Posta e Maqedonisë ende nuk ofron shërbimin “shitoret-online”!

Shitoret online ende e presin postierin. Foto: Posta e Maqedonisë

 

Këto shërbime do të ofrohen për shoqërinë e biznesit në Republikën e Maqedonisë, si dhe për kompanitë që ofrojnë shitje në internet dhe të njëjtat do të përfaqësojnë logjistiken e tyre për zhvillim të suksesshëm të biznes –ideve që i kanë.

Me biznes- shërbime nënkuptohet këto shërbime: marrjen dhe shpërndarjen e dërgesave të konsumatorëve dhe formimin e çmimeve sipas numrit e të ardhurave në adresën e konsumatorit të shërbimeve, dërgim të paketave deri 100 kg të njëjtën ditë kur është bërë kërkesa ose në ditën në vijim,dorëzim i kërkesave të grumbulluara, formim të dërgesave, personalizim të dërgesave dhe magazinim ( qira për depo). Mjetet do të sigurohen nga buxhet i AD Posta e Maqedonisë.(Buxheti: vlera e parashikuar është 35 milion denar. Afati: 2014-2016)

ARSYETIM:

Në programin “E vërtetuar” për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, në premtimet me të cilat i kërkoi votat e qytetarëve, VMRO-DPMNE premtoi edhe zgjerim të ofertave për Biznes shërbime. Ideja e saj është shërbimi “ derë më derë” për bizneset, me theks të veçantë në shitoret online, gjegjësisht Posta e Maqedonisë të ju dorëzoj blerësve gjërat e blera në internet.

Çmimi, sipas premtimit, do të ishte sipas sasisë së dërgesave- qoftë njëherë qoftë për një muaj kalendarik, gjithashtu është planifikuar ruajtja e mallrave nëpër depo të postës. Kështu që bizneset do të liroheshin nga angazhimet shtesë në këtë drejtim. Në program, në faqe 79, thuhet që shërbimi do të filloj ofrohet nga viti 2014 më së voni në vitin 2016.

Kërkimi në internet për çfarëdo informacioni në lidhje me ndonjë ofertë që ofron kështu shërbimi për biznes -përdoruesit nuk dha rezultate.

Shfletimi i ueb faqes së Postës së Maqedonisë nuk  na solli deri tek përfundimi që ky shërbim funksionon, kështu që u drejtuam nëpërmjet një letre të shkruar deri tek Posta e Maqedonisë. Nga atje na u përgjigjën “Shërbimi Biznes -dërgesat është në fazë të implementimit”.

Afati për përmbushjen e këtij premtimi nuk ka skaduar, dhe prandaj vlerësojmë që është në proces.

BURIME:

Programi “E vërtetuar” i VMRO- DPMNE (faqe 79) [Qasur më: 21.03.2016]

Posta e Maqedonisë: Çmimore në ueb faqe [Qasur më: 21.03.2016]

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski