PSP: DSK ka përgjuar 6000 njerëz, vetëm Gruevski është “kursyer”

PSP: Rasti "Target" demaskon rastin "Puç". Foto: printscreen.

 

Hetimi “Target” dhe faktet të cilat i posedon PSP, me të cilat është e sigurt se, de fakto e demaskojnë rastin “Puç” dhe pretendimet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski që pas përgjimeve të paligjshme qëndron shërbim i huaj, ombrella e furgonë të verdhë, për të cilët ka punuar lideri i opozitës Zoran Zaev.  Pretendime të cilat do të duhet që të dëshmohen edhe në gjyq

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

E vërteta për skandalin me përgjimet masive të paligjshme në keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve e më shumë personave nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), ndërsa objektivë kanë qenë më së paku gjashtë mijë qytetarë në periudhën 2008- 2016, për çka edhe ekzistojnë fakte që aktivitete joligjore kanë vazhduar edhe në vitin 2016.

Këto janë dyshimet e grumbulluar të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), e cila sot deklaroi se është ngritur akuzë për pyetjen kryesore për të cilën janë formuar –  pastrim i skandalit me përgjimet dhe dhënien e përgjigjes së asaj se kush i ka përgjuar komunikimet në RM.

Hetimi nën emrin “Target”, siç deklaroi në fillim prokurorja speciale Katica Janeva, është udhëhequr me muaj, ndërsa gjetjet janë rezultat i punës së madhe të prokurorisë. Fakte ka, të dyshuar po ashtu, ndërsa hetimi ende bëhet për përcaktimin e motivit të krimit.

 

KRERËT E DSK-SË KANË PËRGJUAR GAZETAR, POLITIKAN DHE BIZNESMEN

Prokurorja Fatime Fetai e cila e ka prezantuar rastin deklaroi se bëhet fjalë për 10 të dyshuar, të gjithë të punësuar në Drejtori për Siguri dhe Kundërzbulim, në të cilën tre janë të dyshuarit kryesorë. Ata kanë qenë dhe janë ende në funksionet më të larta në DSK, përderisa të dyshuarit e tjerë janë bashkëpunëtor ose urdhërues.Sipas urdhrit të dyshuarit të parë dhe të dytë, përmes te dyshuarës së tretë janë gjetur numrat të cilët janë përgjuar në mënyrë të paligjshme, me çka e dyshuara e tretë i ka dhënë urdhrat kush janë përdoruesit e fundit, dhe ata më shpesh ka qenë i dyshuari i parë dhe i dytë.

Faktet të cilat i posedojmë në këtë moment, na çojnë drejtë dyshimit se përmes sistemit për përgjim të komunikimeve në periudhë 2008-2015 në mënyrë të paligjshme ka qenë i përndjekur komunikimi i më së paku 4286 numrave telefonik, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjykate. Është ndjekur komunikimi edhe i numrave telefonik në periudhën, para se të dal urdhri i gjykatës, ndërsa janë ndjekur edhe pas mbarimit të vlefshmërisë së urdhrit. Në këtë mënyrë në mënyrë të paligjshme ka qenë i ndjekur komunikimi i më së paku 1541 numrave të telefonit, ndërsa gjithsej më së paku 5827 numra telefonik. Gjatë kësaj periudhe, në mënyrë të paligjshme kanë qenë të ndjekur edhe të gjithë personat të cilët kanë komunikuar me numrat telefonik të cilët kanë qenë objekt i përgjimit të paligjshëm në atë periudhë. 

Sipas PSP-së, më së shumti urdhra për ndjekje të paligjshme të komunikimeve ka dhënë ish udhëheqësi i këtij departamenti, ndërsa i dyshuari i dytë edhe pse ka ndjekur vet me dorën e vet, më së shpeshti e ka organizuar ndjekjen përmes aparateve në Drejtorinë e 5-të të DSK-së dhe përmes telekom operatorëve.

Sipas fakteve, ekziston dyshim se i dyshuari i parë i cili ka udhëhequr me DSK-në, edhe pse nuk ka pasur të drejtë ligjore, ka pasur qasje ndaj përgjimit të bisedave telefonike për të cilat nuk kanë dalë masa të posaçme hetuese, ndërsa njëkohësisht ka dhënë edhe urdhra për vendosjen e numrave telefonik në sistemin për përgjim të komunikimeve të cilat ju përkasin personave të afërt privatisht me të dyshuarin e parë, persona të sferës politike, biznesit dhe gazetarisë në Republikën e Maqedonisë, si dhe personave të tjerë. 

I dyshuari i dytë i ka poseduar të gjithë fjalëkalimet dhe profilet shfrytëzuese të atyre që kanë përgjuar, ka krijuar një mënyrë të veçantë  të vendosjes së të dhënave për atë se kush është dëgjuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa në atë i ka ndihmuar e dyshuara e tretë. Dy personat e tjerë i kanë vendosur numrat në makinën për përgjim, përderisa personat e tjerë i kanë transkriptuar bisedat për nevojat e dy të parëve.

Grafik i PSP-së se si është përgjuar në vite

RASTIN E KA ZBULUAR I PUNËSUARI NË DSK

Të gjithë rastin për përgjimet e paligjshme i ka zbuluar i punësuari në DSK, i cili përmes dy personave të tjerë, incizimeve audio dhe transkriptet në fund i’a ka dhuruar liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili në fund të vitit 2015 i’a dorëzoi PS-së.

Veprimet e këtilla kanë qenë të vërejtura nga personi i punësuar në DSK, i cili siguron një pjesë të trasnkripteve të cilët i kanë përgatitur të dyshuarit, ndërsa ka arritur të sigurojë edhe një pjesë të incizimeve audio të përndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Këto audio incizime dhe transkriptet personi i punësuar në DSK, i’a ka dërguar një personi të tretë, ndërsa ky i fundit i’a ka dorëzuar liderit të një partie politike, i cili me 30.12.2015 i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike. 

Lënda e analizave dhe hetimeve ka qenë edhe puna e sistemit të tretë për përgjim të komunikimeve, i cili momentalisht ende përdoret në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, punën e të cilët e hulumtuam për periudhën prej 21.01.2015 deri në me 31.12.2015 – shtoi Fetai

Më vonë gjatë përgjigjeve të pyetjeve të gazetarëve, prokurorja Lençe Ristoska sqaroi se ajo do të thotë se është përgjuar edhe në vitin 2015, prej kur është publikuar afera nga ana e opozitës, ndërsa ekzistojnë fakte se është përgjuar edhe në vitin 2016, me atë që mandati i PSP është zbardhja e keqpërdorimeve deri me 31.12.2015.

Në një, nga faktet a siguruar dalin edhe dyshimet se përgjimi i paligjshëm i komunikimeve ka vazhduar edhe pas zbardhjes së aferës së përgjimeve dhe si të dhënë mund t’ua prezantojë që me 31.12.2015 kanë qenë të përgjuar 138 numra telefonik, ndërsa faktet të cilat i posedojmë tregojnë se procesi i keqpërdorimit të sistemit për ndjekje të komunikimeve ka vazhduar edhe në vitin 2016 – tha Risteska.

Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Risteska tha se faktet të cilat i kanë në dispozicion – materiale dhe verbale, tregojnë se ky hetim do të ndikojë edhe mbi procesin “Puç”, në të cilin të dyshuar janë gjashtë persona, tre prej të cilëve më parë kanë qenë të punësuar në DSK, të cilët akuzohen për spiunim, përderisa të tjerët, përfshirë këtu edhe liderin e opozitës Zoran Zaev, për shantazh ndaj përfaqësueseve më të lartë të qeverisë.

Sipas Risteskës, pikërisht i akuzuari në Puç ka qenë i përgjuar në mënyrë të paligjshme dhe mund të merret si i dëmtuar.

Kjo procedurë hetuese patjetër që do të ketë implikimet e veta edhe në procedurën e rastit të njohur për opinionin si “Puç”. Konkretisht, sipas të dhënave të cila i posedojnë në këtë moment, komunikimet telefonike të të akuzaurt Zoran Verushevskit ka qenë i ndjekur më së paku 600 ditë edhe atë para urdhrit të gjykatës, përderisa komunikimet me numrin telefonik të cilin e ka shfrytëzuar e akuzuara Sonja Verushevsk janë ndjekur në mënyrë të paligjshme më së paku 816 ditë. 

Të akuzuarit  Branko Palifrov, i janë ndjekur komunikimet telefonike më së paku 90 ditë edhe atë para daljes së urdhrit të gjykatës. 

Një prej numrave telefonik të Zoran Zaevit është ndjekur në mënyrë të paligjshme më së paku 1150 ditë, prej ku pjesa më e madhe para periudhës së dhënies së urdhrit të gjykatës, ndërsa rreth një vit edhe pas kalimi të periudhës së caktuar me urdhër gjykate, përderisa numri tjetër i telefonit ka qenë i përgjuar më së paku 400 ditë – tha Rsiteska.

 

GRUEVSKI ËSHTË KURSYER – VMRO DPMNE DHE BDI, JO

Nga faktet e grumbulluara deri më tani PSP – ka konstatuar se kanë qenë të përgjuar jo vetëm funksionarët e opozitës, por edhe funksionarët e partisë qeverisëse. Në pyetjen konkrete prokurorja Risteska sqaroi se objektiv kanë qenë ministrat, ndërsa faktet të cilat i ka pasur në dispozicion tregojnë se kryeministri i atëhershëm ka qenë i kursyer nga përgjimet.

Zërin e tij e dëgjojmë sepse ka qenë në komunikim me ata të cilët kanë qenë objektiv – gjegjësisht me persona numrat e të cilëve kanë qenë për përgjuar, sqaroi Risteska. Mes të përgjuarve edhe atë për gjatë kohë kanë qenë edhe bashkëpunëtorët më besnik të Gruevskit, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakiesvki.

Ish ministrja Gordana Jankulloska ka qenë e përgjuar 732 ditë në mënyrë të paligjshme, ndërsa ish ministri Mile Janakiseki, i cili ka pasur disa numra, ka qenë i ndjekur në njërin 732 ditë, në të dytin 553 ditë, ndërsa në të tretin 816 ditë. 

Ajo shtoi se janë ndjekur edhe funksionarë të partnerit të koalicionit në Qeveri – BDI edhe atë për shumë kohë. Sipas të dhënave, për kohë më të gjatë ka qenë i ndjekur Musa Xhaferi, zëvendës kryeministër për shumë vite dhe në vet majën udhëheqëse të BDI-së që nga formimi i saj deri sot.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë i përgjuar më së paku 338 ditë në njërin numër dhe 867 ditë në numrin tjetër. Musa Xhaferi nga BDI ka qenë i përgjuar 1658 ditë. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi edhe në njërin numër telefoni edhe në tjetrin ka qenë i ndjekur 1257 ditë. Lideri i Të Bashkuar për Maqedoninë, Ljube Boshkovski,në njërin numër ka qenë i përgjuar 320 ditë, ndërsa në tjetrin 92 ditë, e kështu me radhë – tha Risteska.

Si shembull për ndjekje të gjatë të komunikimeve pa baza ligjore mes biznesmenëve e veçoi të parin e Bankës Komeciale Hari Kostov, i cili ka qenë i ndjekur 732 ditë. Nga shumë gazetarët e ndjekur prej të cilëve prej më herët kanë kërkuar kompensim të dëmit nga persona të panjohur, Risteska në konferencë për shtyp ka veçuar gazetaren Meri Jordanoska dhe gazetarët Borjan Jovanovski dhe Goran Mihajllovski.

Për shembull, njëri numër telefonik i të dëmtuarit Borjan Jovanovski është përgjuar në mënyrë të paligjshme prej periudhës 03.12.2010 deri në 10.01.2013, ndërsa numri tjetër i telefonit është ndjekur në periudhën prej 25.12.2012 deri në 10.03.2015. E dëmtuara Meri Jordanovski është ndjekur në periudhën prej 15.02.2014 deri me 10.03.2015, ndërsa i dëmtuari Goran Mihajllovsku është ndjekur në mënyrë të paligjshme në periudhën prej 01.02.2013 deri në 10.03.2015 – tha Risteska.

fireshot-capture-125-obrakane-na-premierot-nikola-gruevski-do-gra_-https___www-youtube-com_watch
Nga konferenca për shtyp e kryeministrit të atëhershëm Gruevski për “furgonë të verdhë” – 31.01.2015

 SHOQËRIA E KTHEJ GODITJEN

Konferenca për shtyp filloi me  shprehjen e keqardhjes nga prokurorja speciale Katica Janeva, duke nënvizuar që është thyer masovikisht Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, e sjellë para 25 viteve.

Pas saktë 25 viteve nga themelimi  i Kushtetutës si akt më i lartë ligjor me të cilin garantohen të drejta themelore të njeriut dhe qytetarit, me shumë keqardhje mund të konstatohet  se vlerat themelore në rendin kushtetues janë shkelur me ndjekjen e paligjshme e komunikimeve të më shumë se një mijë personave të cilët kanë jetuat në Republikën e Maqedonisë në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015, as nuk iu është respektuar privatësia e jetës personale dhe familjare, as nuk iu është garantuar komunikimi i fshehtë. 

Janeva shtoi se nuk do të lejojë që dikush t’a demotivojë, as nuk do të heq dorë me ndjekjen e krimit, pa marr parasysh se kush qëndron mbrapa tij dhe ndaj kujt janë akuzat.

Përsëris edhe në këtë rast ndjehem e lirë dhe e fuqishme në punën time sepse në anën time kam kushtetutën, ligjet, drejtësinë dhe të vërtetën, dhe çka është më me rëndësi ndjej mbështetje të madhe nga opinioni. Qartë dhe zëshëm them se nuk do të heshtë për parregullësit, as nuk do të harrohet dikush në luftën të cilën e udhëheq kundër të paligjshmes. 

Prokurorja Fetai, përsëri, edhe në fillim edhe në fund të daljes së saj, ka potencuar se “është koha që shoqëria e civilizuar të kthej goditjen” e bërë me shkeljen e paligjshme të të drejtave njerëzore,

. Sulmi mbi të drejtat e njeriut dhe lirit  është sulmi më i fuqishëm mbi një shoqëri të civilizuar dhe demokratike. Tani është radha që shoqëria t’i përgjigjet këtij sulmi – tha Fetai.

Të dyshuarit hetohen për keqpërdorim detyrës zyrtare dhe autorizimit me nenin 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal, për çka është parashihet dënim me burg më së pakur 5 vite.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.