Qendra sportive në Zllokuqani mbeti vetëm në letër

 Projekt: Ndërtimi i qendrës sportive te fusha e futbollit në rrugën Skupi në Zllokuqani

ARSYETIM:

Premtimi për “ndërtimin e qendrës sportive në Zlokuqani”, është premtim i parealizuar i kryetarit te Karposhit Stevçe Jakimovski. Projekti është pjesë e programit të tij parazgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vizioni i Karposhit” (faqe 44). Në qendrën sportive të Shkupit në lagjen Zlokuqani, siç lajmëroi Jakimovski në fushatën parazgjedhore (mars 2013), u parapa që të ndërtohet restorant, bar kafe, fushë tenisi, fushë basketbolli, hergjele dhe shatërvan. Mediumet transmetuan deklaratën e Jakimovskit në të cilën ai thotë:

 Kjo do të jetë një prej fushave të sportit më të bukura të Shkupit dhe ajo çka është më me rëndësi, qytetarët do të jenë vend të përshtatshëm për shoqërim, jo vetëm të pjesës së Karposhit, por për të gjithë Shkupin. Ajo çka është më me rëndësi se 30 banorë të kësaj pjese, Zllokuqani do të punësohen dhe do të angazhon për realizimin e këtij projekti. (Joakimovski)

Premtimin për qendrën sportive në Zllokuqan, Joakimovski e përmend edhe në intervistën për portalin “Faktor”, të publikuar me 22.03.2013, duke folur për prosperitetin ekonomik të Komunës Karposh.

Do të vazhdojmë me rikonstruktimin e kopshtit të fëmijëve, ndërsa në Zllokuqan do të ndërtojmë edhe qendrën sportive, hergjele, dhe objekte të tjera. Do të tërheqim të gjithë investitorët të cilët do të investojnë në prosperitetin dhe zhvillimin e komunës tonë, thotë mes tjerash Joakimivski në intervistë.

Sipas njohurive të “Vërtetmatësit” ky projekt ka ngel vetëm në letër, dhe këtë e kanë vërtetuar edhe nga Komuna Karposh.

Objekti i përmendur nuk mund që të realizohet për shkak të tokës e cila ishte caktuar për atë qëllim, me Plani e përgjithshëm urbanistikë – PPU, të cilin e solli qyteti i Shkupit, është paraparë “gjelbërim i mbrojtur: dhe në të nuk mund që të ndërtohet asnjë objekt, dhe të arrihet ndonjë marrëveshje, qoftë edhe me partneritet publiko-privat dhe të ngjashme. Në projektin, përkrah hangarit, magazinës për deponim të ushqimit, departamentit për trajnime, pjesës së hapur për trajnim, u parapa edhe objekt afarist. Për fat te keq, në “gjelbërimin e mbrojtur”, askush për asnjë arsye nuk mund që të jep leje për ndërtim, përfshirë këtu edhe Komuna Karposh, u shprehën nga Komuna.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të arrihet në përfundim se premtimi i Stevço Jakimovskit për ndërtimin e qendrës sportive në lagjen Zllokuqani, nuk është realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *