Qendra sportive “Novo Lisiçe” u bë me sallë fitnesi modern, por jo edhe me sallën e premtuar të boksit

Projekt: Rikonstruktimi i pjesës së dytë të qendrës sportive në Novo Lisiçe

 Përshkrim i projektit: Rikonstruktimi përfshin rikonstruktimin të sallës për fitnes dhe sallë boksi. (Mjetet: 35.000.000 denarë Burim i financimit: Buxheti i Komunës Afati: dhjetor i vitit 2014)

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konevsi në zgjedhjet lokale të vitit 2013 premtoi salla moderne për fitnes dhe boks në suaza të qendrës sportive “Novo Lisiçe”. Në dhjetor të vitit 2016 kjo qendër sportive u bë me sallë moderne fitnesi, por jo edhe me sallë boksi. Prandaj këtë premtim i dhënë në programin e tij zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! e cilësojmë si pjesërisht të realizuar. (Urbanizëm dhe mjedis jetësor, faqe 37).

Me 09.12.2016 mediumet informuan se në qendrën sportive “Novo Lisiçe” kanë arritur pajisjet e reja për fitnes, të cilat do të sjellin cilësi në Qendrën e fitnesit dhe do të mundësoj që dukshëm të përmirësohen kushtet për sport në këtë objekt sportiv e rekreativ. Ashtu siç është kumtuar,  këto investime përmbajnë 14 pajisje për ushtrime kardio dhe fitnes, mes të cilave lenta për vrapim, stepra, orbitrek, biçikleta statike, pajisje “krosover2, stripera për tendosje muskujsh dhe ulëse për ushtrime të muskujve të barkut. Një informacion i këtillë është në ueb-faqen e Komunës Aerodrom.

Në lidhje me realizimin e këtij projekti, “Vërtetmatësi” iu drejtua Komunës Aerodrom, ku u përgjigjën se në qendrën sportive “Novo Lisiçe” është pjesë edhe salla bashkëkohore e fitnesit, përderisa, salla e boksit thanë se “do të jetë gati në periudhën e ardhshme”, duke mos precizuar se kur. Duke pasur parasysh se mandati i Konevskit skadon për një muaj (maj 2017), këtë premtim të tij e vlerësojmë si “pjesërisht të realizuar”.

Përndryshe, qendra sportive e përmendur “Novo Lisiçe” u lëshua në përdorim para pesë viteve (korrik te vitit 2012 në mandatin e mëparshëm të Konevskit), me sipërfaqe rreth 1.000 metra katror në dy nivele, me sallë sporti për basketboll, futboll dhe volejboll, sallë për ping-pong, si dhe fushë të hapur futbolli me kapacitet prej 1.000 shikuesve.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *