PSP është dhimbja e VMRO-DPMNE-së, dygjuhësia është vetëm justifikim patriotik

Pasi dështuan bisedimet me BDI-në, VMRO-DPMNE-së filloi t'i pengojë dygjuhësia. Foto: printscreen.

VMRO-DPMNE është parti e popullit, të gjithë në jemi pjesë e atyre njerëzve dhe mendoj se si parti politike më së shumit komunikojmë më popullin e thjeshtë, ndjejmë gëzimet e tij, hidhërimet e tij, mërzitjet e tij, dhe pikërisht duke ndjerë këtë impuls VMRO-DPMNE e hodhi Platformën e Tiranës, nuk u pajtua me dygjuhësinë në Maqedoni dhe për këtë nuk krijoi qeveri. Përndryshe nëse VMRO-DPMNE i pranonte këto punë në këtë moment do të flisnim për tjetër realitet. 

[Burimi: Kurir: Nikollovski: Fara e propagandës së LSDM-së kundër Gruevskit nuk do të mbin në VMRO-DPMNE, data: 25.05.2017]

 

ARSYETIM:

Në cilësinë e mysafirit në emisionin “Faktor 24” në “Televizionin 24”, ish deputeti dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, mes tjerash, foli për bisedimet të cilat partia e tij i kishte më partnerin e tij të koalicionit në qeverinë e mëparshme maqedonase – Bashkimin Demokratik për Integrim, për formimin e qeverisë së ardhme pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit të kaluar dhe për arsyet se përse bisedimet nuk qenë të suksesshme.  Gjatë kësaj, Nikolloski tha se partia hodhi poshtë platformën politike, të nënshkruar nga tre partitë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, dhe se për shkak të asaj nuk arriti që të krijojë qeverinë. Mes tjerash, një numër i madh i deklaratave të anëtarëve të BDI-së, raportet e mediumeve gjatë bisedimeve dhe deklaratave për media nga dy partitë, tregojnë se dygjuhësia nuk ka qenë problem në bisedimet mes VMRO-DPMEN-së dhe BDI-së, por koalicioni nuk u bë për atë se BDI ka kërkuar mbështetje të vazhdimit të mandatit të PSP-së, dhe po ashtu, se nuk kanë pranuar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare së bashku me ato lokale. Pasi nuk u realizuan bisedimet për krijimin e qeverisë së përbashkët, partia e Gruevskit filloi që të theksoj dygjuhësinë si arsye e mossuksesit të bisedimeve që të paraqes vetveten si mbrojtës i interesave kombëtare maqedonase. Për këtë arsye, deklaratën e Nikolloskit e vlerësojmë si ta pavërtetë.

 

 ÇKA (NUK) KA PRANUAR VMRO DPMNE NË BISEDIMET ME BDI-në?

Çështja e titulluar “Platforma e Tiranës” me muaj dominon mes çështjeve lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë të mbajtura në dhjetor të vitit 2016 dhe në bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar. Të publikuar në 7 janar përmes deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Republikën e Maqedonisë, kjo platformë politike duhej që të ishte pikënisje për bisedimet e të gjithë partive nënshkruese për formimin e qeverisë së ardhshme maqedonase , me politikat e partnerëve të tyre maqedeonas VMRO-DPMNE ose LSDM. Pika e parë kyçe e këtij dokumenti, të titulluar:  Arritja e barazisë në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutës, është:

Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjithë nivelet e qeverisë dhe garancionit për zbatimin e sajë si e drejtë e plotë dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet që të vërteton se “gjuha maqedonase dhe alfabeti kirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë,

gjë që në të vërtetë, u gjykua për imazhin kontrovers i cili menjëherë pas publikimit lidhet me këtë dokument.

Dhe përderisa BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA që nga publikimi i Platformës së Tiranës vërtetojnë se nuk kanë asgjë kundër ose diçka kundër shtetit në këtë dokument (me emrin e vërtetë “deklaratë”), qëndrimi i VMRO DPMNE-së për deklaratën – platformën ndryshonte në varshmëri të momentit politik. Vetëm një ditë pas publikimit te platformës së partive shqiptare, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Dnevnik” nëse krijimi i platformës së partive shqiptare krijohet atmosferë që ato këtë herë të mos hyjnë në koalicion me VMRO-DPMNE-së, ai deklarohet në mënyrë decide kundër këtij dokumenti por kujton e partia e tij  udhëheq koalicion prej 25 partive me platformë të përbashkët.

