Projekti “Çorobensko qoshe” në Kumanov ka ngec në labirinthet poltike

Çorobensko qoshe” – pjesë e qeverisje lokale me vite mbrapa paraqet probleme të ndryshme, si në aspektin estetik, ashtu edhe në atë të komunikacionit i cili duhet që të rregullohet. 

Zgjedhje: Zgjedhja e këtij problemi nënkupton në fokusimin e ndërtimit të një qendre të re administrative-biznesore të qeverisjes lokale.

 

ARSYETIM:

Projekti “Çorobensko qoshe” është një premtim i parealizuar i kryetarit te Kumanovës, Zoran Damjanovski. Ai është pjesë e programit të tij zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, i titulluar “E ardhmja tani!” (faqe 8).

Në përshkrimin e projektit thuhet:

Do të jetë qendër shumë moderne, komerciale dhe administrative në qendrën e qytetit. Me këtë do të lehtësohet kryerja e punëve administrative, gjegjësisht do të grupohen shërbimet e qytetarëve në një qendër. Këtu, në një vend, do të vendoset Këshilli i Komunës së Kumanovës, kabineti i kryetarit të komunës dhe administrata komunale. 

Premtimin për këtë projekt Damjanovski e dha në konferencën për shtyp të mbajtur me 03.04.2013 e cila thotë se projket-ideja tashmë është zgjedhur në konkurs.

Bëhet fjalë për pesë mijë e gjysmë metër katror përmbajtje komerciale me çka pjesa e poshtme do të ketë garazhe. Kompleksi do të ketë pjesë administrative, ndërsa do të ketë mundësi edhe për zyrat rajonale te ministrive, tha Damjanovski dhe shtoi se bëhet fjalë për një projekt shumë atraktiv.

Një vit më pare, me 11.04.2012, mediumet informuan se zgjedhja ideore nën shifrën “Dielli” është zgjedhur për kompleks administrativ-biznesor në Kumanovë.

Zgjedhja ideore nën shifrën “Dielli” është nderuar me çmimin e parë nga katër zgjedhje arkitektonike dhe urbane që janë dorëzuar për ndërtimin e kompleksit administrativ-biznesor, të cilin e shkroi komisioni i formuar nga ana e kryetarit te komunës, Zoran Damjanovski. 

Me 15.06.2015 portali Kumanovonjuz doli me titullin “Projekti për Çorobensko qoshe ngeci në vend”.

Valentina Jovanovska , këshilltare e VMRO-DPMNE-së në seancën sotshme të Këshillit të Komunës së Kumanovës pyeti kryetarin se çka ka ndodhur me ndërtimin e këtij investimi kapital të premtuar në vitin 2013. Kryetari Zoran Damjanovski u justifikuar se kanë përgatitur projektin, por është viti i tretë që nuk mund që të fitojnë të drejtën e pronës për lokacion e dhënë dhe të fillojnë ndërtimin, publikoi portali. 

Kryetari Damjanovski në deklaratën për “Vërtetmatësin” vërtetoi se projekti është ndalur dhe se kanë problem me copën e tokës e cila është nën pronësinë e Shoqërisë Aksionare Shtetërore për ndërtim dhe drejtimin e banesave dhe hapësirave biznesore (PUIK)  dhe privatëve.

Toka ku është paraparë ndërtimi i kësaj qendre administrative-biznesore, 90 përqind është shtetërore, ndërsa 10 përqind është nën pronësi të PUIK dhe private. Ne kemi problem pikërisht me këtë 10 përqindëshin. Shteti nuk lejon shfrytëzimin pa u zgjedhur problemi me PUIK dhe ndërmarrësit privat. Jemi duke u rrotulluar. Një pjesë e ndërmarrësve privat nuk duan që të japin tokën për para, kërkojnë hapësira bizensore. Deri më tani kemi dorëzuar tre kërkesa për shpronësim – thekson Damjanovski.   

Sipas tij, bëhet fjalë për lojë politike dhe se projekti do te realizohet atëherë kur do të vijë deri te ndryshimi i qeverisë.

Duke pasur parasysh se mandati i kryetarit Damjanovski është afër fundit dhe se projekti ka ngec, mund të vlerësohet se premtimi për “Çorobensko qoshe” është i parealizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *