Prej tetë qendrave për shërbime, është hapur vetëm një

Foto: Borçe Popovski

 

PREMTIM: Do të krijojmë Qendër për shërbime në të cilat qytetarët në një vend do të marrin të gjithë shërbimet të qeverisë qendrore ose lokale, shpejtë, me cilësi dhe me leverdi. Në vitin e parë do të krijojmë qendra për shërbim në tetë komuna në secilin rajonal malor, dhe deri në fund të mandatit çdo komunë të ketë një qendër të tillë për shërbime. Me këtë edhe do të ndalojë nënçmimi i qytetarëve në sportele të ndryshme, ose nga dera në derë në administratën lokale. 

[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016  „Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 256]

 

ARSYETIM:

 

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në vitin e parë të mandatit, do të thotë deri me 1 qershor të vitit 2018 (Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017), do të hapen tetë qendra për shërbime në të cilat qytetarët do të mund në një vend të marrin të gjithë shërbimet nga qeveria qendrore ose lokale. Ky premtim i socialdemokratëve është dhënë në programin e tyre zgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” faqe 256, të cilin e vlerësojmë si të parealizuar, sepse në 12 muajt e parë të mandatit të Qeverisë nuk është hapur as e dhe një qendër e tillë. Deri më tani  – 18.03.2019, është hapur vetëm një qendër për shërbime (në Shkup) edhe atë para fundit të vitit të dytë të mandatit.

Qeveria filloi projektin “Një pikë të shërbimeve” në dhjetor të vitit 2017 me nënshkrimin e memorandumit për kuptimin mes Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe UNDP. Por, deri me 1 qershor të vitit 2018 nuk arriti të hap tetë qendrat e premtuara për shërbime – nga një në rajonet e planifikimit. I pari dhe deri tani një Qendër e tillë u hap tash vonë, gjegjësisht në fund të shkurtit të këtij viti (2019).

Ministria për Shërbime Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski në hapje (20.02.2019) deklaroi se është faza e parë e projektit “Një pikë të shërbimeve”, i cili më tej duhet rritet në “Qendra për shërbime publike”, gjegjësisht një pikë për shërbime në më shumë qytete në shtet.

Tashmë kemi zgjidhje të projektuar për “Një pikë për shërbime” edhe në qytet të tjera. Aty shkojmë një hap më tej dhe tërësisht i heqim sportelet. Qytetarët do të ulen në një tavolinë me të punësuarit në institucione dhe do të bisedojnë. Pa barriera dhe në mënyrë të barabartë, drejtpërdrejtë, me komunikim bazë njerëzor. Një pjesë e këtyre zyrave do të hapen me ridefinimin e Klubeve të internetit që tashmë ekzistojnë nëpër qytete, ndërsa aty ku këto hapësira nuk plotësojnë parakushtet e nevojshme do të sigurohet ndonjë vend tjetër, tha Mançevski

Në promovimin zyrtar të kësaj qendre (20.02.2019), u komunikua se qytetarët në një vend mund të marrin më shumë se 40 shërbime dhe informacione, prej 10 institucioneve: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministrisë për Transport dhe Lidhje – Sektori për komunikacioni rrugor dhe infrastrukturë, Drejtoria e të Hyrave Publike, Agjencia për kadastër të patundshmërive, Agjencia për punësim, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Qendra për punë sociale, Regjistri Qendror, Fondi për Sigurim Shëndetësor, Drejtoria për Regjistrimin e Librave Amë,  Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe Ministria e Ekonomisë.

Në fund të janarit (31.01.2019) edhe ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, në konferencë për shtyp, njoftoi se qëllimi final është që të unifikohen Qendra për shërbime në 8 komuna, të cilat do të mundësojnë qasje efikase, ekonomike dhe të thjeshtë të shërbimimeve.

Duke mos trokitur në dyer të ndryshme, me afate të caktuara saktësisht dhe me udhërrëfime tërësisht të qarta për mënyrën e dhënies së shërbimeve administrative në vetëqeverisje lokale. Në këtë mënyrë, dukshëm do të ngritët cilësia në dhënien e shërbime administrative në nivel lokale, por edhe do të ngushtohet hapësira për përplasje të interesave dhe korrupsionit, tha Fazliu.  

Atëherë, ai tha se projekti është i madhe dhe i shtrenjtë, por me mbështetjen e UNDP-së, për realizimin e tij të suksesshëm kanë përgatitur analizë që jep pamjen e parë për kapacitet dhe resurset me të cilat disponojnë komunat, për vëllimin dhe unifikimin e shërbimeve administrative të cilat i japin.

BURIME:

 

Оцени: Рада Исовска – Маневска

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.