Qeveria e LSDM-së më shumë e ka shlyer borxhin se sa që është futur në borxh

 

 VMRO-DPMNE nuk specifikon se huamarrja nga tregjet e huaja, mund, po nuk është patjetër  që të realizohet, e dyta, pjesë e parave të huazuara do të transferohen në vitin 2018, ndërsa në 29 janar shteti duhet të paguaj 95 milion euro huamarrje në bazë krediti

 

Partia opozitare VMRO-DPMNE me 18.07.2017 lëshoi kumtesë/deklaratë në të cilën pretendon se partia qeverisëse LSDM e fut në borxh vendin që në muajin e parë të qeverisjes, të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë: 

Që në muajin e parë kur erdhën në qeveri futën në borxh shtetin me 60 milion euro

Në normën e huamarrjes së brendshme qeveria e LSDM planifikon që në vend të 17,8 miliard denarë të merr 20,7 miliard denarë. Këto janë 48,3 milion euro borxh ndaj kreditorëve të brendshëm. 

Në normën e huamarrjes ndaj të huajve Qeveria e LSDM planifikon që në vend të 12,3 miliard denarë, t’i fus në borxh qytetarët me 18,4 miliard denarë. Me këtë planifikojnë që të jemi huamarrës 100 milion euro më shumë ndaj kreditorëve të huaj. 

LSD u gënjeu qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Premtuan se nuk do të hyjnë në borxh, ndërsa tani me ribalansim lajmërojnë se vetëm për 5 muaj do të rrisin huamarrjen e planifikuar për pothuajse 150 milion euro. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja– data: 18.07.2017]

ARSYETIM:

Kumtesa/deklarata e VMRO-DPMNE-së bazohet në gjysmë të vërtetë dhe për këtë pretendimi për rritjen e huamarrjes nga ana e LSDM si parti qeverisëse është tërësisht i pavërtetë.

Më saktë, që në pretendimin e parë, se Qeveria e ka futur në borxh vendin për 60 milion euro për një muaj, tingëllon si manipulim.

Sipas të dhënave në ueb-faqen e Ministrisë për Financa, shihet se kur qeveria, gjegjësisht Ministria mori hua 60 milion euro, në të njëjtën kohë janë kthye detyrimet ndaj investitorëve vendas dhe të huaj në vlerë 115 milion euro. Përmes 40 vendasve, ndërsa ndaj të huajve  është kthyer borxhi i Dojçe Banka me vlerë prej 70 milion euro. Kjo më së miri shihet në Kalendarin e aktiviteteve për Letrat vendase me vlerë. Por, këshilltari i MF, Branimir Jovankoviq, së fundmi e sqaroi me detaje në FB profilin e tij :

Kur hymë në Ministri, morëm hua 4 herë. Me 6 qershor 8,1 milion euro, me 20 qershor 5,6 milion euro, me 27 qershor 19,5 milion euro dhe me 4 korrik 27,2 milion euro. Gjithsej, 60 milion euro.

Por, morëm hua poashtu 4 herë – 8,1 milion euro me 7 qershor, 5,6 milion euro me 21 janar, 18,8 milion euro me 25 qershor dhe 7,8 milion euro me 5 korrik. Me 5 korrik ia kthyem borxhin Dojçe bank, prej 75 milion euro. Gjithsej, kthyem 115 milion euro. 

Do të thotë se, për këto muaj, e kemi zvogëluar borxhin për 55 milion euro. Ose, 1,8 milion euro në ditë, 76.000 euro në orë, 21 euro në sekondë. 

Për krahasim , në 11 vitet e kaluara, borxhi është rritur për 3 miliard euro, gjegjësisht u rrit 270 milion euro në vit, 740.000 euro në ditë, 9 euro në sekondë. 

Që të jem i sinqertë, nuk besojë që borxhi bie gjatë gjithë kohës. Por, nuk duhet. Nuk na duhet kursim, na duhet përgjigje në harxhimin e parave publike. 

Jovanoviq, së fundmi në kërkim në ueb-faqen NOVA TV, sqaroi më shumë aspekte të ribalansimit të Buxhetit, mes të cilave edhe huamarrja:

Plani për këtë vit është që të marrim hua më shumë nga tregu i kapitalit të brendshëm, i cili në këtë moment ofron kamata më të ulëta nga tregu ndërkombëtar. Përsëri, nuk përjashtojmë mundësinë për huamarrje edhe në tregun ndërkombëtar, nëse ajo është sipas kushteve më të përshtatshme, sepse kjo do të thotë hyrje në kapitalin e ri të ekonomisë. 

Por, sqarimi më i mirë për financim të të hyrave ose të dalave të cilat do të alimentohen i dha ministri Dragan Tevdovski, ai ju drejtua deputetëve gjatë dorëzimit të ribalancin. Këtu e potencojmë pjesën e huamarrjes në tregun vendas dhe të huaj:

…Financimi i deficitit buxhetor dhe pagesa e borxhit do të sigurohet përmes huamarrjes në tregun vendor të letrave me vlerë shtetërore, linja kreditore të caktuara për financim të projekteve individuale si dhe nga depozita e bartura nga viti i kaluar. 

Në suaza të buxhetit të paraparë dhe mundësisë për huamarrje të huaj. Por, a do të realizohet do të varet nga lëvizja e normave të interesit në tregun ndërkombëtar dhe mundësia e tregut vendas të letrave me vlerë që të ju  përgjigjet nevojave të financimit…

Një pjesë e mjeteve nga huamarrja e vendit dhe mundësia e huamarrjes së huaj do të shfrytëzohen për financim të nevojave përgjatë vitit 2017, ndërsa pjesa e mbetur do të bartet si depozitë për vitin e ardhshëm, 2018. 

Mjetet nga depozita do të shfrytëzohen për pagesën e ratës së parë nga krediti për financimin buxhetor me vlerë prej 95 milion euro, të mbyllur në vitin 2013 e cila do të realizohet me 29 janar të vitit 2018. 

Siç mund që të shihet huamarrja nga tregjet e huaja, mund, por nuk është patjetër që të realizohet, ndërsa e dyta, një pjesë e parave të huazuara do të transferohet në vitin 2018, kur në 29 janar shteti duhet që të paguaj 95 milion euro për huamarrje në bazë të kreditit.

Më në fund edhe në faqen 10 dhe 11 nga Propozimi për Rebalansin e Buxhetit për vitin 2017 qartë është deklaruar. Njëra ka të bëj me rritjen e mjeteve kreditore me tërheqjen e më shumë shumave për ndërtim të ujësjellësve dhe kanalizimeve nga Banka Investuese Evropiane ( faqe 10), ndërsa sqarimi i dytë ka të bëj me huamarrjen e brendshme, pjesë e të cilës do të shtyhet për pagesë për vitin e ardhshëm me ratën e përmendur të kredisë ( faqe 11)

 

Për shkak të gjithë kësaj më sipër, deklaratën e VMRO-DPMNE-së e vlerësojmë si manipuluese për publikun, gjegjësisht të pavërtetë, edhe pse duke i parë numrat, dhe jo konteksti dhe sqarimi për borxhin, dikujt mund t’i duket si e vërtetë.

 

BURIME:

 

Оцени: Тео Блажевски


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *