Premtimi për punësim të të rinjve u shndërrua në pilot projekt

Foto: vlada.mk

 

Premtim: Do të krijojmë “Garanca për të rinjtë”. Në periudhën prej katër muajsh pas përfundimit të shkollimit ose i papunë, çdo i ri do të duhet të merr ofertë për punësim, mundësi që të vazhdojë arsimimin, dhe të bëj praktikën ose trajnimin për punësim. 

[Burimi: Programi i LSDM-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, “Plani për jetë në Maqedoni“: “Plani 180° reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në gjashtë muaj e parë”; faqe 209, data: nëntor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimin të cilin e dha LSDM gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (11.12.2016), se do të sigurojë “Garanci për të rinjtë”, me çka do të ju jepet mundësia për punësim, praktik ose trajnim për përgatitje për punë, katër muaj pas përfundimit të shkollimit, nuk është realizuar. 

Më saktë, LSDM në faqen “Plani për jetë në Maqedoni” në pjesën ” Plani 180 reforma urgjente me prioritet të qeverisë së re në gjashtë muajt e parë – vende të reja të punës, në shumë para te qytetarët, mbështetje të firmave vendore”, në faqen 209, premtoi se projekti “Garanci për të rinjtë” do të përfshijë të gjithë të rinjtë të cilët përfundojnë shkollimin dhe do të ju jepet mundësi “në periudhën prej katër muajve pas përfundimit të shkollimit ose të papunëve, që çdo i ri të merr ofertë për punësim, mundësi për vazhdim të shkollimit, të bëj praktikën ose trajnim për punësim”. 

Këtë projekt, LSDM e njoftoi para fushatën parazgjedhore të vitit 2016 si projekt i cili do të ndalonte migrimin e të rinjve nga vendi dhe do të zvogloj papunësinë te të rinjtë prej 15 deri në 29 vjet.

Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së, projektin e vendosi në “Programin për punë në periudhën prej 2017-2020” në pjesën “Vende të reja të punës dhe paga më të larta” (faqe 3), por nuk theksoi se kur do të fillojë ta realizojë, edhe pse është lajmëruar si një prej masave me prioritet.

Projektin ka për detyrim ta realizojë Ministria për Punë dhe Politikë Sociale përmes Agjencisë për Punësim. Kjo ministri deri më tani ka të formuar Trupin koordinues për përgatitje dhe zbatim të projektit “Garanci për të rinjtë” (Nëntor 2017), deri sa të shihet se çfarë efekte do të shkaktojë me ndihmën e ambasadës zvicerjane që momentalisht realizon pilot projektin në tre komuna në vend: Shkup, Gostivar dhe Strumicë.

“Garanci për të rinjtë” përmendet edhe në faqen 35 të Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim si dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2018 në Agjencinë për Punësim. Prej aty thuhet se është paraparë që të realizohet pilot projekti në vitin 2018.

Plani për zbatim të “Garanci për të rinjtë” (GR) do të pilotohet në vitin 2018 me çka do të kryhet analizë për periudhën e pilotimit…Në vitin 2018 pilotimi i GR do të kryhet në tre qendra për punësim: Gostivar, Strumicë dhe Shkup, me kyçjen e të rinjve të cilët nuk janë të punësuar, as nuk janë të përfshirë në arsim ose trajnim (NEET) dhe në vitin 2018 për herë të parë do të evidentohet si persona të papunë. Për këtë qëllim, është i nevojshëm një aksion i koordinuar dhe i përbashkët i institucioneve qeveritare, partnerëve social dhe organizatave civile. Pilot programi do të konsiderohet i suksesshëm nëse më së paku se 30 përqind do të dalin prej evidentimit te garancioni për të rinj në periudhën prej 4 muajsh, gjegjësisht do të kyçen në programe të përshtatshme dhe masa për punësim. 

Për këtë informacione se kur duhet të fillojë të realizohet ka në mediume (prej 24 korrikut të vitit 2017) që nga takimi i drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport me përfaqësues nga fondi zvicerjan, i cili është i përfshirë në realizim. Në këtë informacion theksohet 1 shtatori i vitit 2017 si fillimi i projektit.

Pilot projekti filloi të realizohet që para dy muajve (mars 2018), në tre komuna: Qytetin e Shkupit, të Gostivarit dhe të Strumicës dhe është planifikuar që të zgjat përgjatë tërë vitit. Por nuk dihet kur projekti “Garanci për të rinjtë” do të fillojë të realizohet në të gjithë territorin e vendit, sepse një informacion të tillë nuk ka në Planin operativ për punësim. Aq më pak, nuk ka informacion ose deklaratë nga ana e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, në të cilën ajo të thotë se kur do të fillojë të realizohet në të gjithë komunat në vend dhe kur në të do të përfshihen të gjithë të rinjtë, të papunësuar.

Një informacion i vetëm mund që  mund të  gjendet në mediume dhe në faqen e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale është se pilot projekti po jep rezultate të mira pas dy muajve që nga fillimi i tij. Ministrja Carovska në Strumicë më 16 të këtij viti deklaroi:

 Ky program i ka tejkaluar pritshmërit tona dhe vetëm për dy muaj do të kyçen 700 persona në tre qytete, prej të cilëve 123 tashmë janë në marrëdhënie pune. Për 640 është bërë një plan individual i punësimit, 220 tashmë janë të kyçur në shërbime  të tjera për punësim siç janë: trajnime motivuese, trajnime për kërkim pune, orientim profesional dhe këshilla për karrierë. Prej të paraqiturve, 123 persona të rinj tashmë janë në marrëdhënie pune, ndërsa të tjerët, 60 përqind kanë aplikuar për disa programe ose mara për punësim si për shembull: 59 në Programin për vetëpunësim me grant, 86 në Programin për subvencionim të pagave, 73 në Trajnime për profesione të kërkuara në tregun e punës, 73 në Praktikë dhe të ngjashme. 

Sipas kësaj, duke kërkuar nëpër të gjithë dokumentet e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Agjencisë për Punësim, mund të përfundohet se premtimi i LSDM-së në periudhën prej gjashtë muajsh pas formimit të Qeverisë se do të zbatojë planin “Garancion për të rinjtë” nuk është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska