Projekt i parealizuar:E-paraqitja për regjistrim në kopshte

Projekt: E-paraqitja për regjistrim në kopshte.

Shërbimi elektronik për regjistrim të fëmijëve në kopsht dhe aktivitete parashkollore. Kërkesa mund të bëhet në mënyrë elektronike, ndërsa institucioni pasi të marrë paraqitjen për regjistrim, i verifikon të dhënat dhe kontakton me aplikuesin për rezultatet dhe detajet rreth kohës së regjistrimit. Institucionet kompetente: Ministria e Informatikës dhe Administratës, Ministri për Punë dhe PolitikëSsociale, komunat, kopshtet. (Buxheti: 300.000 denar Afati: 2015-2016)  

 

ARSYETIM:

Projekti: “E-paraqitja për regjistrim në kopsht”, me të cilin do të mundësohej regjistrimi i fëmijëve në kopsht në mënyrë elektronike, dhe me atë edhe do të thjeshtëzohej procedura për regjistrim, parashihej në programin parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së 2014-2018, në pjesën Reformat në administratën publike (faq. 100) me afat të realizimit në periudhën ndërmjet viteve 2015-2016. Deri tani ky premtim është i parealizuar.

” Statutin e këtij premtimi  së pari e kontrolluam në Llogaridhënie për realizim të programit të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” në pjesën zhvillimi i shoqërisë së informatikës (faq. 142). Në këtë pjesë jepet pasqyrim të detajuar të portalit nacional për e-shërbime gjatë të cilës shtohet se i njëjti është në fazën përgatitore dhe në kuadër të portalit do të mundësohen disa e-shërbime, duke përfshirë edhe projektin “E-paraqitje për regjistrim në kopsht“.

 Pjesë prej Llogaridhënies:

 Portali nacional për e-shërbime do të jetë pika qëndrore për akses deri te shërbimet qeveritare dhe ndjekjes së statutit për realizim të tyre, si dhe interfejs i standardizuar për komunikim me institucionet shtetërore. Në afatin e kaluar është bërë analizë e kushteve dhe nevojave për portalin, janë definuar funksionet e pritura dhe e-shërbimet që do të jepen përmes tij dhe është përpunuar teknika specifike në kuadër të fondeve IPA 2012. Si pjesë e këtij projekti, do të zhvillohen 15 shërbime të reja edhe atë e-regjistrim të të sapolindurve, e-paraqitje për regjistrim për në kopsht, e-regjistrim për në shkollën fillore, e-regjistrim për në shkollën e mesme, e-regjistrim për në fakultet, kërkesa elektronike e parashtruar për pensione, e-parashtresat për beneficione sociale, e-paraqitje për ndërrim të vendbanimit, e-paraqitje në polici, e-aplikacioni për viza të qytetarëve të huaj që vijnë për vizitë në Maqedonisë, e-lejeqëndrim për të huajt, e-aplikacioni për patenta, e-paraqitje në tregun ushqimorë, aplikacioni-online për hapsira punuese, ku shërbehet dhe shitet ushqim dhe përditësimi i sistemit e-taksa për taksën radiodifuzive. 

Që projekti ende nuk është realizuar, e vërteton edhe plani strategjik i Ministrisë së Informatikës dhe Administratës 2016-2018 në të cilin thuhet se portali nacional për e-shërbime në kuadër të të cilit do të jetë edhe shërbimi “E-paraqitja për regjistrim në kopsht“, do të realizohet në periudhën ndërmjet viteve 2016-2018 me buxhet të përgjithshëm prej 4.000.000 denar.

Nëse i’u hidhet një sy ueb-portaleve të  kopshteve, vërehet se disa prej tyre ofrojnë mundësi të regjistrimit elektronike të fëmijëve ( për shembull: kopshti “13 Nëntori” në Komunën Qendër, kopshti “Sërniçka” në Komunën Aerodrom, “Buba Mara” po ashtu në Aerodrom) që është rezultat i qasjes individuale të organizimit të punës, por në shumicën e  kopshteve kjo mundësi nuk është në dispozicion.

 Me këtë analizë vërtetohet që premtimi nga programi i VMRO-DMPNE-së 2014-2018, “E-paraqitja për regjistrim në kopsht” është i parealizuar.

BURIMET:

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *