Qëndrime kontradiktore të Zaevit për amnisitinë e “të enjtes së përgjakur”

Zoran Zaev. Foto: screenshot

 

Kryeministri Zoran Zaev, së fundmi dhe deklaratë në lidhje me aministin për një pjesë të personave të involvuar në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 para dhe ne Kuvendin e RM-së, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente: 

Ja  kështu e definojë qëndrimin tim publik…Të gjithë që kanë marr pjesë pa ushtruar dhunë dhe nuk kanë qenë pjesë e organizatorëve brenda, nuk kam problem që përmes tyre të falim dhe të pajtohemi, për të ardhmen e shtetit…Me Ligjin për amnisti ose për marrjen e vendimit në parlament, në pajtim me kompetencat e parlamentit…

[Burim: ТV Alsa M, 360 Shkallë (minuta e 34) – data, 16.11.2018]

 

 

ARSYETIM:

Kryetari i Qeverisë së RM-së dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev në afat prej disa muajsh prej prillit të nëntorit të vitit 2018, dha deklaratë rreth propozimit ligjor për ngjarjet e të ashtuquajturës ” e enjtja e përgjakur” ose sulmin në Kuvend me 27 prill të vitit 2018. Të gjithë ato që u thanë në deklaratën e fundit të tij dhënë për “360 Shkallë”, para disa ditësh janë kontradiktore.

Prej më shumë deklaratave, për shkak të qasjes metodologjike të “Vërtetmatësit”, zgjodhëm disa, duke filluar prej deklaratës dhënë në fjalimin e Zaev të mbajtur në Kuvendin e RM-së me rastin e një vjetorit të ngjarjeve të “së enjtes së përgjakur”:

Por katarza e atyre ngjarjeve nëpër të cilët kaluan të gjithë qytetarët e RM-së, duhet të kalojë nëpër sistemin ligjor. Kjo është edhe mënyra e vetme që të njohim të vërtetën e plotë dhe prapavijën e atyre ngjarjeve. Inspiratorët, organizatorët, por edhe dhunuesit duhet të ballafaqohen me të kaluarën, por edhe me pasojat ligjore. (27,04.2018)

Të rikujtojmë se që me 7 korrik të vitit 2017 kryeministri Zoran Zaev, duke qenë mysafir në RTVM, dha deklaratën në vazhdim rreth amnistisë së mundshme:

Në periudhën prej dy vitesh e gjysmë të krizës politike, kishte, bisedime të hapura rreth amnistisë së qeverisë. Normalisht, nuk ka marrëveshje, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen nëse ka pasur kërkesë për amnisti të liderit të VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.  Bindja se shteti ligjor dhe ligji duhet të vlejë për të gjithë, në fund garantojnë edhe këtë shenjë të cilën do ta bart me vete deri në fund të jetës sime. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Edhe sikur të jetë bashkëpunëtori im i parë, ose anëtari im i parë i familjes, tha Zaev. (07.07.2017)

Në korrik të këtij viti, një muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, kur u tentua që të realizohen takime të liderëve për hapat e ardhshëm të shtetit dhe në raport me çështjen nëse referendumi do të mbështet prej partive më të mëdha politike dhe si do të jenë hapat reformues të më tejmë në Kuvend, në kuptimin e ndryshimit të ligjeve kyçe, pas përfundimit të njërit prej atyre takimeve, Zaev deklaroi:

 Qëllimi strategjik i vendit tonë dhe i të gjithë partive parlamentare është  anëtarësim i plotë i Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO. Nuk ka kompromis. Amnistim direkt dhe indirekt – nuk ka. (19.07.2018). 

Pas referendumit të 30 shtatorit, rezultatet e të cilit LSDM i protokollon si “shumë e mjaftueshme e trupit votues që ja votuar PËR”, ndërsa VMRO-DPMNE si “Një JO e zëshme e popullit”, Qeveria vendosi që të vazhdojë procesin ligjor rreth Marrëveshjes së Prespës në Kuvend. Disa ditë para votimit se Kuvendi do të pranojë iniciativën për fillimin e procedurave për ndryshime të Kushtetutës së RM, Zoran Zaev ju drejtua deputetëve nga foltorja e parlamentit me deklaratën për nevojën e pajtimit në shtet:

Dërgojë porosi për pajtim dhe falje për 27 prillin dhe për ngjarjet që ndodhën. Të ulemi dhe ta bëjmë këtë. Unë jam i gatshëm dhe ju bëj thirrje të gjithëve, edhe shumicën edhe opozitën. Po e di, kjo ka çmim dhe jam i gatshëm që të paguaj çmimin, çmimin politik (15.10.2018)

Po thuajse dy javë zgjati interpretimi në opinion nëse kryeministri ka menduar për amnisti. Kjo për më tepër për shkak se prej grupit parlamentare dhe koalicionit të cilin e udhëheq VMRO-DPMNE, qeveria siguroi 8 vota politike për diskutimin e ndryshimit të Kushtetutës së RM-së, mes të cilëve edhe deputet të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Në ato ditë, në fund të tetorit të këtij viti, ligjin e vet për amnisti deri te parlamenti e dorëzoi edhe grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Pyetjes së gazetarit në Kuvendin e RM-së, pas takimit të një pjese të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët mbështetën amendamentet kushtetuese, se nëse për të Ligjit për amnisti të cilin e ka dorëzuar VMRO-DPMNE është i pranueshëm ose jo, Zaev është kategorik:

Absolutisht jo. Për shkak se këtu formojë trupit nacional koordinativ. Nëpërmjet këtij trupi koordinues për falje duhet të gjejmë mekanizma të faljes. (29.10.2018, minuta 6.06)

Pas gjithë këtyre deklaratave dhe interpretimeve të Zaev, të premten e kaluar në intervistën për “360 Shkallë”, Zaev deklaroi se amnistia për të është e pranueshme, duke shtuar kategoritë e personave të përfshirë në ngjarjen e “të enjtes së përgjakur”. Edhe pse Zaev ofron sqarim politik përse ka një qëndrim të këtillë, i cili ndoshta edhe mund të konsiderohet si logjik, mbetet fakti se deklarata e tij e fundit është jokonsekuente dhe kundërthënëse në krahasim me ato të dhëna muaj më parë.

 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.