Nëse duam që të luajmë lojën me platforma, nuk ka problem, kështu do të veprojmë prej tani, 

përderisa për dygjuhësinë thotë:

 Shqiptarëve në Maqedoni nuk do të ju ndihmojë dygjuhësia në të gjithë territorin, përfshirë këtu edhe Dellçevën, Berovën, Gjevgjelinë ose Kavadarin. Atyre do të ju ndihmojë nëse në katër vitet e ardhshme hapen edhe 100 ose 150 fabrika të reja, dhe punësohet mijëra njerëz, nëse fillon që të rritet standardi dhe kanë jetë më të bukur dhe më kualitative, nëse rriten pensionet, pagat, subvencionet, ndihma sociale, nëse ndërtohet infrastruktura e nevojshme, nëse  marrin ndihmën e nevojshme për ndërtimin e shtëpive, nëse bëhen shumë reforma dhe vendi përparon. 

Edhe pse në fillim (13.01.2017) doli me qëndrim se nuk do të pranojë ndryshime në Kushtetutë për përfshirjen e dygjuhësisë në të gjithë territorin e Maqedonisë, prej ku mori mandatin për përbërjen e qeverisë së re, Gruevski me ekipin e tij filloi bisedimet me BDI-në, që për të cilën mediumet informuan në mënyrë ekstensive, ashtu që me 23 janar u se VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim “parimisht u përmbajt në qëndrimet e tij rreth dygjuhësisë” me atë që

Kushtetuta nuk do të ndryshojë, ndërsa kjo çështje do të rregullohet me ndryshimet në Ligjin për përdorim të gjuhëve, 

bëjnë të ditur burimet nga televizioni Telma. Me këtë, formalisht, VMRO-DPMNE i ka qëndruar deri në fund premtimit që ia ka dhënë votuesve të vet, se nuk do të lejojë ndryshim të Kushtetutës për shkak te përfshirjes së dygjuhësisë në të gjithë territorin e shtetit, ndërsa në thelb pranoi atë që partneri shqiptar i tij i koalicionit , duke u bazuar pikërisht nga “Platforma e Tiranës” atë që ka kërkuar në bisedime.

Se VMRO-DPMNE dhe BDI kanë rënë dakord për Platformën u tha edhe në lajme të televizionit “Sitell” (e cila është një prej atyre më afër VMRO-DPMNE-së dhe rregullisht kumtuese e rrathëve më të lart partia), prej ku u lajmërua se:

Kryesia qendrore e BDI-së ka sjell vendim që të hyjë në koalicion me VMRO-DPMNE0së për formimin e qeverisë, prej ku lideri Nikolla Gruevski më parë pranoi platformën e BDI-së. 

 

PËR VMRO-DPMNE-SË DYGJUHËSIA ËSHTË E PRANUESHME, PSP – NUK ËSHTË!

Mes tjerash, me rënien e bisedimeve mes këtyre dy parive u bë e qartë se vendimet kanë qenë rreth statusit të PSP-së. VRMO-DPMNE ngelu në qëndrimin se nuk ka vazhdim të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike përderisa integristët kanë qenë pro ndërsa  VMRO-DPMNE ka insistuar në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare gjë që BDI-së nuk i kanë konvenuar, por nuk është përmendur aspak se pranimi i dygjuhësisë ka qenë problem për partinë e Gruevskit. Përderisa VMRO-DPMNE e përgatite strategjinë se si  jua shpjegojë votuesve të vet mossuksesin, partneri i tij koalicionues i deriatëhershëm BDI ishte shumë konkret:

Problemi kryesor u paraqit sepse në vendosëm kushte. Ne insistojmë që të gjithë partitë të pranojnë PSP-në, ndërsa VMRO-DPMNE nuk e bërë këtë. Nuk mundeshim që të shpejtojmë me vendimin vetëm e vetëm se dikujt i shpejtohej. Nuk mundim që të marrim hapa të pamenduar mirë, bëhet fjalë për të ardhmen e vendit. U shpreha në disa mediume se shqiptarët nuk do të zhgënjehen. Kishim debat brendapartia dhe nuk mund që të largoheshim nga pesë kërkesat të cilat i kishim, 

tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me 02.02.2017, duke ju përgjigjur pyetjes se përse nuk arritën sukses bisedimet me VMRO-DPMNE-në.

