Platforma qytetare kërkon vullnet politik të sinqertë për luftë kundër korrupsionit

Komisioni për antikorrupsion deri më sot dëshmoi se është joefikas dhe nuk mbron interesin publik (nga prezantimi i "Platformës"në hotelin "Holiday in" - 29.06.2018) Foto: antikorupcija.mk

Është e nevojshme që të përforcohen kapacitet e Komisionit për Antikorrupsion, të definohet më mirë zgjedhja e anëtarëve të saj, si dhe të përforcohet shërbimi profesional, sugjerojnë nga Platforma e organizatave qytetare. Detyrat janë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të KSNK të përfundojë në Kuvend, por me pjesëmarrje aktive të sektorit qytetarë. Qëllimi është që të përfshihet një intervistë publike në të cilën organizata qytetare do të jenë të drejtë që t’ju parashtrojnë pyetje kandidatëve dhe mundësi që të ndikojnë në zgjedhjen e anëtarëve të KSNK. 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

“Elitat politike në Maqedoni kanë marrëdhënie të komplikuar në luftën kundër korrupsionit. Në rastin më të mirë janë transparente dhe llogaridhënëse, ndërsa në rastin më të keq, pjesëmarrësit kryesorë në skllavërimin e shtetit. Megjithatë, në historinë e deritanishme nuk ekziston një i ashtuquajtur “kampion i antikorrupsionit” në suaza të lidershipit politik – person në pozitat më të larta i cili parimisht dhe pa kompromis ka vendosur këtë çështje në majën e prioriteteve, vlerëson Platforma e organizatave qytetare për luftën kundër korrupsionit në analizën e tyre me temë “Si deri te integriteti i Komisionit Shtetëror për ndalimin e korrupsionit“, të prezantuar sot (29.06.2018) në hotelin “Holiday in” në Shkup.

platforma

 

Si faktor kyç në luftën e suksesshme kundër korrupsionit në analizë janë përfshirë:

  • vullneti politik për ndalim të korrupsionit
  • kapaciteti institucional
  • mediumet të lira dhe
  • qytetarët dhe shoqëria civile të cilët janë të gatshëm të kundërvihen. 

Gjatë kësaj vërehet mungesa e vullnetit afatgjatë politik në luftën kundër korrupsionit, ndërsa si bastion i vetëm i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit është shoqëria civile.

Duke vënë theksin mbi luftën kundër korrupsionit si një prej sfidave më të mëdha në Maqedoni, Ana Janevska Delleva tha se në atë betejë rol të rëndësishëm duhet të luaj Komisionit për antikorrupsion, i cili deri më tani u tregua si joefikas dhe se nuk mbron interesin publik. Në këtë kuptim ajo potencoi se duhet të përforcohet kapaciteti i këtij trupi, më së miri të definohen rregullat për zgjedhjen e anëtarëve të saj, dhe të përforcohet shërbimi profesional.

INTERVISTË PUBLIK PËR ANËTARËT E KSHNK-ËS

Detyrat e “Platformës” janë që zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të KSHNK-së të realizohet në Kuvend, por me pjesëmarrje aktive në sektorin civil. Qëllimi është që të zbatohet një intervistë publike në të cilën organizatat civile do të kenë të drejtën të ju parashtrojnë pyetje kandidatëve dhe mundësi për ndikim në zgjedhjen e anëtarëve të KSHNK-së.

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KSHNK-së duhet të jetë publik. Kuvendi duhet të mundësojë marrjen në pyetje të kandidatëve në kanalin televiziv të kuvendit në transmetim të drejtpërdrejtë. Në këtë rast përkrah deputetëve, e nevojshme është të të marrin pjesë edhe organizatat qytetare të cilat punojnë në fushën e antikorrupsionit. Detyra e deputetëve dhe përfaqësuesve të organizatave qytetare është që në mënyrë të thellë të hulumtojnë vlerat, njohurit dhe planin e kandidatëve në udhëheqjen e tyre me institucionin. 

Qëllimi i një qasjeje të këtillë është që të eliminohet filtrimi arbitrar dhe i shpeshtë partiak i kandidatëve të paraqitur. Gjatë marrjes në pyetje, opinion do të mund që më së miri të njihet me kapacitetin e kandidatëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë të organizatave civile dhe diskutimit mediatik i cili ndjek procesin. Një potencial i tillë ngushton hapësirën e deputetëve, të cilët në kushte të debatit publik të zgjedhuar rreth kandidatit më vështirë do të ndiqnin didaktin politik, të frikësuar që të mos e paguajnë çmimin për në zgjedhjet e ardhshme.

Duke pasur parasysh përvojën në ndikimin e elitave partiake mbi punën e KSHNK-së, me qëllim që të sigurohen në paktën kushtet formale për zvogëlimin e rreziqeve të ardhshme, nga Platforma theksojnë se me rëndësi është “të sigurohet se edhe kandidatët të mos kenë qenë donator ose anëtarët të partive politike pesë vite para kandidaturës”. Po ashtu, sugjerohet që në mënyrë eksplicite të përfshihen bazat për kundërzbulim , pas të cilave mund që të zbatohet procedura për ndryshim të anëtarëve të KSHNK-së.

ULJA E NUMRIT TË ANËTARËVE TË KSHNK-SË

Në raport me përbërjen dhe mandatin e Komisionit për antikorrupsion, “Platforma” vlerëson se duhet që të ulet numri i anëtarëve të KSHNK-së, i cili tani numëron gjithsej shtatë anëtarë. Njëkohësisht propozohet që të rritet mandati dhe ai të jetë më i madh se mandati i qeverisë politike në vend. Gjegjësisht, sepse qeveria ndërron (në kushte normale) në katër vite, KSHNK të paktën të ketë mandat prej pesë viteve:

Numri i madh i anëtarëve nuk solli në punë më e suksesshme e komisionit. Njëkohësisht, numri më i madh i anëtarëve kishte kuptimin e disperzionit të përgjegjësisë për mossukseset. 

Njëjtë sikurse komisionit në Republikën e Sllovenisë, i cili si KSHNK nuk ka kompetenca prokurorie, përbërja e ardhshme e KSHNK-së duhet që të numërojë tre deri në pesë anëtarë. Komisioni duhet të udhëhiqet prej presidentit me gjatësi të mandatit po aq sa edhe i anëtarëve të tjerë. Mandati prej katër viteve duhet të rritet deri në pesë me mundësi rizgjedhjeje nëse është i/e nevojshme që të qëndrojë. 

 

KËRKOHET AUTONOMI MË E MADHE PËR KSHNK-NË

“Platforma” thekson edhe domosdoshmërinë e pavarësisë më të madhe financiare

E para, KSHNK duhet të ketë autonomi për atë se kur ose sa do të punësojë dhe si do t’i avancojë të punësuarit…Një autonomi e tillë do të thotë përgjegjësi më të madhe në përpunimin e rezultateve dhe luftën e suksesshme kundër korrupsionit. 

Paralelisht me këtë proces është edhe ridefinimi i statusit me të punësuarit në shërbimin profesional.

Në analizë thuhet se KSHNK duhet të fokusohet në korrupsionin e mesëm dhe të lartë dhe të punojë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për uljen e tyre.

Në atë drejtim shërbimi profesional duhet të transformohet në “kundërzbulimin” antikorrupsion, i cili ka për detyrë që të identifikojë rreziqet në rastet potenciale. Një identifikim i tillë do të ndihmojë në mënyrë efikase të targetohet verifikimet administrative në “detin” e transaksioneve institucionale ose të apelojnë në Prokurorinë Publike që të nis një procedurë parahetmore më të rëndësishme. Për këtë qëllim shërbimi profesional duhet të mësojë që të kombinohet, të kryqëzohet dhe të punojë me të dhënat. 

INSTITUCIONET (JO)TRANSPARENTE

Duke prezantuar analizën “Shkallën e transparencës së institucionet kompetente nëpër prizmin e organizatave civile”, Dona Dimov Markova, theksoi se transparenca e institucioneve, si parim i punës dhe parakushteve më të mira për qeverisje të mirë, janë shumë të rëndësishme në uljen e nivelit të korrupsionit në shtet. Siç përmendi ajo, analizat e realizuara në vitet e fundit të drejtim të transparencës së qeverisë ekzekutive, dëshmojnë për faktin se Qeveria ka një detyrë të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies në punën e saj.

“Platforma” vlerëson se janë të nevojshme detyra të forta dhe kontinuitet në ndërtimin e institucioneve transparente, si dhe shoqëri civile të fuqishme e cila zgjuar do të ndjek gjendjen të në gjithë nivelet. Gjatë kësaj thuhet se Qeveria duhet të ketë transparencë më të larët gjatë procedurës dhe mënyrës së përzgjedhjes gjatë punësimit dhe angazhimit të bashkëpunëtorëve në Qeveri, veçanërisht në PR shërbimet e ministrisë, se është i nevojshëm përvetësimi i politikave të qarta, konzistente dhe të hapura bazuar në dokumente strategjike, si dhe se Qeveria duhet të jetë më e hapur ndaj kritikave të qytetarëve dhe mediumeve. 

Për sa i përket Kuvendit, duhet të sigurohet nivel më i lartë i transparencës së informacioneve financiare, si dhe me efikasitet të kryejë rolin e vet në mbikëqyrjen e mekanizmit të Qeverisë. Dhe, siç u tha në prezantimin e sotëm, në suaza të projektit “Promovimi i prioriteteve strategjike të Platformës në luftën kundër korrupsionit”, në gjyqësor duhet të respektohet parimi i ndarjes së rastësishme të lëndëve, por edhe të gjykimeve publike, si një prej kushteve bazë për gjykim të drejtë.  

Platforma DKSK

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni

Your email address will not be published.