Premtimi për integrim në BE dhe NATO, larg realitetit

ARSYETIM:    Në 17 dhjetor të viti 2005 Këshilli i Evropës vendosi që Republika e Maqedonisë të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE. Për ta vazhduar këtë mision ia ka dhënë vetes si obligim edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ku autoritetet shumë herë kanë premtuar që së  shpejtë vendi të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

Anëtarësimi i Maqedonisë së strukturat evro-atlantike u premtua vite me rradhë nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Që nga viti 2011, Bashkimi Demokratik për Integrim, në Konventën promovuese të zgjedhjeve të vitit 2011 e kishte premtuar që do të punohet që vendi sa më parë të bëhet pjesë e strukturave evroatlantike.

…Ne duam që të bashkohemi në kuadër të 26 vendeve të Aleancës së madhe të NATO-s“. (burimi: BDI Konventa, 18.05.2011)

Më 03.12.2012, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti realizoi një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, z. Pol Volers. Ai theksoi pritjet që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të mundësojnë avancimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë pas zhvillimit të suksesshëm të dialogut me Brukselin. Ahmeti vuri theksin në rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO pasi që kjo do të sillte paqë të qëndrueshme në vend dhe në rajon si dhe prosperitet ekonomik (burimi: Yll Press, 03.12.2012)

Më 04.12.2013 Ahmeti në vizitën e tij zyrtare në Norvegji, theksoi rëndësinë prioritare të procesit eurointegrues.

“E ardhmja e Maqedonisë, por edhe e tërë rajonit, është anëtarësimi i plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe ky synim paraqet prioritet programor dhe strategjik të Bashkimit Demokratik për Integrim…“. (burimi: Yll Press 04.12.2013)

Përderisa premtimet për antarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO çdo vit me rradhë vazhdonin, në realitet nuk kishte ndonjë angazhim konkret sa i perket kësaj çështje.

Në prill të vitit 2014, kur BDI qeverisëse fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 dhe fitoi mandatin e rradhës 2014-2018, si prioritet e vendosi antarësinë e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kjo është fitore për R. e Maqedonisë. Bashkimi Demokratik për Integrim, ka program që ky vend të dal nga status ‘quo’ dhe të bëjë hapat e duhur në drejtim të pritjes së madhe, që ky vend sa më parë të antarësohet në NATO dhe BE…sepse nuk ka të ardhme tjetër më të mirë, përveç se duke qenë brenda këtyra strukturave të mëdha“. (burimi: Bashke per Europe, 24.04.2014)

Një dështim i rradhës i Maqedonisë në proceset eurointegruese ishte po në të njejtin vit, gjegjësisht në shtatorë, kur në Samitin e NATO-s në Uells, ku për mbi 60 vende pjesmarrëse do të diskutohej për çështje të rëndësishme, Maqedonia mbeti jashtë agjendes. (burimi: Alsat-M, 04.09.2014)

Sa i përket kësaj,  nga BDI sqaruan se mospjesmarrja në Samitin e NATO-s në Uells, ka të bëjë me atë që udhëheq me resoret që nuk ka të bëjë me atë që nuk ka relacione të drejtpërdrejta me integrimin në Nato.

Bashkimi Demokratik për Integrim don që ta ket si prioritet integrimin e vendit në NATO. Por, integrimin nuk mundë ta bëj BDI-ja ose VMRO-ja vet, por mundë ta bëjmë bashk si shtet“. (burimi: Alsat-M, 01.09.2014)

Gjithashtu,  Zv/kryeministri Musa Xhaferi kishte njoftuar se BDI si pjesë e Qeverisë kishte bërë gjitha përpjekjet me faktorin ndërkombëtar për të përshpejtuar zgjidhjen e emrit, pengesë kjo e cila po mban Maqedoninë jashtë NATO-s.

Ne kemi bë përpjekjet maksimale që të krijojmë favore duke krijua kontakte edhe me shtetet e Evropës, kontakte ndërkombëtare me SHBA-të për të krijuar një klimë për një dialog, apo një kompromis mes dy vendeve dhe ne mendojmë ë kjo është rruga e vetme dhe pa alternativë e cila e ka vendin në NATO dhe BE”. (burimi: Alsat-M, 06.09.2014)

Ndërsa Samiti i Uellsit, përsëritën qëndrimin e samiteve të mëherëshme për Maqedoninë.

“Ne përsërisim marrëveshjen e Samitit të Bukureshtit të vitit 2008, ashtu siç bënë në Samitet vijuese, që t’ia dorëzojmë ftesën Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për anëtarësim në Aleancë sapo të arrihet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për çështjen e emrit nën patronazhin e OKB-së, dhe inkurajojmë fuqishëm angazhimin më intenziv për arritjen e zgjidhjes. Zgjidhja e shpejtë, dhe anëtarësimi i saj më pas do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.  (burimi: Alsat-M, 06.09.2014)

Megjithkëtë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti në 100 ditë pas ardhjes në mandat përsëriti premtimin se integrimi euroatlantik është kryefjala e mandatit të rradhës.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja , janë kryefjala e këtij mandati, duke mos lënë mënjanë as mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të qytetarëve. Integrimi evropian është një çështje e ndërlikuar dhe kërkon paraprakisht zgjidhjen e çështjes së emrit“. (burimi: Portalb, 29.09.2014)

Edhe viti 2015 për BDI-në Integrimi euroatlantik mbeti prioritet strategjik. Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, më 16.10.2015 realizoi takim pune me Raportuesin për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, z. Ivo Vajgl.Ai theksoi se Maqedonia është  duke u përpjekur për zbatimin e reformave dhe masave të nevojshme për afrimin e mëtejmë ligjor dhe institucional të vendit kah Bashkimi Evropian dhe se integrimi evroaglantik, mbetet prioritet strategjik. (burimi: TetovaSot, 16.10.2015)

Një dështim i rradhës vjen dhe pas takimit të liderëve të Maqedonisë në Bruksel, në të cilin nuk arritën në ndonjë përfundim pozitiv. Maqedonia dita ditës po thellohet në kriza dhe kjo bën që premtimi për integrim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, të mbetet jashtë realitetit. (burimi: DW,  11.06.2015)

Më 10.03.2016 Maqedonia merr rekomandimin e kushtëzuar për në BE (burimi: TV Shenja), pra vetëm nëse zgjedhjet do të jenë fer dhe demokratike.

Më 15.08.2016 vendi u vizitua dhe nga komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i cili kishte theksuar se është me rëndësi që të respektohet sundimi i ligjit, Marrëveshja e Përzhinës, Prokurorisë Speciale Publike t’i krijohen dhe garantohen kushte për të vepruar në formë të pavarur, zgjedhje te lira dhe demokratike etj.

Për këtë, kështu kishte deklaruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti:

“Që të votohen këto ligje patjetër duhet takim liderësh. Të ulen liderët e katër partive në tavolinën e bisedimeve dhe të merren vesh rreth këtyre ligjeve. Për të miratuar ligje të reja nevojitet një marrëveshje e re. Aktualisht koha nuk premton për të bërë negociata mbi një marrëveshje të re” (burimi: Bota Sot, 15.08.2016)

Megjithatë, nuk u shënua progres në asnjë sferë. Së fundi, më 09.11.2016 Komisioni Evropian (KE) edhe këtë vit e ka përsëritur rekomandimin e kushtëzuar për anëtarësinë të Maqedonisë në Bashkimi Evropian (BE).

“Kriza politike në Maqedoni nuk ka mbaruar. Me anë të Marrëveshjes së Përzhinës u caktuan zgjedhjet të cilat mund të shihen si mundësi për zgjidhje të krizës, gjë që e kërkojnë edhe qytetarët. Rekomandimi për hapjen e negociatave mbetet, por do të vlejë në rast se Maqedonia i plotëson kushtet duke mbajtur zgjedhje kredibile, të plotësohen plotësisht  reformat prioritare dhe të vazhdojë puna e pandalshme e Prokurorisë Speciale Publike”. (burimi: Poralb, 09.11.2016)

Së fundi, në fushatën parazgjedhore të këtij viti, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të premtoj integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Për të përmbyllur këto kapituj ne kemi një alternativë anëtarësimi i vendit në Nato dhe BE. Rrugë tjetër nuk ka për ne. Shqiptarët me referendum dhe verdikt janë përcaktuar për atje sepse historikisht i takojmë Europës por kemi nostalgji sepse ishte i vetmi mekanizëm që i shpalli luftë Serbisë dhe ndaloi kasaphanen e madhe ballkanike“. (burimi: Alsat-M, 26.11.2016)

Tashmë katër vite përsëriten rekomandimet e njëjta të Komisionit Evropian për Maqedoninë. Por asnjë prej tyre nuk është marrë parasysh nga Qeveria, në asnjë sferë nuk është shënuar progres. Gjatë këtyre dhjetë viteve,  VMRO-BDI qeverisëse përkundër premtimeve elektorale dhe deklaratave të vazhdueshme, Maqedonia dita ditës po zhytet edhe më thellë në krizë politike, ekonomike dhe institucionale, të cilat pamundësojnë proceset eurointegruese të Maqedonisë. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të përfundojmë që premtimi per Integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është i parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.