Por, nga tabori i VMRO-DPMNE-së erdh një tjetër interpretim. Dallime kryesore, sipas VMRO-DPMNE-së kanë qenë rreth kërkesës së BDI-së për ndryshime të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në bisedat me BDI-në, VMRO-DPMNE ishte kundër vendosjes së dygjuhësisë në gjithë territorin, ndërsa treguam interes që të diskutohet rreth ideve të caktuara për rregullimin e ligjit për përdorim të gjuhëve në ato komuna ku jetojnë bashkësi të ndryshme nga maqedonasit me dallim prej më pak se 20 përqind në suaza të komunës, çështja po ashtu kishte shumë dallime.

Se VMRO-DPMNE nuk do të ju kalojë aq lehtë me fitimin e poenave politik duke aktruar me patriotizmin tregojnë edhe një numë i madh deklaratash të partnerëve të deritanishëm të koalicionit të cilët insistojnë se kjo nuk është e vërtetë, duke shtuar se edhe BDI ka marr grancione të shkruara nga VMRO-DPMNE se

 janë pajtuar me të gjitha kërkesat nga Platforma e partive Shqiptare më përjashtim të vazhdimit të mandatit të PSP-së,

siç deklaroi për Telma Rafiz Aliti, me 15 shkurt të vitit 2017

Në intervistë për Telma Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së kishte fjalë lavdëruese për partin e Gruevskit:

Dua të them se në historinë e RM-së për herë të parë nuk kishim asnjë dallim me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në për çështje etnike. Nëse deri tani dyshimi ka qenë rreth nenin 5 nga Kushtetuta se a do të përdoret gjuha shqipe në nivel lokal ose nivel të të gjithë shtetit, ju them se nuk kishim dallim në çështje etnike.

Rikujtim deri të Gruevski, se nuk mundet thjeshtë që me të pavërtetat të blejë pika patriotike të qytetarët, shkoi deri ne Tiranë:

Nikolla Gruevski pranoi deklaratën e partive të shqiptarëve, por më pas shkeli marrëveshjen,

pretendon kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ka shumë materiale mediatike, kryesisht deklarata të përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim, në të cilin qartë thuhet se përse në të vërtetë kanë dështuar bisedimet dhe përse pozicioni patriotik i VRMO-DPMEN-së si mbrojtës i unitaritetit dhe kundërshtar i vendosjes së dygjuhësisë nuk është asgjë tjetër përveç se strategji marketingu i paramenduar. Kishte edhe kërkesa nga vet Koalicioni  për Maqedoni më të mirë, VMRO DPMNE të shprehet për atë se çka në të vërtetë ka pranuar dygjuhësin në bisedime me BDI-në dhe çka në të vërtetë është ai vendimi që bisedimet të dështojnë.

TMPO si pjesë e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë’, vlerëson se zyrtarisht duhet që të del VMRO-DPMNE dhe haptazi të shpreh qëndrimin e përbashkët të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” është refuzimi i çdo lloj kërcënimi i cili ka të bëj me karakterin unitar të shtetit maqedonas, 

kërkoi kryetari i TMPO-së, Vanço Shehtanski.

Më pas vazhdoi debati për shqyrtimin e pozicioneve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, dhe “betonimi” i platformës nga ana e VMRO-DPMNE-së, e cila më pas do të ishte edhe çështje e nxehtë në foltoren e Kuvendit, ashtu edhe në rrugë, përmes protestave të organizuara nga të ashtuquajturit “Tvrdokorni” dhe organizatat joformale të pavarura të bashkuar nën moton “Për Maqedoni të Përbashkët”. Në pajtim me ndërrimin e strategjisë, në fjalorin e VMRO-DPMNE ndërrohej edhe terminologjia më të cilën u shfrytëzuan deklarata lidhur me deklaratën e partive Shqiptare – nga “platforma” deri te “Platforma e Tiranës”.

Për shkak të gjithë kësaj, kjo deklaratë e Aleksandar Nikolloskit mund që të vlerësohet edhe si propagandistike, që ka qëllim marketingun partiak, dhe para së gjithash është e pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.