Profesionalizmi i mediumeve ishte qëllimi kryesor i propozimit në parlament

Trajçevski nuk i ka shikuar propzimet? Foto: Skrinshot

Zoran Trajçevski, drejtor i SHAA deklaroi:

 Të gjithë këto pyetje për të cilat bisedojnë deputetët në Klubin e deputetëve rreth rregullimit të mediumeve, madje një propozim shkoi edhe në Parlament, për ndryshime të Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale, por asnjë nga këto propozime, të cilat u promovuan nga ana LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, si dhe propozimin që e propozuan një grup i organizatave joqeveritare dhe shoqatave, dhe u përkrah nga LSDM, në asnjë nen të këtyre ligjeve nuk kishte, nuk ishte lëndë përmirësimi i profesionalizmit të mediumeve, por bëhej fjalë vetëm për ndryshime të kuadrove…. Kështu që bie në ujë teza që kërkohet rregullim i mediumeve por po kërkohet vetëm ndryshime kuadrosh.

[Burim: ТВ Nova (youtube )(minuta e 7,00 në video ), Data: 25.04.2016]

 

ARSYETIM:

Drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale të mediumeve, Zoran Trajçevski, gjatë një interviste për televizionin NOVA, me 25.04.2016, dha deklaratë të pavërtetë për sa i përket propozimeve për ndryshim të ligjeve për mediume për të cilat është biseduar, duke përfshirë edhe propozim ligjin i cili u gjend në procedurë në Parlament, pak kohë përpara shpërndarjes së parlamentit në 7 prill 2016. Pavërtetësia e deklaratës së Trajçevskit qëndron posaçërisht tek ligji i cili ishte në procedurë edhe atë fragmentin, në të cilin thuhet:

…në asnjë nen të këtyre ligjeve nuk kishte, nuk ishte lëndë përmirësimi i profesionalizmit të mediumeve, por bëhej fjalë vetëm për ndryshime të kuadrove…. Kështu që bie në ujë teza që kërkohet rregullim i mediumeve por po kërkohet vetëm ndryshime kuadrosh…

Propozim Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale u propozua si iniciativë në Parlament të hënën e 28 marsit 2016,nga Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediumeve në Maqedoni (SPGPM), Këshilli i Etikës së Mediumeve në Maqedoni ( KEMM), Instituti Maqedonas i Mediumeve (IMM) dhe Instituti i Studimeve të Komunikimit ( ISK).

Bëhet fjalë, de fakto, për pothuajse propozim identik si të ndërmjetësuesit të atëhershëm të negociatave, Piter Vanhaute, në të cilin propozuesit e iniciativës bënë vetëm disa ndryshime të vogla, para së gjithash në pjesën e sanksioneve dhe në disa operacione procedurale për atë si do të zgjidheshin anëtarët e Këshillit programor të Televizionit të Maqedonisë (RTVM) dhe të trupit rregullues të ashtuquajtur Këshilli i ASHAA. Që do të thotë bëhet fjalë për propozimin e fundit që në bazë të bisedimeve, që partive politike, ju a propozoi ndërmjetësuesi i atëhershëm. Ky propozim sipas informacioneve jo zyrtare ishte i pranueshëm për LSDM dhe në përgjithësi për partitë shqiptare, por nuk ishte i pranueshëm për VMRO- DPMNE-në.

Pasi kjo iniciativë u propozua në Parlament nga pesë organizatat, ajo institucionalisht u përkrah nga deputetët e LSDM-së, me çka u mundësua që propozimi të futet në procedurë që më pas  u refuzua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe mos pjesëmarrja nga disa deputet të BDI-së dhe PDSH-së.

Nuk është e saktë që në këtë iniciativë bëhet fjalë “vetëm për ndryshim kuadrosh” dhe jo për mënyrat e rregullimit të mediumeve. Si një nga ndryshimet më të mëdha që u propozuan me këtë iniciativë ishte heqja e nenit 92 nga Ligji aktual, i cili televizioneve me koncesion nacional ( free to air) si dhe i televizionit publik, RTVM, ju parasheh  obligime të mëdha me minuta të përcaktuar paraprakisht, për emetim të programit dokumentar, zbavitës dhe muzikor nga produkcion vendor, ndërsa përkatësisht me atë kërkohej fshirja e dënimeve të mëdha për mediumet që janë përcaktuar në bazë të mos respektimit të këtij neni. Vetëm për rikujtim, ky propozim është i ngjashëm me një iniciativë për ndryshim të Ligjit ekzistues për ASHAA , që dy ditë pas propozimit nga organizatat e propozuan një grup subjektesh, të ashtuquajtura Shoqatat e pesë televizioneve komerciale me koncesion nacional -Asociacioni i Mediumeve Maqedonase.

