ministrisë së Shëndetësisë i cili vazhdon të realizohet në vazhdimësi dhe se nuk ka fare lidhje me projektin e njoftuar nga ana e Qeverisë për sigurimin e mjekimit pa pagesë për të gjithë personat që paguajnë sigurim shëndetësor.

Pasi që si projekt e njoftoi Qeveria, do të realizohet së pari për kategoritë e rrezikuara, si edhe njoftoi kryeministri Zaev, dhe më pas për të gjithë personat e siguruar – deklaruan prej Ministrisë së Shëndetësisë. 

Do të thotë, Qeveria në Programin e saj për punë premtoi se menjëherë do të fillojë me përgatitje për mjekim pa pagesë për të gjithë personat e siguruar, sepse, siç njoftuan para formimit të Qeverisë, një propozim ligj i tillë vetëm se ka qenë i përgatitur. Por, përsëri, një propozim-ligj i tillë akoma nuk është dorëzuar në Kuvend, Më pas, kryeministri Zaev dhe Ministri i Shëndetësisë ndërruan deklaratat se fillimisht mjekim pa pagesë për kategoritë e rrezikuara sociale në vitin 2018, dhe më pas për të gjithë qytetarët deri në fund të vitit 2019. Duke pasur parasysh se vlerësojmë premtimin e Qeverisë të dhënë në Programin e saj për punë dhe se deri më tani nuk është ndërmarr asnjë  hap në këtë drejtim, mund të përfundojmë se premtimi i përmendur nuk është realizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.