Qeveria e LSDM-së për shkencë ka ndarë mjete pothuajse dy herë më pak se Qeveria e VMRO-DPMNE-së

Foto: „Shkenca“ e Nick Youngson CC BY-SA 3.0 Alpha Stock Images

 

LSDM në fushatë parazgjedhore dha premtimin të cilin jo vetëm që nuk e ka përmbushur, por edhe ka shkuar në drejtim të kundërt:

Premtim: Financimi buxhetor i deritanishëm është minimal dhe lëviz rreth 0,2 % të PBV – pesëmbëdhjetë herë më pak se propozimet e strategjisë evropiane “Evropa 2020”. Që në vitin e parë të mandatit, buxhetin për shkencë do ta rrisim për 50%, me qëllim që në fund të mandatit Maqedonia të ndajë mes 1% dhe 1,5% prej PBV-së për hulumtim dhe zhvillim. (faqe 117)

[Burimi: LSDM – „Plani për jetë në Maqedoni“/programi parazgjedhor  – data: dhjetor 2016 ]

 

 

ARSYETIM:

Nuk mundet saktësisht të lokalizohen arsyet e vërteta, por është fakt se LSDM premtimin e vet për ndarjen e buxhetit për shkencë jo vetëm që nuk e realizoi, por përkundrazi, ka ulur shumat që që janë ndarë më herët.

Edhe nëse shihet sipas strukturës, nuk mund të nxiren konkluzion pse ka ndodhur kjo, por Qeveria e VMRO-DPMNE-së ka dhënë para për përkthimin e mijëra librave të padobishëm të autorëve botëror. Së pari, për atë se në disa buxhete minimale të cilat i verifikuam norma është minimale në raport me normat tjera të cilat hynë në pjesë e shpenzimeve në pjesën e “Shkencës”. Së dyti, në Buxhetin e vitit 2018, Qeveria e LSDM-së, po ashtu, ka normë për “Projekt për përkthimin e librave të autorëve me renome” edhe atë me vlerë rreth 50 milion denarëve, ose rreth 813 mijë euro! Përsëri, me ribalancin e Buxhetit të dorëzuar tani, këtë normë e kanë ulur në vetëm 2 milion denarë ose rreth 32 mijë euro.

„Vërtetmatësi“  shqyrtoi disa buxhete të miratuara së fundmi, numrat e të cilëve padyshim dëshmojnë se LSDM jo vetëm që nuk e ka përmbushur premtimin, por ka shkuar edhe në drejtim të kundërt – edhe më tepër i ka zvogëluar mjetet për shkencë:

RIBALACANI i Buxhetit për vitin 2018 – 5,8 milion euro ose rreth 358 milion denarë (faqe 300)

  • Për hulumtim shkencor diçka mbi 1,268 milion euro
  • Për institucione shkencore – diçka mbi 4,52 milion euro (gjysmën e fitojnë vet)
  • Për projekte për përkthim të librave me autor me renome rreth 32 mijë euro ose 2 milion denarë.

Më parë ka qenë pak më i lartë:

Buxheti i vitit 2018– 6,9 milion euro ose rreth 426 milion denarë (faqe 280)

  • Për hulumtime shkencore diçka mbi 1,54 milion euro
  • Për institucione shkencore – diçka mbi 4,57 milion euro (më tepër se gjysmën e fitojnë prej shërbimeve)
  • Për përkthim të librave të autorëve me renome rreth 813 mijë euro ose 50 milion denarë

Për vitin 2017 Buxhetin e planifikoi VMRO-DPMNE

Buxheti për vitin 20179,95 milion euro ose 611 milion denarë (faqe 264)

  • Për hulumtime shkencore diçka mbi 2 milion euro
  • Për institucione shkencore – diçka mbi 6 milion euro (gjysmën e fitojnë vet)
  • Për furnizim me pajisje të laboratorëve shkencore ka pasur rreth 325 mijë euro
  • Për projektin për përkthim të librave të autorëve me renome 1,6 milion euro

Njëjtë edhe në vitin 2016:

Buxheti i vitit 201610.127 milion euro ose rreth 623 milion denarë (faqe 265)

    • Për hulumtime shkencore diçka mbi 2 milion euro (1.940)
    • Për institucione shkencore – diçka mbi 3,5 milion euro ( gjysmën e fitojnë vet)
    • Për agjencinë kombëtare për teknologji nukleare rreth 71 mijë euro
    • Program për furnizim me pajisje të laboratorëve rreth 3,3 milion euro
    • Për përkthim të librave të autorëve me renome 1,2 milion euro ose 50 milion denarë

Është e mjaftueshme që të bëhet krahasimi – tre buxhete një ribalanc (i shikuam edhe ribalancet e tjera) prej të cilëve qartë shihet se premtimi i LSDM-së është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.