Qendra ngelet pa “pyllin vertikal” që u premtua

Do të shkohet kah ndërtimi i gjelbërimit vertikal, gjegjësisht fasadave të gjelbra dhe gardhe, si një trend i ri në metropolet botërorë, në ato pjesë ku hapësira e gjelbërimit është e kufizuar. 

 

ARSYETIM:

“Ndërtimi i gjelbërimit vertikal, gjegjësisht fasadës dhe gardhit”, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, e premtoi në zgjedhjet lokale në zgjedhjet e vitit 2013. Ky projekt është pjesë e programit zgjedhor “E ardhmja tani! Është koha! Andrej Zhernovski për Qendrën” (faqe 21) deri më tani (08.05.2017), në vet fundin e mandatit të Zhernovskit, ky premtim nuk është realizuar. 

Projekti përmendet ne pjesën “Rritje drastike e gjelbërimit urban në Komunë”gjatë të cilës duke u thirrur në “standardet më të reja për gjelbërim dhe vendosjes në funksion për përmirësimin e mjedisit jetësor, kursim i energjisë elektrike dhe promovimi i biodiversitetit, si një prej masave për arritje të kualitetit të jetës urbane është edhe ndërtimi i “gjelbërimit vertikal” (faqe 21)

Deri më tani (08.05.2017), nuk ka informacion se janë ndërmarr aktivitete për implementimin e këtij projekti. Nga kërkimet në internet nuk mund të gjenden të dhëna rreth këtyre “ndërtesave të pyllëzuara”. Edhe atë jo vetëm në Qendër, por askund në Maqedoni. Informacionet e vetme të cilat merren për “mbuluesit e gjelbër”, të cilat kryesisht janë në ndërtesat e subjekteve të ndryshme ligjore.

“Nova Makedonia” tash vonë (mars 2017) emetoi deklaratën nga Komuna Qendër në të cilën thotë se “çatitë e gjelbra” janë vetëm një ide, përderisa “fasadat e gjelbra” nuk përmenden.

Në realizim e sipër janë bisedat e para dhe shqyrtimet e mundësive për projektin-çati të gjelbra. Është ideja që kjo të vendoset në shkollën e re fillore e cila ndërtohet në Kapishtec. Por gjithçka është në fazën e marrëveshjes, idesë dhe shqyrtimit të mundësive – (Komuna Qendër)

Informata se në Qendër është ndërtuar “gjelbërimi vertikal, gjegjësisht fasadat e gjelbra dhe gardhet”, nuk ka as në ueb-faqen zyrtare të Komunës Qendër, ku gjatë kërkimit dalin shkrime për rregullimin e gjelbërimit, parqeve, fushave të lojërave, por jo edhe për “pyjet vertikale”

Duke pasur parasysh se mandati i Zhernovskit përfundon këto ditë (sipas informacioneve me 15.05.2017), dhe deri më tani (08.05.2017) nuk ka informacione të qasshme se është zbatuar ndonjë aktivitet për realizmin e projektit, këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.

Përndryshe, pylli i parë vertikal është ndërtuar në Milano.

Projekti kopshti vertikal ose “Bosco Verticale”, i dizajnuar nga studioja e arkitektëve “Boeri” dhe e realizuar nga “Hines”, përfshinë dy ndërtesa me lartësi prej 110 dhe 67 metra, përgjatë gjatësisë së fasadës janë vendosur drunj dhe gjelbërim. 

Ky model inovativ i ndërtesës së pyllëzuar në Milano, në vitin 2014 fitoi çmimin ndërkombëtar për dizajn në rrokaqiell, si një prej projekteve më të bukura dhe më inovative.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *