Pretendimi se PSP i bën shtypje gjyqësorit është i stilit “mbajeni vjedhësin”

Foto: VMRO-DPMNE, ueb-faqja

 

 

Deklarata e VMRO-DPMNE-së e dhënë me 02.02.2017  në lidhje me temën e Prokurorisë Speciale dhe sistemit gjyqësor,  mbaron me konstatimin e tyre, të cilin e vlerësojmë si të pavërtetë:

 

VMRO-DPMNE i inkurajon gjykatësit të mos ju nënshtrohen presioneve të cilët janë rezultat të frustrimeve. Me tërheqjen e rastit “Puç” dhe abolimin e kriminelit Zaev, Katica Janeva e tërhoqi edhe arsyen e vetme për ekzistimin e PSP-së.

 

[Извор: ВМРО – ДПМНЕ/веб, датум: 02.02.2017]

 

ARSYETIM:

Që  të vërtetohet që ndonjë organ shtetëror, institucion apo individ punon pa parime, që nuk e kryen punën në mënyrë profesionale, është qëndrim plotësisht legjitim. Por, kur ky qëndrim vjen nga një parti politike e udhëhequr nga persona, përfshirë edhe kryetarin e partisë, të cilët janë, “palë të rastit”, të ashtu quajtur persona të cilët janë të akuzuar ose janë nën hetime të Prokurorisë Speciale Publike, atëherë deklarata dhe konstatimi duhet tre herë të vlerësohet, përpara se eventualisht një pjesë e opinionit ta pranoj si të saktë.

Pikërisht për këtë, kemi ndarë këtë pjesë nga kjo deklaratë e VMRO-DPMNE-së, ku përmenden dy të pavërteta- e para për gjykatësit, e dyta për arsyen e “mosekzistimit” të PSP-së.

 

GJYQËSORI HESHT PËR ARGUMENTET E PSP-së

VMRO-DPMNE inkurajon gjykatat në konflikt me PSP-në, të cilat, sipas vlerësimit të PSP-së, vazhdimisht ju bëjnë pengesa në kryerjen e punëve të saja. PSP nuk ankohet për herë të parë për mosbashkëpunim me gjykatën më të madhe penale në Shkup 1. Së pari, në fillim të vitit 2015, më pas nga vetë prokurorja speciale Katica Janeva në Kuvendin e RM-së. Ja çka thanë nga PSP si pjesë e e argumentimit të tyre, për obstruksionet e herës së fundit:

  • Edhe pse kërkesat iu dorëzuan gjykatës, përsëri, për arsye të panjohura për Prokurorinë Publike, gjykatësi kujdestar u ndërrua dhe kërkesat ju ndanë gjykatësve të tjerë për të vepruar…
  • Vendime me rastin e kërkesave tona u morën pas kalimit të afateve ligjore, me çka procesi shtyhet dhe pamundësohet veprimet emergjente. Më saktë, LPL parasheh afate të shkurta dhe atë pas kërkesës për nxjerrjen e urdhrit për kontroll, gjykatësi është i detyruar që të merr vendim në afat prej 12 orëve, në qoftë se shpreh papajtueshmëri, atëherë këshilli penal duhet të vendos në afat prej 24 orëve shtesë…
  • Të gjithë kërkesat e mbetura për nxjerrjen e urdhrave për kontroll, të cilat kanë të bëjnë me funksionarët e tanishëm dhe ish funksionarët, janë refuzuar.
  • Do të tregojnë se deri tek Prokuroria Publike ende nuk kanë arritur procesverbalet, aq më pak, incizimet e seancave të mbajtura me rastin e propozimit të aktakuzave për rastin e dhunës eventuale në Komunën Qendër dhe për shkatërrim të dokumentacionit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim…

Gjykata Themelore Shkup 1, në përgjigjen e saj thotë se PSP ka kërcyer procedurën dhe në vend të zyrës së depozitimit, kërkesat i ka dorëzuar drejtpërdrejtë deri te gjykatësi hetues kujdestar. Gjykata Themelore nuk i justifikon dhe nuk i trajton argumentet e tjera të cilat i jep PSP si mbështetje e pozicionit të saj?! Ose, për shembull, përse as edhe një herë nuk e sqaruan qëndrimin e tyre për kundërshtim të masës me paraburgim, nga gjykatësit e këtij gjyqi, të cilat kanë shqiptuar edhe qindra masa të tilla secilin vit, duke mos ju trembur syri?

Opinioni me të vërtetë ka të drejtë të dijë kush bën shtypje në gjyqësor. Si argument relevant për vlerësim të lidhshmërisë së gjyqësorit me politikën, për shembull, mund të jetë fakti se në vitin 1996 në një ditë, nga një parlament një partiak u emëruan rreth 600 gjykatës (edhe pse sot dëshmitarët pretendojnë se afatet kanë dal me mandate të skaduara, dhe për atë është dashur që të bëhet në një seancë të Kuvendit).

 

“TEFTERI” MJAFTË MIRË DËGJOHET

Por, gjithsesi, për shtypje të gjykatësve në disa vite mund të jetë edhe fakti se në disa biseda të përgjuara në mënyrë të paligjshme, shumë mirë dëgjohet për mentalitetin e gjykatësve në raport me VMRO-DPMNE-në qeverisëse dhe kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski, si dhe tefteri funksional i Gordes (së partisë), se si ka funksionuar “gjykata swarovski” dhe si ka ndikuar me ndikimin e tij ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov, për shembull.

Njëjtë si për shtypjet edhe për atë se kush i kontrollon gjykatësit dëshmojnë dhe vetë gjyqtarët (për shembull tani siç dëshmon pensionisti Mihajllo Manevski), pse, përsëri, me një gjuhë më të sofistikuar nga presidentja e Gjykatës së Lartë Lidija Nedellkovska ose, përsëri, avokatët, të cilët po ashtu edhe ish gjykatësit e tjerë tashmë në pension, prokurorë dhe të ngjashëm, çdo të dytën-tretën natë në daljet televizive japin argumente të sqaruara.

Raportet e Komisionit Evropian për përparim të Maqedonisë ose OBSE-së, për shembull, shumë herë gjatë daljeve në publik edhe ata drejtpërdrejtë theksojnë se gjykata është në gjendje katastrofale në lidhje me punën e saj, ndërsa për ndarjen e lëndëve në lidhje me PSP-së theksohen si problem.

Për atë, është plotësisht e qartë se pretendimet se PSP, punon për LSDM-në, a për të cilën lajmëruan revizion në gjyqësor dhe ndaj gjykatësve, nuk janë ata të cilët në këtë moment ose në 10 vitet të fundit mund të bëjnë shtypje mbi gjyqësorin ose gjykatësit është e pavërtetë. Ajo mund të bëhet vetëm nëpërmjet njerëzve të partisë ose partive në qeveri edhe atë, edhe si sistem, edhe në nivel individual.

E pavërteta e dytë, se është zhdukur arsyeja për ekzistim të PSP-së për arsye se i kanë tërhequr akuzat për rastin “PUÇ”, që  nuk qëndron, pasi PSP mund të mbështeten në 10 hetime të hapura, 38 procedura parahetimore, dy akuza dhe një pjesë e mirë e materialit nga kontrolli i bisedave telefonike të incizuara në mënyrë të paligjshme dhe transkriptot që dalin nga këto biseda. PSP, me mbështetjen e 101 deputetëve dhe nga 4 partitë më të mëdha politike në Kuvend në RM në vitin 2015 është formuar me ligj të posaçëm dhe institucioni quhet Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së komunikimeve në mënyrë të paligjshme! Kjo do të thotë se kanë mandat dhe se kanë edhe shumë punë për të bërë. 

Sipas argumenteve të dhëna më lartë vlerësojmë se kumtesa/deklarata e VMRO DPMNE-së, se gjykatësit janë nën shtypje të LSDM-së dhe PSP-së dhe që PSP duhet të pushojë së ekzistuara për shkak të rastit “Puç”, janë të pavërteta.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.