Priftërinj në protestë: Mesazhet nxitëse të priftit Agatangell

Prifti Agatangell pasi kërkoi të "numrohemi", kërkoi të "bashkohemi", por vetëm maqedonasit. Foto: skrinshot

 E gjithë paraqitja e priftit Agatangell, në të cilin edhe formalisht tha shumë të pavërteta, duket i hutuar, duke pas parasysh që bëhet fjalë për person fetar. Dalja e tij është në kundërshtim me Kushtetutën në të cilën garantohet sekularizmi në vend dhe qartë tregohen që bashkësia fetare nuk duhet të përzihet në punët shtetërore.

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

Mitropoliti Agatangell me datë 04.03.2017 në protestat e mbajtura në Veles, nga organizata e iniciativës qytetare “Maqedoni e përbashkët”, dërgoi më shumë porosi politike me intonacion nxitës dhe urrejtës: të rruhet përbërja unitare e shtetit, të bashkohen rëniet nacionale maqedonase, të bëhet regjistrimi i popullsisë, diplomatët të mos i bëjnë presion presidentit Gjorgje Ivanov, të cilin askush tjetër, por Zoti e ka sjell në këtë funksion!

 Në një frymë të tillë prijësi fetar Agatangell tha:

  • (1) Duke falënderuar lëvizjen qytetare në këtë tokë të shenjt maqedonase, këtë javë i gjithë populli maqedonas që është ndjerë maqedonas, ai që dëshiron të jetoj në Maqedoni kërkon që Maqedonia të ngelet unitare, e pavarur, vend i lirë Maqedonas. ( 2,26- 2,55 minutë nga video)

Fillimisht, askush nuk e konteston çështjen e untaritetit dhe pavarësisë së shtetit. Ajo që partia në pushtet VMRO DPMNE krijon një atmosferë të tillë, për shkak të interesave të një numri të caktuar njerëzish në krye të partisë, është totalisht një çështje tjera, për fat të keq, Agatangell në fjalimin e tij në Veles i dha edhe narracion kishtar dhe fetar situatës në vend.

Protestat, si kjo në të cilën foli Agatangell, organizohen nga iniciativa qytetare ” Për Maqedoni të përbashkët”, pas së cilës qëndrojnë personalitete nga jeta publike të cilat njihen si të afërt me partinë qeveritare. Kështu që, këto tubime në asnjë mënyrë nuk mund të cilësohen si shpërthim i revoltës popullore. Gjegjësisht, siç tha prifti: i gjithi populli maqedonas, ai që ndjehet maqedonas, ai që dëshiron që jeton në këtë Maqedoni kërkon që shteti të ngelet unitar, i pavarur dhe i lirë…

Ndërsa, përkundër pritshmërisë që një prijës fetarë të shpërndajë dashuri, tolerancë e bashkim, prifti u angazhua në numërim:

  • (2) Para dy javëve i biri i shenjtë i kishës ortodokse Maqedonase në mbledhjen e zakonshme dha një deklaratë për opinionin, në të cilën kërkoi që i Biri i KOM-it, me epishkopin e bekuar dhe me bijtë e shenjtë të kishës, që në shtetin tonë të bëhet regjistrimi i popullsisë. Atëherë kur do të numërohemi kush sa është, atëherë do të shohim që ato që kërkojnë dygjuhësi, ata që kërkojnë kantonizimit, ata që kërkojnë monedhë në dy gjuhësi, nuk mund të fitojnë edhe atë që e kanë edhe sot, për shkak se nuk janë as 20 përqind, nuk janë as 18 përqind, nuk janë 15 përqind.,(2,58 -3,55 minuta nga video)

Prifti Agatangell kërkoi regjistrim të popullsisë, që pastër t’ju tregoj shqiptarëve që janë aq pak nuk meritojnë edhe ato të drejta që i kanë! Një gjë e tillë mund të pritet nga përkrahësit partiak të partisë qeverisëse ose nga anëtarët dhe funksionarët e saj. Por, kur një gjë të tillë e thotë një prijës fetar është pashije dhe konstatim i pamatur.

Për sa i përket përqindjeve që i përmend Agatangell ato janë paushall. Sipas rezultate të regjistrimit të fundit, ai i vitit 2002, në vend ka 1.297.981 maqedonas ose 64.17%, ndërsa numri i shqiptarëve është 506.083 ose 25.17%. Regjistrimi i vitit 2011 i cili filloi me 01.10.2011 ishte ndërprerë pas dhjetë ditësh, me 11.10.2011 kur dhanë dorëheqje të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Regjistrim. Ky operacion statistikor u ndërpre përfundimisht me 15.10.2015 kur shumica qeverisëse ( VMRO-DPMNE-BDI) e shuan Ligjin për ndërprerje të vlefshmërisë të Ligjit për regjistrim. Megjithatë, ngeli e paqartë sa nga 14 milion euro të përcaktuara nga buxheti për regjistrim të popullsisë u harxhuan. Nga atëherë opozita në disa raste kërkoi realizimin e regjistrimit të ri të popullsisë, por pushteti nuk kishte vullnet në organizimin dhe mbajtjen e regjistrimeve. Kështu që, në mungesë të statistikave të reja relevante për përbërjen etnike të popullsisë, numrat që i thotë paushall prifti vetëm që hedhin vaj në atmosferën e zjarrtë pas zgjedhore në Maqedoni.

Dhe pasi kërkoi që të “numërohemi” prijësi kërkoi që të “bashkohemi”, jo vetëm maqedonasit, dhe e dha apelin në vijim:

  • (3)Prandaj të dashurit e mi të bashkohemi. Në këtë vend, para shtatores së Racinit bëjmë thirrje dy partive më të mëdha maqedonase të ulen në tryezë të rrumbullakët dhe t’i zgjedhin të gjithë mosmarrëveshjet. Le të ulen me dyer të mbyllura, nëse duan le të rrihen dhe të dalin me qëndrim të qartë që nuk do ta ndajmë Maqedoninë ( nga 4.00 deri 4,44 minuta nga video)

Kjo thirrje e tij duket e çuditshme. Agatangell nga njëra anë kërkon që të bashkohet anëtarët  etniteti fetar dhe etnik- maqedonasit, ndërsa në anën tjetër thotë “nëse duhet edhe le të rrihen”! A është e mundur që ndonjë prijës fetar të kërkoj nga besimtarët e tij që të rrihen?! Gjithsesi, që një gjuhë e tillë nuk i ngjan një prifti nga i cili pritet që të shpërndaj mirësi dhe respekt mes njerëzve.

Padyshim, më e çuditshme, madje qesharak ishte mesazhi i fundit i Agatangelit, në të cilin pasi deklaroi që edhe ne edhe shteti jemi në duart e Ivanovit dhe pasi ju bëri thirrje diplomatëve të huaj që të mos i bëjnë presion dhe tha që Zoti e ka zgjedh që të na udhëheq!

  • (4) Dua të gjithë së bashku t’i japim përkrahje të madhe kryetarit tonë zoti Gorgje Ivanov, sepse çelësi për mbijetesë të këtij shteti është në duart e tij. Dhe të lusim liderët evropian që të mos i bëjnë presion, por ta lënë të veproj me kokë të vetë, pas që e dimë që është njeri i mençur, njeri i cili e donë këtë shtet si të gjithë ne që jemi mbledhur këtu dhe ato që për arsye të ndryshme nuk mundën të jenë këtu. Duke e dashur vendin e tij, ta lëmë të vendos ashtu siç i gjanë një maqedonasi të vërtetë. Zoti e zgjodhi të bëhet president. Zoti di gjithçka çfarë do të ndodh të dashur dhe për këtë arsye i dha edhe mandat të dytë, do të lutemi, nëse do Zoti, të ngelet edhe më tej sepse vetëm me burrështetas si ai do ta shpëtojmë këtë vend. Zoti e bekoftë Maqedoninë, Zoti e bekoftë popullin maqedonas, Të rrojë Maqedonia ( 8,14 – 9,54 minuta nga video)

Nuk mund të dimë a ka pas dhe sa ka qenë ndikimi i Zotit në ardhjen e Ivanovit në funksionit president, siç konstaton prifti Agatangell. Por,  ne e kemi të qartë që Ivanov për herë të parë si president i Maqedonisë, është zgjedhur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, si kandidat i VMRO-DPMNE-së. Në funksion erdhi me 12 maj 2009, ndërsa mandatin e ka marrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014. Partia më e madhe opozitare, LSDM nuk e pranon për president sepse, sipas socialdemokratëve, ai “është zgjedhur në funksionin, në zgjedhje kriminele dhe jodemokratike.

E gjithë dalja e priftit Agatangell, kishte disa të pavërteta, ishte fjalim i hutuar, duke pas parasysh që bëhet fjalë për prijës fetar. Fjalimi i tij është në kundërshtim me parimet kushtetuese të cilët e garantojnë sekularitetin e shtetit dhe qartë tregojnë që bashkësitë fetare nuk duhet të përzihen në punën e saj. Në këtë drejtim në nenin 19 të Kushtetutës, qartë thuhet:

Garantohet e drejta e përcaktimit fetar. Garantohet shprehja e lirë dhe publike e besimit fetarë, individualisht ose në bashkësi me të tjerët. Kisha ortodokse maqedonase, grupet e tjera fetare dhe religjioze janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta përpara ligjit. Kisha ortodokse maqedonase, besimet tjera dhe grupet religjioze janë të lira në krijimin e shkollave fetare dhe ambienteve sociale dhe qëllimmira të parapara me ligj.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.