Politika duhet të ndërhyjë nëse dëshiron reforma të thella në gjyqësor

Foto: Osmani me Salijin japin deklaratë për reformat në gjyqësor. (Akademik)

Не постојат погрешни интерпретaции. Во реформите и во Албанија и во Македонија е инволвиран Прибе. Самиот „План 3-6-9“ предвидува мешање на политиката во судството поради реформи…

 

Nuk ekzistojnë interpretime të gabuara. Në reformat në Shqipëri dhe në Maqedoni është përfshirë Pribe. Vet “Plani 3-6-9” parasheh ndërhyrjen e politikës në gjyqësor për shkak të reformave…

 

Zëvendës kryeministri i qeverisë së RM-së, Bujar Osmani, para dy ditësh dha deklaratë në lidhje me reformat në gjyqësor, në disa të pjesë të saj ka jokonsekuencë:

Në lidhje me deklaratën se a do të ketë ose jo rizgjedhje të gjyqësorëve, qëndrimi i qeverisë, Komisionit Evropian, trupave të Këshillit të Evropës, përfshirë edhe komisionin e Venecias dhe GREKO është konsensual, dhe se reformat në gjyqësor janë thelbësore dhe të patjetërsueshme. Megjithatë interpretimet në publik se rizgjedhja e gjykatësve do të bëhet në Qeveri ose në seli të partive politike është interpretim i gabuar. Politika nuk do të ndërhyjë në gjyqësor, nuk do të bëj rizgjedhje të gjykatësve, as të modelit, i cili sqarohet se do të shfrytëzohet. Modeli shqiptarë i gjykatësve, poashtu, nuk mund që të implementohet sepse secili sistem është krijuar në përputhshmëri me kushtet e shtetit. Qëndrimi ynë është, po reformave thelbësore në gjyqësor. Aty është gabuar, do të merren masa, megjithatë, ajo kompetencë i jepet Këshillit Gjyqësor si organ i cili do të merr vendim në bazë të kritereve kualitative dhe kuantitative. Megjithatë, me mosndërhyrje në atë pjesë të politikës, qeverisë, as edhe me mosndërhyrjen e shumicës parlamentare. 

[Burimi: Akademik – Tribunë në gjyqësor…., data: 24.07.2017]

ARSYETIM:

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani thotë PO – janë të nevojshme reformat thelbësore, por JO – politika nuk do të ndërhyjë në gjyqësor dhe se ajo ka qenë një deklaratë e interpretuar gabimisht. Deklarata është jokonsekuente më së paku në dy-tre pjesë.

Së pari, askush nuk ka interpretuar deklaratën gabimisht në opinion. Bëhet fjalë për një deklaratë të përsëritur disa herë në periudhën parazgjedhore dhe në periudhën pas zgjedhjeve nga partia qeverisëse LSDM dhe kandidati të atëhershëm, tashmë kryeministri Zoran Zaev, të thënë pikërisht ashtu – rizgjedhje të përgjithshme. Fundja, nga ana e LSDM-së këtë e kanë përfshirë edhe në programin parazgjedhor të partisë “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 8), edhe pse në Programin e tanishëm të Qeverisë (faqe 21-22), me të vërtetë, rizgjedhje e përgjithshme nuk ekziston, por për këtë ekziston qëllimi “për reforma kushtetuese në Këshillin Gjyqësor, si dhe për ndryshime në Ligjin për gjykatat për shkak të përfshirjes së kritereve të qarta për zgjedhjen, avancimin dhe shkarkimi e gjykatësve”. 

Jokonsekuenca e dytë është në pjesën ku flitet për modelin e zgjedhjes së gjykatësve, dhe Osamni thotë se modeli shqiptar në gjykata nuk mund që të implementohet, sepse secili sistem është krijuar në pajTim me kushtet në shtet….

Jokonsekuneca qëndron në atë se kushtet në Maqedoni janë të njëjta ose më të këqija nga kushtet në Shqipëri, ky vend para një viti, filloi planin e reformave për gjyqësorin pas kërkesës së SHBA-ve dhe BE-së dhe nën vëzhgimin e tyre të rreptë. Bëhet fjalë për të njëjtin problem prej të cilit vuajnë të dy shtete – gjyqësori i partizuar dhe i korruptuar i cili pamundëson funksionimin e vërtetë të pushtetit së tretë të pavarur, që është një prej parakushteve për përmbushjen e kriterit të Kopenhagës për në BE, por edhe për në NATO. Por, Shqipëria në korrik të vitit të kaluar arriti konsensus dhe vendoi që të miratojë reformat në gjyqësor, edhe pse gjykatësit dhe opozita e pengonin këtë proces gjatë kohë.

Në fund të fundit, vetëm një paralele. Edhe këtu, edhe atje, përkrah Komisionit të Venecias, GREKO, BE, SHBA…, është përfshirë edhe Rajnhard Pribe. Më saktë, në shkurt të këtij vitit ai mbikëqyri zbatimin e një prej treguesve kryesor të reformave, Ligjit për kontrollin e gjykatësve (sipas të cilit kontrollohet edhe burimi i pronës).

Në fund, për mosndërhyrjen e politikës në gjyqësor, bëhet fjalë për fjalë boshe, pa peshë. Politikën, përgjithësisht e udhëheq elita politike e cila udhëheq me vendin, që në këtë rast bëhet fjalë për koalicionin mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Gjithçka është politikë, edhe reformat në gjyqësor. A nuk është politik ose ndërhyrje e politikës në gjyqësor, miratimi i ligjit për shfuqizimin e Këshillit për verifikim të fakteve, ose propozimet për ndryshim të ligjeve në lidhje më Këshillin Gjyqësor, ose Këshillin e prokurorëve publik…Ose të cilit do ligj i cili do të ndryshohet ose do të miratohet pasi që Këshilli për reforma në gjyqësor, i cili tashmë është formuar me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë, të sjell përfundime ose propozime…Kjo është politik e pastër dhe ashtu duhet të jetë.

Që të zbatohen reformat themelore në gjyqësor  është e domosdoshme edhe ndërhyrja e politikës, sepse u tregua dhe deri më tani këtë e vërtetojnë edhe një pjesë e madhe e ekspertëve, trupat si Këshilli Gjyqësor ose Këshilli i prokurorëve publik dhe Këshilli për verifikim të fakteve nuk janë të aftë të bëjnë një hap drejtë ndonjë procesi reformues…Fundja, vet Plani 3-6-9 i Qeverisë parasheh ndryshime, shfuqizime dhe plotësime të më shuma ligjeve lidhur me këtë materie. Kush do t’a bëj këtë? Kuptohet se politika dhe kjo nuk është asgjë tjetër pos ndërhyrje e politikës në gjyqësor – për shkak të reformave.

Prej këtu, deklaratën e Bujar Osmanit për mosndërhyrjen e politikës në gjyqësor dhe për disa aspekte të tjera të cilat i përmendëm më lartë, e vlerësojmë si jokonsekunete.

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.