Punësimet partiake praktikë “tradicionale” pas zgjedhjeve lokale

Pritet një numër i madh ii punësimeve nëpër komuna - siç ndodh rëndon pas zgjedhjeve lokale. Foto: pexel/pixabay

 

Ka raste që pas zgjedhjeve lokale numri i të punësuarve në administratën e secilës komunë të rritet edhe deri në 125 përqind. Kjo ndodh veçanërisht nëse kryetari i sapozgjedhur dhe shumica e këshillit të komunës janë nga partia e njëjtë, tregojnë hulumtimet për punësime në administratat lokale të realizuara në 10 vitet e fundit

 

Shkruan: Drilon Saliu

 

Mes problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen komunat në Maqedoni janë edhe punësimet partiake të cilat i rrisin pa nevojë administratën lokale dhe rëndojnë buxhetin komunal. Pas çdo cikli zgjedhor, pas çdo kryetari të ri të zgjedhur, automatikisht me të punësohen anëtarët partiak si pjesë e ekipit të tij. Kjo traditë është një fshehtësi publike, prandaj në zgjedhjet lokale kandidatët konsiderohen si një lloj “enti për punësim” për anëtarët partiak. Ky mekanizëm shfrytëzohet jo rrallë herë në fushatat zgjedhore të partive politike, ku për shkak të rrezikut të humbjes së vendeve të punës, të punësuarit në Komunë janë të angazhuar edhe në fushatat e kryetarëve të komunave, ata angazhohen në aktiviteteve partiake të për këtë ju premtohen punësim pas “fitores së madhe”.

lOK-IZB

Përveç punësimeve të mbështetura në nivel lokal, në dhjetë vitet e fundi kjo praktikë ka qenë pjesë edhe e projekteve qeveritare të mbështetura drejtpërdrejtë nga buxheti i qeverisë së atëhershme.

Kështu në shtator të vitit 2012 mediumet publikuan informacion për 4.000 punësime të reja nëpër komuna me mbështetje të qeverisë. Për këtë qëllim qeveria siguroi 1 milion euro, ndërsa pagesa është realizuar nëpërmjet komunës e cila i ka angazhuar të punësuarit, u shpreh Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënësi i qeverisë së mëparshme të RM-së. Masa kundër krizës, marketingu politik ose punësimet partiake – çka fshihet pas këtyre 4.000 punësimeve të reja me pëlqimin e Qeverisë, ishin një pjesë e reagimeve të opinionit, opozitës së atëhershme dhe mediumeve.

 

HULUMTIMET VËRTETOJNË DYSHIMET

Punësimet partiake si problem u hetuan disa herë prej disa organizatave joqeveritare në vitet e kaluara. Instituti ZIP ka realizuar një hulumtim të ngjashëm edhe këtë vit të titulluar si “Kush punëson, partia apo komuna?”ndërsa është përpunuar në korniza të projektit Rrjeti 23+, i cili tregoi se ekzistojnë punësime të motivuara politikisht në nivel komunal. Kjo nuk është ndonjë surprizë, duke pasur parasysh politizimin e përgjithshëm të administratës së Republikën e Maqedonisë dhe shkallën e larët të papunësisë.

Pyetjes së “Vërtetmatësit”, se cilat janë arsyet për punësime të motivuara politike, Jovana Perovsk, hetuese dhe koordinatore e projektit në Institutin ZIP u përgjigj:

Problemi me punësimet e motivuara politike është mbetje e regjimit komunist, hierarkia e strukturave dhe formati i sistemit të administratës publike. Edhe pas pavarësisë së Maqedonisë, proceset e punësimit në administratën publik janë të ndërlikuara. Para së gjithash, jostabiliteti politik dhe krizat politike, norma e papunësisë nga njëra anë dhe stabiliteti i punës në sektorin publik, nga ana tjetër, kontribuojnë në dëshirën për një pozitë në administratën publike. Si i tillë, sektori publik ofron benefite dhe stabilitet të cilat sektori privat nuk i ofron dhe është më tërheqës për për personat që kërkojnë punë. Për këtë, gjatë gjetjes së punë në administratë, njerëzit mbështeten te të njohurit e tyre, lidhjet dhe koneksionet jashtë procedurave të shkruara përkatëse. Në një sistem relativ të vogël, siç është sistemi i njësive të vetëqeverisjes lokale, ndonjëherë është e pamundur që të të shmanget çështja e përkatësisë partiake politike apo ndasisë partiake. 

Si situata më të shpeshta të cilat në procesin i punësimit në njësitë lokale është i korruptuar numërohen:

  • Kur procesi është partizuar që në fillim, gjegjësisht kur hapet konkurs për person i cili tashmë është zgjedhur;
  • Kur hapet konkurs për më shumë persona, andaj motivohen më tepër anëtarë partiak të aplikojnë. Ata janë të privilegjuar në pjesën e intervistës, me çka ju jepen më tepër pikë;
  • Kur shfrytëzohet Ligji për punësim në sektorin publik për personelin teknik dhe ndihmës, me çka procesi i punësimit është i prekur nga korrupsioni.

Punësimet nëpër komuna janë partiake, konkurset për punësim publikohen pasi më është vendosur se kush do të punësohet, intervistat për punë janë subjektive, nuk ka kujdes për sistemin e shërbimit, ndërsa ankesa si instrument nuk funksion. Këto janë disa nga përfundimet e hulumtimet shumëvjeçare dhe ata nuk dallojnë shumë nga hulumtimi i ngjashëm me titull “A është e mundur pa librezë: punësimet në administratën lokale në Maqedoni”, të cilin Institutin ZIP për vetëqeverisjen lokale dhe edukim jo forma i realizoi në vitin 2012.

Hulumtimi i atëhershëm u realizuar në katër komuna dhe për shkak të ndjeshmërisë së temës nuk janë theksuar se për cilat komuna bëhet fjalë.

Të katër komunat kanë parti të ndryshme që udhëheqin. Intervistuam tetë persona, nga një të punësuar në secilën komunë në sektorin e burimeve njerëzore dhe gjithsej katër kandidat të cilët kanë aplikuar për punësim nëpër komuna, dy prej të cilëve janë punësuar, ndërsa dy janë refuzuar – deklaroi atëherë Olimpija Hristova-Zaevska, hetues-bashëpunëtor në Institutin ZIP.

Hulumtimet treguan se shumë shpesh ndodh në procesin e punësimin në administratën lokale, konkursi për punësim të hapet pasi tashmë është punësuar personi në atë vend dhe më pas procesi është kryesisht formal. Ka edhe raste të kur vet komuna ka nevojë për kuadër të caktuar, megjithatë ende nuk ka person partiak i cili është i përshtatshëm për atë pozitë, andaj konkurset më së shpeshti anulohen. Përveç punësimeve të cilat bëhen bë princip të anëtarësisë aktive partiake, punësimet shfrytëzohen edhe si revansh politik mes partive politike.

Punët ndonjëherë shkojnë deri aty që kanë edhe shembuj të 10 viteve të shkuara, gjatë ndryshimit të partisë politike udhëheqëse në vend në një numër të madh të komunave numri i punësimeve është rritur për 125 përqind. Në një komunë tjetër, ku është ndryshuar kryetari i partisë, por jo partia në pushtetin lokal, ka një rritje më të vogël të të punësuarve deri në 36 përqind, sqaron Agim Selami, drejtori ekzekutiv i ZIP Institutit gjatë publikimit të hulumtimit të parë…

 

 HETIMET E SKUP MAKEDONIJA NË 2014

Se ekziston një mbipunësim nëpër komuna e vërteton edhe hulumtimi i Qendrës për gazetari hulumtuese “SKUP Makedonija” të realizuar në vitin 2014. Nga shembulli i prezantuar prej 10% nga numri i përgjithshëm i komunave në vend, numri i të punësuarve është rritur më së paku dyfish për dhjetë vite.

Komunat maqedonase nuk kanë standarde për punësim. Nuk dihet se sa të punësuar duhet të ketë për një numër të caktuar banorësh. Andaj, në numrin eksperimental të komunave të cilat i morëm, një i punësuar në Komunën Karposh shërben për 161 banorë, në Komunën e Bërvenicës një i punësuar në administratë komunal shërben për  660 banorë, përderisa në Haraçinë për 1.100 banorë, sqaruan atëherë nga “SKUP Makedonija”.

Pasqyra gjithëpërfshirëse e hulumtimeve vërteton se komunat në një mënyrë të papërshtatshme sistematikisht mbushen me kuadër të ri të panevojshëm, dhe me këtë, jo vetëm që nuk respektojnë dispozitat ligjore për punësim, por drejtpërdrejtë rëndojnë buxhetin e komunave,  administratën lokale, ndërsa vendosen në pikëpyetje edhe kushtet minimale për punë të të punësuarve. Edhe përkrah një numri të madh të hulumtimeve të realizuara deri më tani, përfundimet e të cilëve nuk lënë për të dëshiruar, nuk ka mekanizma për parandalimin e punësimeve të papërshtatshme partiake në nivel lokal.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.