Kjo do të thotë që Trajçevski, në deklaratë ku thotë që ka vetëm një ndryshim ligjor, nuk e thotë të vërtetën- ka pas dy iniciativa në Parlament për ndryshimin e Ligjit. Por të kthehemi në pjesën kryesore,  ku thuhet që janë kërkuar vetëm ndryshime kuadrosh, e jo mjete me të cilat do të përmirësohet informimi dhe respektimi i standardeve profesionale. Nenet kryesore që ishin pjesë e iniciativës për ndryshim të Ligjit janë këto Neni 62-a:

 Pluralizëm politik në lajme dhe programet informative-ditore

  • . Radio difuzionet të cilët emitojnë lajme dhe programe ditore informative kanë për obligim të sigurojnë përfaqësim të paanshëm, të drejtë dhe të balancuar të përfaqësimeve dhe  pikëpamjeve të ndryshme politike, në bazë të nenit 2 të këtij ligji.

  •  Për informimin për pyetje të cilat janë lëndë e debatit mes subjekteve politike ose më gjërë në shoqëri në lajme dhe programe informative-ditore patjetër të ju jepet rëndësi adekuate në sa më shumë pikëpamje të ndryshme ose të kundërta, si dhe në çdo paraqitje individuale ashtu edhe në një sërë paraqitjesh të njëpasnjëshme në lajme.

  •  Në lajmet informative ditore nuk guxon që të teprohen pikëpamjet dhe mendimet e një individi konkret, institucioni ose organizate.

  • Theksi i tepër në një këndvështrim do të thotë që ky këndvështrim është i përfshirë për një kohë më të gjatë në lajme në krahasim me këndvështrimet tjera për të njëjtën pyetje dhe që qasje e gazetarëve në prezantimin e këtij këndvështrimi është favorizues.

  •  Prezantuesit e lajmeve dhe gazetarët, në lajmet dhe në programet ditore informative nuk guxojnë të prezantojnë pikëpamjet e tyre.

  • Këndvështrimet e fakteve nuk guxojnë të paraqiten gabimisht.

 

Neni 62-б

 Pluralizëm politik në programet debatuese, aktuale-informative dhe programet kontaktuese:

  •  Në debate, programet aktuale-informative dhe kontaktuese duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë pikëpamje të ndryshme të temave të cilat janë lëndë e programit.

  •  Prezantuesit dhe udhëheqësit e debateve, të programeve aktuale-informative dhe kontaktuese mund të japin mendim të tyre për çështjet për të cilat debatohet, por nuk guxojnë të favorizojnë një pikëpamje të caktuar, gjegjësisht t’i përjashtojnë mendimet tjera në temën që ësshtë lëndë diskutimi në program.

  • Pikëpamja e fakteve në emisionet debatuese është e nevojshme të paraqiten objektivisht.

 

Siç mund të shihet, propozimi për ndryshim të ligjeve ekzistuese, madje edhe me vetëm këto dy nene, drejtpërdrejtë intervenon në pjesën për rritje të profesionalizmit në mediume dhe informim të temave ditore, politike dhe ekonomike, por edhe e zgjeron fushën dhe nxit informim të të gjithë segmenteve të shoqërisë. Përveç kësaj në propozimin për ndryshim të ligjit, parashihet edhe obligimi për programet që emitohen nga radio difuzionet të lirohen prej nacionalizmit, shovinizmit, diskriminimit dhe formave të tjera të informimit të rrezikshëm që mund të përfundoj në gjuhë të urrejtjes. Ky obligim në ligjin ekzistues vlen vetëm për programet që emitohen por që janë të produksioneve të huaja. Përfundimisht, me ndryshimet propozohet reforma thelbësore siç janë rritja e kompetencave të Agjencisë nëse nuk respektohen normat e Ligjit, financimi të plotë të RTVM-së nga buxheti i RM-së dhe heqja e taksës së radio difuzionit dhe një sërë ndryshmesh tjera kualitative të cilat në tërësi do të kontribuonin në rritje të profesionalizmit të mediumeve. Nga kjo, deklaratën e Trajçevskit që bëhet fjalë për ndryshime vetëm të kuadrove, dhe jo për ndryshime që do të rrisin profesionalizmin në mediume, e vlerësojmë si të pavërtetë.

BURIME:

Vlerësuar nga: Teo Bllazhevski